LIVE UPDATES
Bota

Irani mbyll Institutin Kulturor Gjerman në Teheran

Në një postim në rrjetin social X të martën, agjencia e lajmeve e gjyqësorit të Iranit, Mizan tha se dy degë të qendrave të paligjshme të lidhura me Qeverinë gjermane janë mbyllur për shkak të disa veprimeve të paligjshme dhe shkeljeve të shumta financiare.

20 Gusht 2024, 19:13 Nga N.F
Irani mbyll Institutin Kulturor Gjerman në Teheran
Foto ilustruese

IRAN- Policia iraniane ka mbyllur Institutin e Gjuhës Gjermane Teheran - Das Deutsche Sprachinstitut Teheran (DSIT) - për gjoja "shkelje të ligjeve të vendit", duke e shtyrë Berlinin të thërrasë në takim ambasadorin e Iranit.

Në një postim në rrjetin social X të martën, agjencia e lajmeve e gjyqësorit të Iranit, Mizan tha se dy degë të qendrave të paligjshme të lidhura me Qeverinë gjermane janë mbyllur për shkak të disa veprimeve të paligjshme dhe shkeljeve të shumta financiare.

Mirzan shtoi se gjyqësori ka "marrë raporte për shkelje nga qendra të tjera të lidhura me Gjermaninë", duke mos shpjeguar më shumë. E njohur më parë si Instituti Goethe, qendra kulturore menaxhohet nga Ambasada e Gjermanisë në kryeqytetin iranian.

"Ne dënojmë trajtimin që autoritetet iraniane të sigurisë ia kanë bërë institutit të gjuhës gjermane në Teheran," tha Ministria e Jashtme gjermane, duke shtuar se ambasadori iranian në Berlin është thirrur në takim qortues.

Para lajmit të Mizanit, një burim i informuar i tha radios Farda të Radios Evropa e Lirë se oficerët e policisë mbyllën degët e institutit në qendër të Teheranit më 20 gusht, duke konfirmuar pretendimet e mëparshme në mediat sociale. Ky vendim i autoriteteve iraniane vjen një muaj pasi Gjermania e ndaloi Qendrën Islamike të Hamburgut, IZH, një organizatë e lidhur me Iranin, për të cilën tha se "promovon një ideologji islamike, ekstremiste dhe totalitare në Gjermani".

Autoritetet gjermane mbyllën gjithashtu pesë nënorganizata të IZH-së, duke thënë se ato "po ashtu mbështesin terroristët e Hizbollahut dhe përhapin antisemitizëm agresiv", duke iu referuar aleatit të Iranit me bazë në Liban, i cili është cilësuar një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Duke folur për Radion Farda, një ish-student i DSIT-it tha se mbyllja është ngjarje "e trishtuar", sepse instituti shërbente si një "shtëpi e dytë" për njerëzit që donin të mësonin gjermanisht në një mjedis "më të hapur" se universitetet iraniane.

Ata thanë se shumica e njerëzve që studionin në këtë institut kërkonin të emigronin për t’i vazhduar studimet në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Tani, ata që kërkojnë të mësojnë gjermanisht duhet të paguajnë më shumë për të studiuar në institute më pak të njohura dhe për të udhëtuar jashtë vendit për t’iu nënshkruar një provimi të akredituar të gjuhës gjermane. Shumë njerëz shprehën menjëherë shqetësimin për atë se çfarë do të ndodhtë me provimet e tyre të planifikuara të gjuhës, pas mbylljes së institutit.

Instituti Goethe hapi degën e tij të parë në Iran në vitin 1958, por aktivitetet e tij kulturore u kufizuan dukshëm pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, duke rezultuar në mbylljen e tij në vitin 1987. Instituti rifilloi punën në vitin 1995 me një emër të ri - DSIT - por vendësit vazhduan ta quanin Instituti Goethe./ REL

iran teheran instituti kulturor gjerman

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet