Vrasje me armë zjarri te “Pallati me Shigjeta” në Tiranë, 56-vjeçari ekzekutohet me armë zjarri në makinë (EMRI+DETAJE)
Vrasja e 56-vjeçarit në Tiranë/ Autorët dyshohet se lëviznin me motor, qëlluan në drejtim të automjeti...
Vrasja e 56-vjeçarit në Tiranë/ Autorët dyshohet se lëviznin me motor, qëlluan në drejtim të automjeti...
Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron masa ligjore: Do dënoj Gazment Bardhin për kallëzim të rremë vendimit: Do dë...
Moti i keq në vend/ Drejtoria e Përgjithshme Detare: Pezullohet lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari! Linja Durr&...
EMRI/ Vendosi tritol në derën e marketit në Theth, identifikohet autori 39-vjeçar, policia: U arrestua tre orë pas ng...
Anija raportohet se ka pësuar dëme të vogla nga sulmi dhe ka vazhduar lundrimin e saj drejt Iranit.
JEMEN- Ushtria amerikane tha se lëvizja rebele jemenase Huthi ka lëshuar raketa drejt një anijeje tregtare në jug të brigjeve të Jemenit, që ishte nisur drejt Iranit. Anija raportohet se ka pësuar dëme të vogla nga sulmi dhe ka vazhduar lundrimin e saj drejt Iranit.
“Më 12 shkurt, nga ora 03:30 deri në 03:35 [sipas kohës lokale në Sana], militantët e Huthit, të mbështetur nga Irani gjuajtën dy raketa nga zonat që i kontrollojnë në Jemen drejt Baba al-Mandeb”, tha Komanda Qendrore amerikane në X, që më herët njihej si Twitter.
Firma e sigurimit, Ambrey, tha se anija ishte e regjistruar në ishujt Marshall, dhe ishte në pronësi të Greqisë. Ajo u “sulmua nga raketat në dy incidente të ndara” që ndodhën brenda 20 minutash.
“Raportohet se u godit dhe pësoi dëme”, tha Ambrey, duke shtuar se një ekip i armatosur i sigurisë private ishte në bordin e anijes.
“Grupi i pronarëve ishte i listuar në indeksin amerikan të bursave, NASDAQ, që dyshohet të jetë arsyeja e sulmit”, tha kjo kompani.
Komanda Qendrore amerikane tha se anija, MV Star Iris, “po kalonte në Detin e Kuq dhe ishte duke transportuar misër nga Brazili”.
Destinacioni i anijes ishte një port në Iran, tha ushtria amerikane. Huthët, që janë pjesë e “boshtit të rezistencës” – një aleancë kundër Perëndimit dhe kundër Izraelit që përbëhet nga grupet e mbështetura nga Irani – kanë sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq, që nga nëntori, në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës ku Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – po luftojnë. Sulmeve të Huthëve u janë kundërpërgjigjur me sulme SHBA-ja dhe Britania e Madhe.
Marrë nga REL
Foto ilustruese ARMENI- Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëri-tjetrin më 13 shkurt se hapën zjarr në kufirin mes dy shteteve, për...
fletushka KOSOVË- Në veri të Kosovës, një grup i quajtur “Mbrojtja Popullore”, ka filluar të shpërndajë...
foto ilustruese GJERMANI- Bota në vitin 2024 është e karakterizuar nga një "trend negativ në politikën botërore", i p&eu...
pamje nga sulmi SHBA- Një turmë njerëzish sulmuan një makinë pa shofer, duke i vënë flakën në San Francisko m...
WhatsApp SHBA- Brenda pak javësh WhatsApp nuk do të jetë më e njëjtë për shkak të disa përditësimeve t&eu...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e nxiti një stuhi kritikash nga Shtëpia e Bardhë dhe nga zyrta...
olaf scholz GJERMANI- Rritja e prodhimit ushtarak ka qenë një politikë qendrore që kur Rusia sulmoi Ukrainën në vitin 20...
joe biden SHBA- Presidenti Joe Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një pauzë gjashtë-javore n&eum...
foto ilustruese SHBA- Policia e Nju Jorkut tha të hënën se gjashtë persona u qëlluan me armë zjarri në një stacion ...
Foto ilustruese KOSOVË-Grupe qytetarësh serbë protestuan të hënën në Mitrovicën e Veriut kundër vendimit t&eu...