5 Prill 2024, 19:05
Nga E. D
Nikol Pashinian
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë zotuar se do t’i japin qindra miliona dollarë Armenisë, teksa Jerevani po shikon kah Perëndimi pas prishjes së raporteve me aleaten e tij tradicionale, Rusinë.
Pas bisedimeve mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe kryeministrit armen, Nikol Pashinian, në Bruksel më 5 prill, shefja e KE-së tha se BE-ja do të ndalë 270 milionë euro për Armeninë për katër vjetët e ardhshëm.
“Ne do të bëjmë investime për të forcuar ekonominë dhe shoqërinë e Armenisë, duke i bërë ato më të qëndrueshme”, tha ajo.
Blinken tha se SHBA-ja dhe BE-ja “riafirmuan mbështetjen transatlantike për një të ardhme demokratike dhe prosperuese për popullin armen dhe që Kaukazi Jugor të integrohet më shumë në mënyrë paqësore”.
“Ne jemi të përkushtuar që të rrisim edhe më tej mbështetjen tonë për Armeninë demokratike dhe për qëndrueshmërinë ekonomike përmes investimeve në sigurinë ushqimore, infrastrukturën digjitale, diversifikimin e energjisë dhe diversifikimin e partnerëve tregtarë”, tha Blinken, duke shtuar se Uashingtoni planifikon t’i japë Armenisë “mbi 65 milionë dollarë ndihmë”.
Takimi trepalësh u mbajt në kohën kur ish-republika sovjetike në Kaukaz ka distancuar veten nga Rusia.
Muajin e kaluar, Nikol Pashinian, gjatë një interviste për televizionin France 24 tha se shteti i tij ka ngrirë anëtarësimin në Organizatën e Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO), që udhëhiqet nga Rusia.
Qeveria e Pashinianit ka akuzuar CSTO-në për “dështim që të përgjigjet ndaj sfidave të sigurisë” me të cilat përballet Armenia.
Autoritetet armene kanë akuzuar paqeruajtësit rusë që janë të dislokuar në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut më 2020 për dështim që të ndalnin ofensivën e kryer nga Azerbajxhani, që përfundoi me marrjen e kontrollit të këtij rajoni nga Bakuja pasi për tri dekada ishte nën kontrollin e armenëve etnikë.
Moska ka hedhur poshtë akuzat, duke argumentuar se paqeruajtësit nuk kishin mandat që të intervenonin./REL
nikol pashinian
Bota
5 Prill 2024, 18:58
E. D
Josep Borrell
IZRAEL- Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell thotë se vendimi i Izraelit për të hapur korr...
Bota
5 Prill 2024, 18:48
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Banorët e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Graçanicës, Mitrovicës së Veriut dhe Lepos...
Bota
5 Prill 2024, 18:46
E. D
Joe Biden dhe Donald Trump
SHBA- Joe Biden dhe Donald Trump fituan në votimet paraprake që u mbajtën këtë javë në shteti...
Bota
5 Prill 2024, 18:30
M.B
Këshilli i Sigurimit
NEW YORK- Banorët e New York-ut janë mësuar me motin e egër dhe stuhitë e mëdha, por nuk jan&e...
Bota
5 Prill 2024, 18:25
E. D
foto nga vendngjarja
INDI- Pamje dramatike janë bërë virale në rrjet teksa shihet një grua 34-vjeçare në Gorakhpour n&...
Bota
5 Prill 2024, 18:14
E. D
foto nga vendngjarja
GAZA- Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) dënoi sot sulmin e okupimit izraelit ndaj besimtarëve palestinez&eu...
Bota
5 Prill 2024, 18:16
h.k
Foto ilustruese
PARIS-Ka shqetësime të reja për nivelet e dhunës mes të rinjve francezë pas vdekjes së një nxë...
Bota
5 Prill 2024, 17:57
M.B
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron
LONDËR- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, do të udhëtojë n&eum...
Bota
5 Prill 2024, 17:47
E. D
foto nga vendngjarja
SHBA- Më shumë se 100,000 salmonë të gjallë u derdhën pasi një kamion cisternë u përmbys ...
Bota
5 Prill 2024, 17:33
E. D
foto ilustruese
GAZA- Izraeli thotë se po ndërmerr hapa për të rritur fluksin e ndihmave humanitare në Rripin e Ga...