Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
I njohur zyrtarisht si “Mburoja e Kaltër”, shefi i trashëgimisë kulturore të Iranit, Mohsen Tousi, u tha mediave iraniane se simboli ishte vendosur “për t’i mbrojtur pasuritë e vlefshme kulturore dhe historike”.
IRAN- Një sërë mburojash kaltërebardh të vendosura mbi ndërtesa në gjithë Iranin synojnë ta dërgojnë një mesazh për planifikuesit e sulmeve amerikane dhe izraelite.
Fotografi të simbolit të vendosur mbi çati dhe pranë vendeve të trashëgimisë kulturore u shpërndanë nga mediat shtetërore iraniane më 10 mars, së bashku me raportet se “më shumë se 120 muze dhe disa ndërtesa historike” në gjithë Iranin janë shënjuar me këtë emblemë.
I njohur zyrtarisht si “Mburoja e Kaltër”, shefi i trashëgimisë kulturore të Iranit, Mohsen Tousi, u tha mediave iraniane se simboli ishte vendosur “për t’i mbrojtur pasuritë e vlefshme kulturore dhe historike”.
Emblema e mburojës së kaltër u krijua gjatë Konventës së Hagës të vitit 1954 për të mbrojtur pronën kulturore gjatë konflikteve. Simboli synon të tregojë një objekt të trashëgimisë në të njëjtën mënyrë siç simboli i kryqit të kuq tregon një objekt humanitar.
Simboli i mburojës nuk arriti kurrë të përhapej si ai i kryqit të kuq, por në vitin 1996 u themelua organizata Blue Shield për të promovuar idealet e ruajtjes së trashëgimisë gjatë luftës që simbolizon emblema e vitit 1954.
Peter Stone është president i organizatës Blue Shield. Ai i tha Radion Evropa e Lirë se përdorimi i simbolit në Iran është “shumë pozitiv”, por theksoi se organizata e tij nuk ka kontroll mbi përdorimin e kësaj embleme.
Përveç kësaj, nuk ekziston asnjë mekanizëm për të verifikuar nëse objektiva të ligjshme ushtarake iraniane po shënohen me këtë simbol.
“Në luftën moderne, realisht është ushtrim mjaft i kotë të vendosësh një emblemë të madhe mbi çatinë e një muzeu”, thotë Stone, duke shtuar se shumë ushtri moderne kanë listat e tyre sekrete për vendet që nuk duhen goditur.
Megjithatë, ai thotë se një shënim kaq i qartë i vendeve të trashëgimisë “shton një shtresë shtesë të përgjegjësisë për këdo që sulmon, që ta marrë seriozisht këtë emblemë dhe mbrojtjen e saj”.
Nëse vendoset në një vend kulturor legjitim pa përdorim ushtarak, eksperti britanik i trashëgimisë thotë se emblema mund të ketë edhe peshë ligjore, pasi “mbrojtja e saj vjen nga Konventa e Hagës e vitit 1954”, të cilën e kanë ratifikuar edhe Izraeli dhe SHBA-ja.
Në konflikte të mëparshme, përfshirë gjatë pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003, emblema e mburojës së kaltër është përdorur, shpesh e pikturuar mbi çati në përmasa të mëdha që të jetë e dukshme për pilotët e avionëve dhe dronëve.
Disa ndërtesa që mbanin emblemën u dëmtuan gjatë konfliktit, ndërsa të tjera jo. Stone thotë se ka qenë e pamundur të dihet ndikimi i mirëfilltë i simbolit, pasi vendimmarrja për objektivat ndodh pas një muri të fshehtësisë ushtarake.
Pas konfliktit, thotë Stone, përdorimi i drejtë i simbolit të mburojës mund të shtojë “një provë shtesë” për ndjekjen penale të atyre që sulmojnë pa ndonjë domosdoshmëri ushtarake.
Stone pranon se koncepti i së drejtës ndërkombëtare mbi të cilin bazohet mburoja e kaltër sot është në një gjendje të brishtë, por ai thotë: “duhet ta mbajmë gjallë”, sepse në të kundërt “askush nuk do të mbahet përgjegjës”./REL
Foto Ilustruese IRAN- Plani i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të dërguar anije luftarake në Ngushticën e...
Foto Ilustruese Debati në Parlamentin Evropian këtë javë e bëri të qartë një gjë: Evropa ...
Foto Ilustruese GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 17-vjeçare pretendon se është përdhu...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se, edhe pse një pjesë e madhe e ishullit strategjik iranian Harg u ...
Benjamin Netanyahu IRAN- Garda Revolucionare po dërgon mesazhin se po e ndjekin dhe do ta vrasin kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. "N&...
AUSTRI- Dy persona u sulmuan me thikë të shtunën në rrugë në qytetin Linz, në Austri. Nga të dy personat që u sul...
Foto Ilustruese Gjithnjë e më shumë vende po ndalojnë rrjetet sociale për fëmijët. Por argumentet për ndalime jan&e...
Foto ilustruse SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Irani është mposhtur, si pasojë e sulmeve të nisur nga SHBS kundrej ...
Foto ilustruse SHBA- Administrata amerikane e presidentit Donald Trump ka refuzuar përpjekjet e aleatëve të SHBA-së për t&eum...
Foto ilustruse LINDJA E MESME- Situata në Lindjen e Mesme vijon të jetë e tensionuar si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ajo poltike. Si pao...