LIVE UPDATES
Bota

100 ditë qeverisje e re, çfarë po ndodh në Mal të Zi?

Analistët thonë se u shënuan disa suksese siç janë zhbllokimi i institucioneve gjyqësore, zgjedhja e kryeprokurorit, marrëveshja rreth regjistrimit të popullsisë që sipas tyre janë një shenjë e mirë për ringjalljen e procesit të integrimit evropian.

11 Shkurt 2024, 07:58 Nga Ali Salaj
100 ditë qeverisje e re, çfarë po ndodh në Mal të Zi?
Parlamenti i Malit të Zi

MALI I ZI- Analistët vlerësojnë se 100 ditët e para të qeverisë së Mal të Zi janë mes pritshmërive dhe premtimeve të papërbushura. Ata thonë se u shënuan disa suksese siç janë zhbllokimi i institucioneve gjyqësore, zgjedhja e kryeprokurorit, marrëveshja rreth regjistrimit të popullsisë që sipas tyre janë një shenjë e mirë për ringjalljen e procesit të integrimit evropian. Analisti Nail Draga vlerëson si sukses zhbllokimin e institucioneve gjyqësore dhe marrëveshjen për regjistrimin e popullsisë.

“Për këto 100 ditë të punës së qeverisë janë realizuar disa suksese. Fjala është për zhbllokimin e institucioneve gjyqësore duke marrë parasysh se ishin në një situatë të pavolitshme, të trashëguara më herët dhe një sukses i veçantë ishte mbajtja e regjistrimit të popullsisë në muajin dhjetor të vitit të kaluar”, tha zoti Draga për Zërin e Amerikës.

Ndërkaq, analisti Bekim Çobaj i vlerëson disa lëvizje të qeverisë që ishin të rëndësishme për të shpëtuar rrugën evropiane të Malit të Zi.

“Dua të them se ka pasur disa lëvizje që ishin thelbësore në një situatë kur rrezikohej rruga evropiane e Malit të Zi. Flas konkretisht për emërimin e kryeprokurorit, për plotësimin e Këshillit Prokurorial dhe për zgjedhjen e gjykatësit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese që mungonte”, tha zoti Çobaj.

Nga ana tjetër analistët vlerësojnë se cilësia e punës së departamenteve ndryshon dukshëm ku qeveria nuk ishte në gjendje të miratonte një program vjetor të punës si dhe nuk mund të mburret me një nivel të lartë transparence. Në këtë kuadër zoti Draga e sheh si një sfidë të madhe mos miratimin e programit qeveritar dhe përfshirjen e përfaqësuesve pro-serb dhe pro-rus në qeveri.

“Si fillim kjo qeveri nuk ka miratuar në parlamentin e vendit programin e vet qeveritar 'Evropa 2' për vitin 2024, që është detyrim ligjor dhe kushtetues, ndërsa çështje tjetër është vendimi për pjesëmarrjen në qeveri të forcave politike pro-serbe dhe pro-ruse. Ky vendim paraqet sfidë për momentin në Malin e Zi”, tha zoti Draga.

Kurse analisti Çobaj shpreh rezerva për zhvillimin ekonomik të paralajmëruar në fushatën zgjedhore.

“Nëse flasim për aspekte ekonomike, gjegjësisht për programin 'Evropa 2', me të cilën partia në pushtet edhe doli në zgjedhje, është fakt se deri tani nuk është bërë publik. Unë personalisht mendoj se nuk ekziston një program i tillë, por është përdorur si një propagandë për ti fituar zgjedhjet”, tha zoti Çobaj.

Në këtë qeveri, sipas analistëve vërehet një dukuri e pazakontë e që është rindërtimi i saj me përfaqësues pro-serb dhe pro-rus, kurse lufta për dominim në sektorin e sigurisë vazhdon të bllokojë krijimin e një politike të qëndrueshme dhe efektive në këtë fushë. Sfidat e vërteta për qeverinë mbetet trajtimi me ndjeshmëri të veçantë protestat dhe grevat e paralajmëruara të punëtorëve të sektorëve të ndryshme në vend. Mënyra se si do të ketë qasje ndaj këtij problemi do ta përcaktojë fatin e saj të mëtutjeshëm, thanë analistët./ VOA

mali i zi qeveria

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet