LIVE UPDATES
Bota

"Një milion thirrje në orë"/ The Guardian: Izraeli monitoron telefonatat e palestinezëve me ndihmën e Microsoft

Ushtria izraelite ka ruajtur një vëllim të madh telefonatash palestineze në serverat e Microsoft në Evropë

6 Gusht 2025, 15:54 Nga r.ll
"Një milion thirrje në orë"/ The Guardian: Izraeli
foto ilustruese

GAZA- Izraeli po mbështetet në "cloud computing-un" e Microsoft-it për mbikëqyrjen masive të palestinezëve. Kështu ka zbuluar gazeta britanike "The Guardian" në një hetim të përbashkët me revistën "+972" dhe "Israeli Local Call". 

Hetimet filluan në fund të vitit 2021, kur një pasdite, CEO i Microsoft-it, Satya Nadella, u takua me kreun e "Njësisë 8200" të ushtrisë izraelite, e cila ka aftësi të mëdha në sigurinë dhe luftën kibernetike. Zyrtari izraelit kishte një axhendë të qartë, pasi donte të transferonte një sasi të madhe materiali sekret të inteligjencës në cloud-in e kompanisë amerikane.

Takimi u zhvillua në selinë e Microsoft -it pranë Seattle-it. Komandanti i "Njësisë 8200", Yossi Sariel, siguroi mbështetjen e Nadellës për një plan që do t'i jepte shërbimit të tij akses në një hapësirë të personalizuar dhe të izoluar brenda platformës Azure të Microsoft-it.

Sistemi palestinez i regjistrimit dhe ruajtjes së thirrjeve

Me kapacitetin praktikisht të pakufizuar të Azure, "Njësia 8200" filloi të ndërtonte një mjet të ri, shumë ndërhyrës, për mbikëqyrjen masive. Është një sistem që regjistron dhe ruan miliona telefonata palestineze çdo ditë nga Gaza dhe Bregu Perëndimor. Sipas raportit hetimor, sistemi i ruajtjes në "cloud", i cili u vu në punë në vitin 2022, i lejon Izraelit të regjistrojë dhe të ruajë një vëllim të madh bisedash telefonike çdo ditë për periudha të gjata kohore.

Microsoft pretendon se Nadella nuk ishte në dijeni të llojit të të dhënave që agjencia izraelite planifikonte të ruante në Azure. Megjithatë, dokumentet dhe intervistat me 11 burime nga Microsoft dhe agjencitë ushtarake izraelite zbulojnë se Azure është përdorur për të ruajtur arkivin e gjerë të komunikimeve palestineze.

"Një milion thirrje në orë"

Tre burime nga "Njësia 8200" konfirmuan se sistemi i ruajtjes dixhitale është përdorur për të planifikuar sulme ajrore dhe operacione të tjera në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Izraeli, i cili kontrollon rrjetin palestinez të telekomunikacionit, ka monitoruar prej kohësh bisedat telefonike në territoret e pushtuara. Por me sistemin e ri, shërbimet ishin në gjendje të dëgjonin pa dallim dhe në masë përmbajtjen e thirrjeve të miliona qytetarëve të zakonshëm.

Menaxhmenti i "Njësisë 8200" iu drejtua Microsoft-it kur kuptoi se serverët e tij ushtarakë nuk ishin të mjaftueshëm për të ruajtur të dhëna për një popullsi të tërë. Një slogan i ri mbizotëroi brenda grupit: "Një milion thirrje në orë".

Sistemi u instalua në serverët e Microsoft, me shtresa shtesë sigurie të projektuara nga inxhinierët e kompanisë në bashkëpunim me "Njësinë 8200". Dokumentet tregojnë se shumica e këtyre të dhënave tani ndodhen në qendrat e të dhënave të Microsoft në Holandë dhe Irlandë.

"Cloud computing" i Microsoft është një mjet lufte

Sipas hetimit të përbashkët të publikuar nga The Guardian, zbulimi rreth rolit të Microsoft në program vjen në një kohë kur kompania e teknologjisë po përballet me presion nga punonjësit dhe investitorët për marrëdhëniet e saj me ushtrinë izraelite dhe pjesëmarrjen e saj në luftën në Gaza.

Në maj, një punonjës ndërpreu një fjalim nga Nadella dhe bërtiti: "Pse nuk tregoni se si krimet e luftës së Izraelit mbështeten nga Azure?" Pas zbulimeve, Microsoft vendosi të vazhdojë me një audit të jashtëm, i cili "nuk gjeti prova se Azure ose produktet e saj të inteligjencës artificiale u përdorën për të synuar ose dëmtuar individët".

Në të njëjtën kohë, megjithatë, burime në "Njësinë 8200" deklaruan se të dhënat nga thirrjet e regjistruara u përdorën për të planifikuar bombardime në Gaza. Një burim tha se kur planifikonte një sulm ndaj një objektivi në një zonë me popullsi të dendur, ekipi do t'i drejtohej cloud-it për të analizuar bisedat nga njerëzit në mjedisin e objektivit.

Përdorimi i sistemit u bë edhe më intensiv pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi dhe gjatë fushatës ushtarake në Gaza që ka vrarë më shumë se 60,000 njerëz, përfshirë 18,000 fëmijë, sipas burimeve.

Bregu Perëndimor është gjithashtu në qendër të vëmendjes

Sistemi u përdor fillimisht për Bregun Perëndimor, ku jetojnë rreth 3 milionë palestinezë. Burimet thonë se informacioni nga sistemi i ruajtjes dixhitale u përdor për shantazh, burgosje apo edhe për të justifikuar vrasjet e mëvonshme.

"Kur dikush duhet të arrestohet dhe nuk ka arsye të mjaftueshme, ai e gjen justifikimin në cloud nga bisedat", tha një ish-oficer i njësisë.

Microsoft tha se nuk kishte dijeni për përmbajtjen e të dhënave. Tha se bashkëpunimi i saj me "Njësinë 8200" ishte i kufizuar në forcimin e sigurisë kibernetike.

Mbikëqyrje masive me inteligjencë artificiale

Yossi Sariel, kreu i Njësisë 8200 nga viti 2021 deri në vitin 2024, ishte iniciatori i programit. Pas sulmeve nga palestinezët ndaj izraelitëve në vitin 2015, ai argumentoi se të gjithë palestinezët pa përjashtim duhet të monitoroheshin masivisht.

"Papritmas e gjithë popullsia u bë armiku ynë", tha një burim që punoi në program. Në atë kohë, u përdor sistemi i "mesazheve të zhurmshme", i cili analizonte automatikisht mesazhet me tekst dhe tregonte një shkallë rreziku në secilin mesazh, bazuar në fjalë që lidheshin me armët ose dëshirën për vetëvrasje. Sistemi është ende në përdorim.

Në vitin 2021, Sariel i dha përparësi punës me Microsoft për të shfrytëzuar sistemin dixhital për të ruajtur miliona telefonata. Në takimin e tij me Nadellën, Sariel thuhet se nuk përmendi në mënyrë të qartë se këto ishin thirrje të regjistruara , por foli për "të dhëna të ndjeshme". Por dokumentet tregojnë se inxhinierët e Microsoft e dinin se skedarët audio do të ruheshin.

11,500 terabajt të dhëna ushtarake

Dokumentet tregojnë se që nga korriku i vitit 2025, 11,500 terabajt të dhëna ushtarake izraelite ishin ruajtur në Azure në Holandë. Kjo është ekuivalente me rreth 200 milionë orë audio. Disa nga informacionet mund t'u përkasin edhe agjencive të tjera.

Microsoft thuhet se e dinte që"Njësia 8200" donte të transferonte deri në 70 përqind të të dhënave të saj, duke përfshirë të dhëna "tepër sekret", në Azure. Sariel, përpara se të takohej me Nadellën, kishte shkruar një libër mbi inteligjencën artificiale në të cilin propozonte transferimin e të gjitha të dhënave të inteligjencës në "cloud". Një zyrtar i lartë tha se Sariel "mburrej" për marrëdhënien e tij me Nadel;ën. Microsoft e mohon këtë.

Sistemi dështoi në sulmin e Hamasit më 7 tetor.

Pavarësisht superioritetit të tij teknologjik, përdorimi i programit të ruajtjes dixhitale nuk i parandaloi sulmet e 7 tetorit. Sariel dha dorëheqjen vitin e kaluar, duke marrë përgjegjësinë për dështimin e "Njësisë 8200".

Por, pohon raporti, sistemi vazhdon të përdoret gjerësisht në luftë, ashtu si edhe mjetet e tjera të inteligjencës artificiale për përzgjedhjen e objektivave. Burimet thanë se interesi për sistemin po rritet ndërsa Izraeli duket se po përgatitet për një kontroll afatgjatë të Gazës.

izrael palestine microsoft

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë