LIVE UPDATES
Bota

Nga ndërmjetësuese në spektatore: Roli i Evropës në Iran

Në vitin 2015 Evropa ndihmoi për negocimin e marrëveshjes së Vjenës mbi programin bërthamor iranian. Megjithatë në konfliktin aktual me Iranin BE-ja nuk luan më ndonjë rol të rëndësishëm.

15 Mars 2026, 11:03 Nga I.A
Nga ndërmjetësuese në spektatore: Roli i Evropës në
Foto Ilustruese

Debati në Parlamentin Evropian këtë javë e bëri të qartë një gjë: Evropa nuk arrin dot ta përkthejë në influencë shqetësimin e saj në lidhje me Iranin. Anëtarët e Parlamentit Evropian debatuan rreth mënyrës se si BE duhet t'i përgjigjet sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, duke zbuluar edhe përçarjet e thella brenda bllokut dhe institucioneve të tij për këtë çështje. Debati i Strasburgut nxori në pah një Evropë të prekur thellësisht nga kriza, por mezi në gjendje të ndikojë tek ajo siç do të donte. "BE-ja thjesht nuk luan absolutisht asnjë rol të rëndësishëm për momentin", thotë Julien Barnes-Dacey, drejtor i programit MENA në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR). "Evropianët janë të parëndësishëm."

Më parë ndërmjetësuese

BE-ja më parë e konsideronte veten një lojtar kyçe në Iran. Që nga viti 2006, Përfaqësuesi/ja i/e Lartë i/e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë koordinoi bisedimet midis Uashingtonit dhe Teheranit. Ky proces çoi në nënshkrimin në vitin 2015 të Planit të Përbashkët të Veprimit (JCPOA), Marrëveshjes së Vjenës mbi programin bërthamor iranian, e cila përcaktonte një kufizim të programit bërthamor iranian në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes, BE-ja mbeti koordinatore dhe avokatja e saj më e rëndësishme.

Tani spektatore

Shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Nën presidencën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018, duke i dhënë një goditje të rëndë kuadrit diplomatik që BE-ja kishte punuar kaq shumë për ta krijuar. Megjithatë, humbja e ndikimit të BE-së nuk mund t'i atribuohet vetëm Trumpit, argumenton Barnes-Dacey.

BE-ja e ka lënë pas dore Lindjen e Mesme për vite me radhë, argumenton eksperti. Në të njëjtën kohë, evropianët janë bërë gjithnjë e më pak të rëndësishëm si lojtarë kyç për Uashingtonin dhe Teheranin.

"As SHBA-të dhe as iranianët nuk e shohin Evropën si një ndërmjetës diplomatik serioz dhe të besueshëm", thotë ai për DW.

Maneli Mirkhan, një analiste e lindur në Teheran që jeton në Paris, gjithashtu shprehet, se Evropa e ka humbur influencën e saj. Evropa ka qenë shumë naive për një kohë shumë të gjatë, thotë ajo për DW. BE e përqendruar në diplomaci dhe sanksione nuk ka arritur ta parandalojë Iranin nga zhvillimi i aftësive të tij ushtarake, bërthamore dhe teknologjike.

Problemi i njohur: Europa e ndarë

Mirkhan dhe Barnes-Dacey bien dakord në një pikë: Ndarjet e brendshme të Evropës, problemi ky i hershëm, vetëm sa po i përkeqëson situatën. Një politikë e jashtme e përbashkët ende varet shumë nga arritja e një konsensusi nga shtetet anëtare; por kjo është e vështirë të arrihet në një krizë sigurie që po zhvillohet me shpejtësi.

Spanja ka mbajtur një qëndrim veçanërisht të ashpër, duke i denoncuar sulmet ajrore si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Nga ana tjetër, kancelari gjerman Friedrich Merz fillimisht dukej se mbështeste objektivin e SHBA dhe Izraelit për ndryshimin e regjimit, por më pas duket se u tërhoq. Gjermania dhe Franca, si dhe Mbretëria e Bashkuar, e cila nuk ka qenë anëtare e BE-së që nga viti 2020, tani po bëjnë thirrje për kujdes, dhe i lidhin thirrjet e tyre për përmbajtje me kritikat ndaj Iranit.

Mesazhet nga Brukseli janë gjithashtu të përziera. Kaja Kallas, diplomatja më e lartë e BE-së, po përpiqet për uljen e shkallëzimit, ndërsa Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen foli për një "tranzicion të besueshëm" dhe "shpresë të re" për popullin iranian.

Shqetësim për marrëdhënien transatlantike

Efektet e kësaj përçarjeje përkeqësohen më tej nga dobësia strategjike e Unionit, sipas Barnes-Dacey. Ai thotë se Evropa e ka përqendruar energjinë e saj gjeopolitike në Ukrainë. BE e shqetësuar për rrezikimin e marrëdhënieve tregtare dhe bashkëpunimit midis SHBA-së dhe BE-së në dritën e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, ngurron të kundërshtojë hapur Trumpin për çështjen e Iranit. "Strategjikisht, evropianët vazhdojnë të përqendrohen kryesisht në mbrojtjen e marrëdhënieve transatlantike sepse duan të sigurohen që amerikanët të mbeten në anën e tyre", përfundon Barnes-Dacey.

Një kompromis paradoksal. Lidhur me Ukrainën, BE-ja mbetet një lojtare e domosdoshme, duke koordinuar sanksionet, ndihmën dhe mbështetjen ushtarake. Në lidhje me Iranin, BE-ja është lojtare dytësore. Barnes-Dacey ia atribuon këtë realiteteve dhe prioriteteve gjeografike: ndërsa Ukraina përfaqëson një problem ekzistencial sigurie në fqinjësinë e menjëhershme të Evropës, Lindja e Mesme, pavarësisht rrezikut të dukshëm të përshkallëzimit të konfliktit, ka rënë poshtë në listën e prioriteteve. Kjo zbulon gjithashtu një të vërtetë të pakëndshme: Evropa ende përpiqet të shfrytëzojë peshën e saj ekonomike në mënyrë strategjike.

E margjinalizuar

Fakti që BE-ja e gjen veten në rolin e spektatores nuk do të thotë se mbetet e paprekur nga konflikti. Evropa mund të paguajë një çmim të lartë nëse Irani dobësohet por politikisht mbetet i paprekur, paralajmëron Mirkhan. Një konflikt i zgjatur mund të rrisë më tej çmimet e energjisë, të destabilizojë rajonin dhe të rrisë presionin e migracionit mbi Evropën. "Nëse nuk arrijmë të krijojmë kushte për një tranzicion relativisht të qëndrueshëm, rreziqet për evropianët janë shumë, shumë të larta", thekson Mirkhan.

Roli i ardhshëm

Tek kjo pikë dy ekspertët, Mirkhan dhe Barnes-Dacey kanë qëndrime të ndryshme: Barnes-Dacey ka dyshime serioze se Evropa mund të rifitojë ndonjë ndikim të konsiderueshëm pa ndryshim themelor në vullnetin politik. Mirkhan është më optimiste. Ndërsa Evropa nuk ka më ndonjë ndikim të vërtetë në fazën ushtarake të krizës, ajo mund të luajë ende një rol të rëndësishëm nëse regjimi islamik bie: duke mbështetur grupet e opozitës, duke ndërmjetësuar dialogun midis tyre dhe duke formësuar kornizën demokratike për një tranzicion të mundshëm. Evropa, sipas Mirkhan, duhet të kalojë "nga veprimet deklarative dhe simbolike" në shndërrimin në një "forcë lëvizëse"./DW

julien barnes-dacey ecfr mena

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet