LIVE UPDATES
Bota

Ish-bashkëpunëtorët e Trump, kritikë të zëshëm kundër kthimit të tij në Shtëpi të Bardhë

Ndërkohë që Donald Trump po garon për president për të tretën herë, ai po kundërshtohet ashpër nga një kontingjent ish zyrtarësh që me ngulm po paralajmërojnë kundër kthimit të tij në pushtet dhe po bëjnë parashikime të zymta për vendin dhe sundimin e ligjit nëse ai fiton.

5 Prill 2024, 20:19 Nga M.B
Ish-bashkëpunëtorët e Trump, kritikë të
Fotografi arkivi e ish zyrtarëve të administratës së Presidentit Trump, Matthew Pottinger dhe Sarah Matthews gjatë betimit, para se të jepnin dëshmitë e tyre para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për hetimin e trazirave të 6 janarit në Kapitol

SHBA- Ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper e quan ish presidentin “kërcënim për demokracinë.” Ish këshilltari për sigurinë kombëtare John Bolton thotë se ai “nuk i plotëson kushtet për të qenë president.” Dhe ish-Nën-Presidenti Mike Pence ka refuzuar ta mbështesë, duke cituar “dallime thelbësore.” Ndërkohë që Donald Trump po garon për president për të tretën herë, ai po kundërshtohet ashpër nga një kontingjent ish zyrtarësh që me ngulm po paralajmërojnë kundër kthimit të tij në pushtet dhe po bëjnë parashikime të zymta për vendin dhe sundimin e ligjit nëse ai fiton.

Ky paralajmërim i zëshëm i ish zyrtarëve që e kanë braktisur zotin Trump, i pashembullt në historinë moderne, vjen nga ata që kanë qenë vetë dëshmitarë të sjelljes së tij në Shtëpinë e Bardhë dhe rolin e tij në trazirat që pasuan. Këshilltarja e zotit Trump, Sarah Matthews, e cila dëshmoi para komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për ngjarjet e 6 janarit dhe është në mesin e atyre që po paralajmërojnë për kërcënimin që ai paraqet, thotë se është për “t’u habitur” se sa shumë pjesëtarë të ish ekipit të tij, po e denoncojnë zotin Trump.

“Këta janë njerëz që e kanë parë me sytë e tyre dhe e kanë provuar stilin e tij të udhëheqjes,” thotë Matthews.

“Amerikanët duhet t’i dëgjojnë këta njerëz. Është alarmuese që njerëzit që Trump-i i punësoi të punonin për të në mandatin e parë, po thonë që ai nuk i plotëson kushtet për të shërbyer si president me një mandat të dytë.”

Megjithatë, kritikët mbesin një pakicë. Ligjvënës republikanë dhe zyrtarë të Partisë Republikane po mbështesin kandidaturën e zotit Trump, disa me përtesë e tjerët me entuziazëm. Shumë këshilltarë dhe zyrtarë kabineti, që shërbyen me zotin Trump, janë të gatshëm t’i bashkohen edhe për një mandat, gjë që zoti Trump e ka theksuar.

“Shumica e njerëzve që shërbyen në kabinetin e Presidentit Trump dhe në administratën e tij, si shumica e amerikanëve, e kanë mbështetur gjerësisht kandidaturën e tij për të mundur mashtruesin Joe Biden dhe për të marrë sërish Shtëpinë e Bardhë,” deklaroi zëdhënësi i fushatës së zotit Trump, Steven Cheung.

Megjithatë, fushata e zotit Biden u ka bërë jehonë kritikave të ish zyrtarëve të zotit Trump në deklarata dhe postime në rrjete sociale, me shpresë për t’i bindur të paktën disa votues republikanë, përfshirë ata që kanë mbështetur kandidatë të tjerë gjatë garës së brendshme zgjedhore republikane, që të mos e përkrahin kandidaturën e tij.

“Ata që kanë punuar me Donald Trump-in në nivelet më të larta të administratës së tij besojnë se ai është shumë i rrezikshëm, shumë egoist dhe shumë ekstrem për të udhëhequr sërish vendin tonë dhe ne pajtohemi,” deklaroi zëdhënësi i fushatës së Presidentit Biden, Ammar Moussa.

Dallimet në qëndrimet e zyrtarëve të zotit Trump janë, në një formë, pasqyrim i periudhës së tij në Shtëpi të Bardhë. Përplasjet ishin të përhershme, meqë disa zyrtarë dhe këshilltarë u bënin rezistencë kërkesave të zotit Trump, që ata i konsideronin se nuk përkonin me realitetin, ishin të gabuara, apo në disa raste edhe të jashtëligjshme. Përjashtimet nga puna ishin të shpeshta. Shumë prej tyre dhanë dorëheqjen. Pakënaqësitë në ekipin e tij ishin posaçërisht të theksuara gjatë javëve kaotike pas zgjedhjeve të vitit 2020, kur Trump u angazhua për të përmbysur rezultatet zgjedhore që nxorën Presidentin Biden fitues.

Trump i mblodhi përkrahësit e tij në Uashington më 6 janar të vitit 2021, ndërkohë që pretendimet e tij të rreme për votat e vjedhura u shndërruan në parullë të përkrahësve të tij, të cilët hynë dhunshëm në Kapitol. Shumë njerëz që po shërbenin në administratën e tij, dhanë dorëheqjen në shenjë proteste. Në mesin e tyre ishte edhe zonja Matthews. Përpjekjet e Trump për të qëndruar në pushtet përfshijnë trysninë ndaj Nënpresidentit Pence, i cili për shkak të pozitës së tij ishte i ngarkuar të mbikëqyrte numërimin e votave të Kolegjit Elektoral më 6 janar. Zoti Trump ishte i prerë që zoti Pence duhet ta parandalonte zotin Biden që të bëhej president, gjë që nuk ishte në fuqinë e tij. Zoti Pence u detyrua të largohej nga Senati më 6 janar, ndërkohë që protestuesit e dhunshëm hynë me forcë në ndërtesë duke brohoritur “Vareni Mike Pence-in!”

Pence ditët e fundit deklaroi se “nuk e lejon ndërgjegjja” ta përkrahë zotin Trump për shkak të trazirave të 6 janarit dhe çështjeve të tjera, megjithëse shton se ndihet krenar për arritjet që pati administrata e tyre. Dhe Pence nuk është i vetëm. Ish-Sekretari Esper, i cili u përjashtua nga zoti Trump pak ditë pas zgjedhjeve të vitit 2020, u përplas me presidentin e atëhershëm rreth një mori çështjesh, përfshirë përpjekjet e zotit Trump që ai të dërgonte forca ushtarake për t’iu përgjigjur trazirave civile pas vrasjes së George Floyd-it nga policia në vitin 2020.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin "Real Time With Bill Maher" të televizionit HBO, zoti Esper përsëriti paralajmërimin se ish Presidenti Trump është "një kërcënim për demokracinë" dhe shtoi: "Unë mendoj se ka shumë për t'u shqetësuar".

“Nuk ka asnjë mënyrë që të votoj për Trumpin, por çdo ditë që Trumpi bën diçka të çmendur, dera për të votuar për Bidenin hapet pak më shumë. Në këtë pikë jam unë”, tha zoti Esper.

Ndër kritikët më të zëshëm të zotit Trump janë ish-këshilltarët që kanë punuar së afërmi me të në Shtëpinë e Bardhë, veçanërisht tre prej tyre që fituan vëmendje duke dëshmuar për sulmin e 6 janarit dhe përpjekjet e dyshuara të zotit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Grupi përfshin Matthews, ish-drejtoreshën e komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Alyssa Farah Griffin dhe zonja Cassidy Hutchinson, ish këshilltare e lartë e shefit të kabinetit të zotit Trump, Mark Meadows. Ata kanë dhënë një sërë intervistash muajt e fundit duke kundërshtuar ish-shefin e tyre.

“Një mandat i dytë i Trumpit mund të nënkuptojë fundin e demokracisë amerikane siç e njohim ne. Nuk e kam të lehtë ta them këtë”, tha zonja Griffin për televizionin 'ABC' në muajin dhjetor.

John Kelly, ish-shefi i kabinetit të zotit Trump, pati mosmarrëveshje të gjatë me ish Presidentin. Zoti Kelly, në një deklaratë të gjatë në muajin tetor për televizionin CNN, e cilësoi ish Presidentin Trumpin si "një person që adhuron autokratët dhe diktatorët vrasës" dhe "nuk ndjen asgjë tjetër veçse përbuzje për institucionet tona demokratike, Kushtetutën dhe sundimin e ligjit". Olivia Troye, një ish-këshilltare e zotit Mike Pence që u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2020 dhe ish-sekretarja për shtypin Stephanie Grisham, e cila dha dorëheqjen më 6 janar, janë të dyja kritike të hapura që thonë se nuk votuan për zotin Trump në vitin 2020.

Edhe Bill Barr, ish-prokurori i përgjithshëm i zotit Trump, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e votimit përsëri për të, i është referuar ish Presidentit si "një narcisist i përsosur" i cili "tregon vazhdimisht sjellje të pamatura që i vë mbështetësit e tij në rrezik, ashtui siç bën edhe me axhendën konservatore dhe republikane”. Megjithatë, numri i ish-zyrtarëve të zotit Trump që kundërshtojnë kandidaturën e tij është shumë më i vogël, se sa ai i atyre që janë mbështetës. Linda McMahon, e cila drejtoi Administratën e Biznesit të Vogël gjatë presidencës së zotit Trump, po bashkëkryeson përpjekjet për të mbledhur fonde për ish-presidentin të shtunën në Florida, së bashku me ish-sekretarin e Tregtisë, Wilbur Ross.

McMahon është gjithashtu kryetare e bordit të Institutit të politikave 'America First', i cili është i mbushur me ish-zyrtarë mbështetës të zotit Trump dhe është pcilësuar si një 'administratë e gatshme' për të filluar punën në një mandat të dytë të Trump. Instituti drejtohet nga Brooke Rollins, ish-shefja e politikës së brendshme të zotit Trump. Në grupin e nënkryetarëve të tij përfshihen këshilltari i sigurisë kombëtare të ish Nënpresidentit Pence, gjenerali në pension Keith Kellogg, së bashku me ish-sekretarin e Energjisë Rick Perry, përfaqësuesin e tregtisë të administratës të Presidentit Trump, Robert Lighthizer dhe ish Drejtori i Këshillit Kombëtar Ekonomik Larry Kudlow.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm në detyrë, Matthew Whitaker, ka bërë fushatë për zotin Trump, ashtu siç bëri edhe ish-sekretari i Strehimit Ben Carson, i cili e quajti atë "mik të Amerikës". Ish Presidenti Donald Trump mori gjithashtu mbështetjen e ish-drejtorit në detyrë të Inteligjencës Kombëtare, Richard Grenell, ish-sekretarit të Brendshëm dhe përfaqësuesit të Montanas, Ryan Zinke dhe Russell Vought, i cili drejtonte Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit të zotit Trump. Vought shkroi në një postim në rrjetin social 'X' se ish Presidenti Trump është "i vetmi person që i besoj se mund ta shkatërrojë shtetin brenda shtetit". Mbështetësit e zotit Trump janë gjithashtu të shpejtë për të kundërshtuar kritikët në parti. Carmen McVane, e cila mori pjesë në tubimin e ish Presidentit Trump të martën në Green Bay në Viskonsin, tha se ata që flasin negativisht kundër zotit Trump ose refuzojnë ta mbështesin, nuk janë republikanë të vërtetë dhe do të ndihmojnë vetëm Presidentin Joe Biden dhe Demokratët.

"Ka shumë të tillë që nuk bëjnë atë që duhet të bëjnë", tha McVane. “Është koha që të gjithë të mbështesin atë që kemi dhe të shkojmë përpara.”/ VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet