LIVE UPDATES
Bota

Para skadimit të afatit të SHBA-së për armëpushim në Ukrainë/ I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, takohet me Putin

Witkoff u prit në Moskë nga Kirill Dmitriyev, i dërguari për investime i Rusisë dhe drejtuesi i Fondit Sovran. Në pamje të publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS, dy zyrtarët u panë duke ecur në një park pranë Kremlinit.

6 Gusht 2025, 13:50 Nga M.B
Para skadimit të afatit të SHBA-së për armëpushim
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe i dërguari amerikan, Steve Witkoff. Moskë, 6 gusht 2025.

RUSIA- I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin më 6 gusht – vetëm dy ditë para se të skadojë afati që Shtëpia e Bardhë i ka vendosur Moskës për të ndalur luftën në Ukrainë ose të përballet me sanksione shtesë. Witkoff u prit në Moskë nga Kirill Dmitriyev, i dërguari për investime i Rusisë dhe drejtuesi i Fondit Sovran. Në pamje të publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS, dy zyrtarët u panë duke ecur në një park pranë Kremlinit.

Më vonë, Kremlini njoftoi se po zhvillohej takimi Putin-Witkoff. Teksa presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj Rusisë dhe sanksione dytësore ndaj shteteve që ende importojnë naftë ruse – përfshirë blerëset më të mëdha, Kinën dhe Indinë – nuk pritet që Putini ta ndalë luftën kundër Ukrainës që e nisi më 2022.

Pas nisjes së vizitës të Witkoffit në Moskë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina i ka propozuar Rusisë “qetësi në qiell” – pa sulme me raketa apo dronë, dhe pa goditje ndaj infrastrukturës civile apo energjetike. Trump, i cili kohëve të fundit ka shprehur gjithnjë e më shumë pakënaqësi ndaj Putinit, paralajmëroi javën e kaluar se “do të ketë sanksione, por ata duket se janë mjaft të mirë në shmangien e tyre”.

Trump tha gjithashtu se do të rrisë “në mënyrë të konsiderueshme” tarifat ndaj Indisë, për shkak të vazhdimit të blerjeve të naftës ruse nga ky shtet. I pyetur më 3 gusht se cili është mesazhi që Witkoff do t’ia përcjellë Moskës dhe nëse Rusia mund të shmangë sanksionet, Trump u përgjigj shkurt: “Po, të bëjnë një marrëveshje që ndalon vrasjet”. Kremlini ka dhënë pak detaje për vizitën. Zëdhënësi Dmitry Peskov deklaroi më 4 gusht se “ne gjithmonë e mirëpresim zotin Witkoff në Moskë... Ky është një kontakt i rëndësishëm dhe i dobishëm”.

Në një deklaratë tjetër për agjencinë ruse TASS, Peskov tha se përmirësimi i marrëdhënieve SHBA–Rusi do të kërkojë kohë, për shkak të “inercisë” dhe mungesës së takimeve të drejtpërdrejta ndërmjet presidentëve Putin dhe Trump. Presidenti Trump ka bërë të ditur më 14 korrik se i ka dhënë Rusisë 50 ditë kohë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, në të kundërtën do të vendosen tarifa të ashpra ndaj eksporteve ruse. Më pas, ai e zhvendosi afatin për më herët – më 8 gusht. Afati i ri erdhi në një periudhë me sulme të ashpra në Ukrainë. Më 31 korrik, mbi 300 dronë rusë goditën Kievin, duke vrarë të paktën 31 persona. Po ashtu, forcat ukrainase kanë shtuar sulmet ndaj infrastrukturës ruse.

Disa analistë paralajmërojnë se kërcënimet ndaj Kinës për importet e saj të naftës nga Rusia mund të kenë efekt të kundërt dhe të çojnë në rritje të çmimeve globale të energjisë. Megjithatë, sipas analistit politik Alexander Morozov nga Universiteti Charles në Pragë, Shtetet e Bashkuara duan që çdo vendim të merret përpara vizitës së planifikuar të Putinit në Pekin, ku ai pritet të takohet me udhëheqësin kinez, Xi Jinping.

“Shtetet e Bashkuara synojnë të hyjnë në samitin e APEC-ut më 31 tetor me një marrëveshje tregtare me Kinën dhe, në mënyrë ideale, me një pozicion të përbashkët edhe për luftën në Ukrainë”, tha Morozov.

Në të njëjtën kohë, Trump ka deklaruar se ka lëvizur në rajone të caktuara nëndetëse me kapacitet bërthamor. Ai tha më 1 gusht se ky vendim u mor pas “deklaratave jashtëzakonisht provokuese” nga ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev./ REL

shba rusia

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës