6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Zoti Vitali Vobar shkoi në Berlin në vitin 2022. Ai ishte njëri nga anëtarët e paktë të opozitës në parlamentin rajonal të Shën Petersburgut. Pasi foli kundër pushtimit rus të Ukrainës, shërbimet ruse të zbulimit i trokitën në derë. Aty e kuptoi se kishte ardhur koha të largohej.
GJERMANI- Pas këmbimit të të burgosurve ndërmjet Rusisë dhe shteteve perëndimore, disa nga të burgosurit politikë të liruar nga Moska shkuan në Gjermani që, sipas korrespondentin të Zërit të Amerikës në Berlin, Ricardo Marquina, është një vend që historikisht ka shërbyer si strehë e rusëve që luftojnë për ndryshim në vendlindjen e tyre.
Të burgosurit e liruar nga Rusia, në një këmbim historik me shtetet perëndimore, shkuan në Gjermani, një vend që tashmë është mësuar të strehojë ata që ikin nga represioni rus.
Zoti Vitali Vobar shkoi në Berlin në vitin 2022. Ai ishte njëri nga anëtarët e paktë të opozitës në parlamentin rajonal të Shën Petersburgut.
Pasi foli kundër pushtimit rus të Ukrainës, shërbimet ruse të zbulimit i trokitën në derë. Aty e kuptoi se kishte ardhur koha të largohej.
“Ka ende shumë njerëz në Rusi që u besojnë vlerave demokratike dhe që janë kundër luftës, përfshirë anëtarë kuvendesh në qytete si Moska, Shën Petersburgu, Tomsk dhe Novosibirsk. Por të flasësh hapur kundër luftës është e ndaluar dhe bart rrezik të madh,” thotë ai.
Kur filloi sulmi i gjerë i Rusisë ndaj Ukrainës, mijëra rusë dolën në rrugë për të protestuar, por protestat u shtypën nga policia.
Njëra nga ata mijëra njerëz që rrezikuan lirinë e tyre për të kundërshtuar luftën ishte Anja Demidova, një aktore nga Moska. Në momentin kur autoritetet urdhëruan arrestimin e saj, Anja tashmë ishte rrugës për në Gjermani.
Ajo ka pak shpresa për ndryshim në të ardhmen e afërt në Rusi.
“Në mesin e rusëve atje, ka shumë njerëz që shpresojnë që Putini nuk është i pavdekshëm, që ai do të vdesë dikur dhe kjo do të ndryshojë çdo gjë. Por më duket, të paktën më duket mua tani, që ajo që po ndodh atje (sa u përket qëndrimeve rreth superioritetit rus) ka rrënjë të thella dhe ato janë më të forta dhe më të vjetra se vetë Putini,” thotë ajo.
Gjatë këtyre dy viteve e gjysmë që kur Rusia sulmoi Ukrainën, të dëbuarit rusë morën kryesisht lajme të këqija: më shumë arrestime, më shumë dënime, ndërsa udhëheqësi i opozitës Alexey Navalny, vdiq në burg. Para ambasadës ruse në Berlin qëndron një vend i improvizuar për ta përkujtuar atë.
Lajmet e këqija janë bërë pjesë e jetës për aktorin komik, të njohur si ‘Dani i huaj’, i cili u largua nga Rusia së bashku me familjen ditën që filloi lufta. Ai është më pak i famshëm në Gjermani, ku fiton një pagë modeste përmes punës si komedian. Përkundër vështirësive në Berlin, ai nuk mendon se do të kthehet në Rusi.
“Jam i gatshëm të fitoj më pak e të ndjehem i lirë dhe t’i përkushtohem humorit siç dua unë dhe jo siç më lejojnë ata. Prandaj nuk jetojmë në Gjermani duke menduar se si do të kthehemi, nuk e trajtojmë qëndrimin këtu si diçka të përkohshme,” thotë ai
Që nga epoka e carëve e deri tek periudha sovjetike, Berlini ka shërbyer si strehë e atyre që ikin nga represioni i Rusisë. Shumë të dëbuar i shohin tensionet e tanishme ndërmjet Moskës dhe Perëndimit si njëLuftë të re të Ftohtë dhe Berlinin sërish si simbol të ndarjes ndërmjet Kremlinit dhe pjesës tjetër të botës./VOA
foto ilustruese KOSOVË- Bashkimi Evropian shpreson që Kosova të dëgjojë mesazhin e bllokut dhe partnerëve të tjerë ...
Joe Biden dhe Donald Trump SHBA- Presidenti Joe Biden tha se ai nuk është aspak i sigurt se do të ketë një transferim paqësor...
Makina KOSOVË- Në rrjete sociale sot ka qarkulluar një video ku shihet një grua e cila dëmtoi me çekiç, derisa d&eum...
pamje nga vendngjarja IZRAEL- Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Izraelit të hetojë dhe zbatojë përgjegjësinë pasi...
foto ilustruese KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se është zgjatur afati ...
Adam Britton AUSTRALI- Një ekspert i njohur britanik i krokodilëve është dënuar me 10 vjet e pesë muaj burg në Australi,...
Google SHBA- Gjyqtari federal Amit Mehta deklaroi gjatë shqiptimit të vendimit: "Google është monopolist dhe ka vepruar si i till...
pamje nga venngjarja INDI- Një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në Indi, kur një qen që ra nga kati i 5-t&e...
fotot ilustruese JAPONI- Një tërmet i fortë ka goditur ditën e sotme Japoninë. Mësohet se tëmeti ka qenë me ma...
RUSI- Për shkak të përparimit të trupave të Ukrainës në rajonin kufitar rus të Kurskut Garda Kombëtare ...