LIVE UPDATES
Bota

DW: Mosbesim dhe pesimizëm në botë para Konferencës së Sigurisë

Në sondazhin mbarëbotëror para Konferencës së Sigurisë në Mynih (17-18.02.) fokusi zhvendoset nga lufta e Ukrainës tek migracioni e ndryshimi i klimës. Por njerëzit i treNë këtë konferencë pritet këtë vit edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski. Sulmi rus kundër Ukrainës sidomos në vendet e G7-s në sondazhin e vitit të kaluar të konferencës shihej si rreziku më i madh për sigurinë. 

13 Shkurt 2024, 08:49 Nga r.ll
DW: Mosbesim dhe pesimizëm në botë para Konferencës së
foto ilustruese

GJERMANI- Bota në vitin 2024 është e karakterizuar nga një "trend negativ në politikën botërore", i përcaktuar nga "rritja e tensioneve gjeopolitike dhe pasigurisë ekonomike".

Kështu shkruan kreu i Konferencës së Sigurisë të Mynihut, MSC, Christoph Heusgen në raportin e fundit të konferencës që fillon nga 16 shkurti deri 18 shkurt për të 60 herë. Konferenca është një pikë e njohur takimi e ekspertëve të sigurisë, politikanëve të nivelit të lartë nga e gjithë bota dhe ushtarakëve.

Në këtë konferencë pritet këtë vit edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski. Sulmi rus kundër Ukrainës sidomos në vendet e G7-s në sondazhin e vitit të kaluar të konferencës shihej si rreziku më i madh për sigurinë. 

Migracioni dhe ndryshimi i klimës - rol më të rëndësishëm se Rusia agresive

Për sondazhin e konferencës për këtë vit janë anketuar 12.000 vetë në vendet e G7-s, por edhe në Brazil, Kinë, Indi, Afrikën Jugore. Rreziku nga Rusia vazhdon të konsiderohet më i lartë se para pushtimit rus të Ukrainës para dy vitesh, por si më të rëndësishme të anketuarit shohin pasojat e migracionit dhe ndryshimit të klimës. Me sa duket personat e pyetur në tetor dhe nëntor 2023 janë mësuar me luftën e ka filluar një lloj adaptimi me të. 

MSC ka pyetur në Ukrainë përveç kësaj edhe për "kushtet e pranueshme për një armëpushim" për ukrainasit. 92% e të anketuarve kërkojnë tërheqjen e plotë të trupave ruse nga Ukraina, përfshirë edhe Krimenë.  75% e të anketuarve e shohin si "të papranueshme" një zgjidhje, nga e cila rezulton që Krimeja të mbetet në Rusi. Më shumë se dy të tretat dëshirojnë një pranim të shpejtë të Ukrainës në BE dhe NATO.

Perëndimi humbet influencë krahasuar me Kinën

Nën titullin "Lose-lose" -raporti i sigurisë thekson se në një gjendje të tillë të tensionuar të sigurisë do të humbisnin të gjithë. Sipas sondazhit është rritur perceptimi i rrezikut për një konflikt ushtarak në Indo-Paqësor mes Kinës dhe Tajvanit. Po ashtu është rritur frika ndaj Kinës që shfaqet me një vetëbesim të ri. Kjo frikë ndjehet sidomos në Japoni, e ndjekur nga India, SHBA, Gjermania dhe Franca. Në vendet e G7-s (Gjermania, Franca, Italia, Japonia, Kanadaja, Britania e Madhe dhe SHBA) "pjesë të mëdha të popullsisë besojnë, se vendet e tyre në 10 vitet e ardhshme do të jenë më pak sigurta dhe me më pak mirëqenie", shkruan Heusgen. Në një analizë mbi sondazhin thuhet se, njerëzit në vendet e G7-s presin një rritje të fuqisë dhe influencës së Kinës dhe vendeve të tjera të jugut global në disfavor të vendeve të tyre.

Globalizimi në marsh indietro

Në tërësi është rritur pakënaqësia me zhvillimet ekonomike në botë, thuhet në analizë. "Megjithë arritjet e jashtëzakonshme në kohën pas Luftës së Ftohtë", si "aktorët kryesorë të perëndimit" edhe "autokracitë e fuqishme dhe vendeve të të ashtuquajturit jugu global" janë të gjithë të pakënaqur me "statuskuonë dhe pjesën e tyre në tortën e përgjithshme".
Në tërësi globalizimi është në zmbrapsje. Në botën e sotme mbizotëron konkurrenca dhe një nevojë e rritur për siguri. Drejt Kinës rrjedh më pak kapital në nivel botëror. "Ashpërsimi i rivalitetit gjeopolitik e ka varrosur besimin, se globalizimi i komanduar nga tregu çon në një shpërndarje të drejtë të fitimit", thuhet në raport. 

Shtetet në këtë kontekst i japin "prioritet aftësisë rezistuese dhe sigurisë para eficiencës". Po ashtu theksohet, se "zhvendosjet dramatike politike" në botë reflektohen edhe në "realitetin makroekonomik". Flukset e kapitalit perëndimor devijohen nga Kina tek partnerë të tjerë. "Edhe flukset e tregtisë tregojnë shenja të para të një ristrukurimi përgjatë vijave gjeopolitike", thuhet në raportin e Konferencës së Sigurisë të Mynihut, ku paraqitet një pamje pesimiste e ndërthueshmërisë të botës.

Lidhjet me Kinën dobësohen por jo në Europë e Gjermani

Zinixhirët e dikurshëm të Azisë me rajone të tjera të botës po ndërpriten. Por Europa, dhe sidomos Gjermania në këtë pikë dalin në pah si përjashtim. "Kompanitë gjermane vazhdojnë të investojnë shumë në Kinë dhe t'i sfidojnë përpjekjet e Berlinit për të reduktuar angazhimin e tyre", thuhet në raportin e konferencës. "Investimet direkte gjermane të huaja në Kinë ishin në nivele rekord në gjysmën e parë të vitit 2023."

Politika gjermane ndjek aktualisht strategjinë e "Derisking", të uljes së rreziqeve me Kinën, uljes së varësisë ekonomike. Kjo politikë filloi që me pandeminë e Coronës, kur pati shumë vështirësi me zinxhirët e furnizimit mes Kinës dhe Gjermanisë dhe u bë e rëndësishme pas ndërprerjes së varësisë energjitike prej vitesh nga Rusia. 

Në analizën e MSC luan rol edhe rritja e influencës ushtarake të Rusisë në zonën e Sahelit, në pjesën jugore të Saharës. Puçi në Niger tregoi humbjen e ndikimit të Francës, dhe Rusia po përpiqet të shkëpusë vendet e kësaj zone afrikane nga Europa dhe SHBA. Edhe këtu autorët e raportit të sigurisë, shkruajnë se "njerëzit në rajon po humbasin shansin për paqe dhe progres demokratik, pasi çdo puç që nga viti 2020 ka sjellë më shumë dhunë."

Rritja e mosbesimit reflektohet edhe në perceptimin e rreziqeve që lidhen me sulmet kibernetike dhe inteligjencën artificiale. "Progresi teknologjik, për një kohë të gjatë promotor i mirëqenies globale po instrumentalizohet gjithnjë e më shumë nga rivalët", thuhet. Kjo mbështetet edhe nga të dhënat e sondazhit për Konferencën e Sigurisë. Sipas tyre, të anketuarit në SHBA e shohin rrezikun kibernetik si veçanërisht të lartë, pasuar nga India. Në tërësi njerëzit në botë i tremben fushatave të disinformimit./DW

konferenca e sigurise ne mynih

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës