LIVE UPDATES
Bota

Irani shënon 45-vjetorin e Revolucionit Islamik mes rritjes së tensioneve rajonale

Mijëra iranianë kanë marshuar nëpër rrugë dhe sheshe, të mbuluar me flamuj të shtetit dhe slogane fetare.

11 Shkurt 2024, 11:23 Nga M.B

Irani shënon 45-vjetorin e Revolucionit Islamik mes rritjes së

LINDJE E MESME- Irani ka shënuar të dielën 45-vjetorin e Revolucionit Islamik të vitit 1979, teksa rriten tensionet në Lindje të Mesme, për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Mijëra iranianë kanë marshuar nëpër rrugë dhe sheshe, të mbuluar me flamuj të shtetit dhe slogane fetare. Në Teheran, turmat kanë mbajtur flamuj dhe kanë bartur mbishkrime me thirrjet tradicionale “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit”. Disa i kanë djegur flamujt amerikanë dhe izraelitë, praktikë e shpeshtë në marshet pro-qeveritare iraniane. Sipas televizionit shtetëror “miliona njerëz”, kanë marshuar nëpër gjithë Iranin. Ushtria ka shpërfaqur një mori raketash, përfshirë raketat balistike Qassem Soleimani dhe Sejjil, si dhe bartësen e salitetit Simorgh, në shesh të kryeqytetit, duke u dhënë rast shumë banorëve të bëjnë fotografi afër tyre.

Gjatë festimeve, një parashutist është parë me flamurin palestinez. Ky përvjetor shënohet një muaj pas sulmit vdekjeprurës të grupit ekstremist Shteti Islamik (IS) në qendër të qytetit Kerman, duke lënë të paktën 95 persona të vdekur në ceremoninë e përkujtimit të gjeneralit Qassem Soleimani, i cili është vrarë më 2020 nga një dron amerikan. Irani ka tentuar të fajësojë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për sulmin, teksa ofensiva izraelite në Gazë është duke vazhduar. Republika Islamike ka nisur sulme me raketa në Irak dhe Siri. Raketat iraniane dyshohet se kanë goditur grupin militant sunit kundër Iranit, Jaish al-Adl në Pakistan, i cili më pas është kundërpërgjigjur me sulme në Iran, duke i thelluar tensionet në rajon, të nxitura prej luftës Izrael-Hamas. Përgjatë janarit, në një sulm me dronë janë vrarë tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane në Jordani, nga disa fraksione të mbështetura prej Iranit, të njohura si “Rezistenca Islamike”.

SHBA-ja e ka mbajtur përgjegjësi Iranin. Irani, më pas, ka kërcënuar me përgjigje vendimtare ndaj secilit sulm amerikan në Republikën Islamike. Revolucioni Islamik ka nisur me trazira në gjithë Iranin, lidhur me udhëheqësinë e Shah Mohammad Reza Pahlavit. Shahu, i sëmurë me kancer, ka ikur prej shtetit në janar të vitit 1979. Ayatollah Ruhollah Khomeini, më pas, është kthyer prej ekzilit dhe e ka formuar qeverinë më 11 shkurt 1979, disa ditë pas protestave masive dhe përleshjeve në mes të protestuesve dhe forcave të sigurisë./ REL

iran revolucion islamik

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet