LIVE UPDATES
Bota

Investitorët paralajmërojnë për një "epokë të re dominimi fiskale" në tregjet globale

Diferenca midis bonove të thesarit dyvjeçare dhe atyre 30-vjeçare është aktualisht ndër më të mëdhatë që nga fillimi i vitit 2022, meqë normat afatshkurtra po bien për shkak të pritshmërive për ulje të normave.

21 Gusht 2025, 07:09 Nga N.F
Investitorët paralajmërojnë për një "epokë
Foto

SHBA- Kombinimi i vlerave rekord të borxhit qeveritar dhe kostove në rritje të huamarrjes ushtron presion mbi bankat qendrore. Investitorët kanë paralajmëruar se ekonomitë e mëdha po hyjnë në një periudhë të re të “dominimit fiskal”, në të cilën bankat qendrore po përballen me një presion gjithnjë në rritje për të mbajtur normat e interesit të ulëta në mënyrë artificiale, në mënyrë që të zbusin kostot e larta të interesave të borxhit qeveritar.

Rasti më i dukshëm është SHBA, ku Presidenti Donald Trump ka nxitur Rezervën Federale që të ulë normat e interesit për të kursyer miliarda dollarë në pagesa të interesit të borxhit.
Por ngarkesa të mëdha borxhi qeveritar dhe rritja e kostove të huamarrjes në vende si Mbretëria e Bashkuar dhe Japonia, po ushtrojnë gjithashtu presion mbi bankat qendrore që të lehtësojnë politikën monetare, sipas ekonomistëve dhe investitorëve, përmes mënyrave të tjera si ngadalësimi i planeve për të reduktuar madhësinë e bilanceve të tyre.

Kombinimi i borxhit qeveritar dhe rritjes së kostove “po krijon nxitje të mëdha politike për qeveritë në mbarë botën që të ushtrojnë presion mbi bankat qendrore që të ulin normat e interesit”, tha Kenneth Rogoff, profesor në Harvard dhe ish-drejtues ekonomik i FMN-së.

Ndërsa SHBA spikat me përplasjen e hapur mes administratës dhe Rezervës Federale, rritja globale e kostove të huamarrjes afatgjatë e nxitur nga shpenzimet qeveritare ka vënë edhe banka të tjera qendrore nën presion nga tregjet për të përshtatur politikat e tyre, në mënyrë që të frenojnë rritjen e normave të interesit të bonove.

“Ne kemi hyrë në një epokë të re të dominimit fiskal,” shtoi Rogoff.

Në SHBA, analistët thonë se mospërputhja aktuale midis normave afatshkurtra, të cilat formësohen kryesisht nga politika e bankës qendrore, dhe kostove më të larta të huamarrjes afatgjatë të diktuara nga tregu pasqyron shqetësimet se politika monetare do të mbahet më e lirshme sesa nevijitet, për të frenuar çmimet e konsumit.

Diferenca midis bonove të thesarit dyvjeçare dhe atyre 30-vjeçare është aktualisht ndër më të mëdhatë që nga fillimi i vitit 2022, meqë normat afatshkurtra po bien për shkak të pritshmërive për ulje të normave.

Në Mbretërinë e Bashkuar, kostot e huamarrjes afatgjatë janë veçanërisht të larta, me yield-in e bonove 30-vjeçare (gilts) në nivelin 5.6 për qind, afër nivelit më të lartë në më shumë se një çerek shekulli, krahasuar me rreth 4.9 për qind për bonot 30-vjeçare të Thesarit të SHBA.

Analistët e Capital Economics theksuan pasojat pas publikimit të të dhënave të fundit për inflacionin në SHBA, pas të cilave Trump rinovoi sulmin e tij ndaj kreut të Fed, Jay Powell. Ndërsa yield-et e bonove dyvjeçare ranë me 0.02 pikë përqindjeje atë ditë, për shkak të pritshmërive për ulje të normave, yield-et 30-vjeçare u rritën me 0.04 pikë përqindjeje.

Emërimi i përkohshëm në bordin drejtues të Fed-it i Stephen Miran, një figurë e afërt me Shtëpinë e Bardhë që pritet të mbështesë uljen e normave, tregon se “rreziku i dominimit fiskal në SHBA po rritet”, tha Trevor Greetham, drejtues i investimeve në Royal London Asset Management.

Shumë vende të tjera ndajnë dinamika të ngjashme borxhi me SHBA-në, edhe nëse retorika jashtë SHBA është më pak e ndezur. OECD thotë se pret që huamarrja sovrane mes vendeve me të ardhura të larta të arrijë një rekord prej 17 trilionë dollarësh këtë vit, krahasuar me 16 trilionë në vitin 2024 dhe 14 trilionë në vitin 2023.

Bankat qendrore të tregjeve të zhvilluara janë ende në procesin e normalizimit të politikave monetare dhe bilanceve të tyre, pas viteve të lehtësimit sasior, blerjeve masive të bonove për të ndihmuar ekonomitë pas krizës financiare dhe pandemisë së Covid-it.

Por përpjekjet për të tkurrur bilancet përmes shitjes së atyre bonove mund të rrisin gjithashtu yield-et dhe të shtojnë kostot e shërbimit të borxhit për qeveritë.

Investitorët po e ndjekin nga afër Bankën e Anglisë për të parë nëse do të zbusë ndjeshëm programin e saj të shitjes së bonove, të ashtuquajturën “tkurrje sasiore” (quantitative tightening), në një vendim të parashikuar muajin e ardhshëm.

Por edhe në Gjermani, vend i njohur për buxhetet e balancuara, kostot e huamarrjes e obligacioneve 30-vjeçare janë rritur në mbi 3 për qind, niveli më i lartë që nga viti 2011, kryesisht për shkak të planeve të qeverisë së re për të rritur borxhin për të rinovuar infrastrukturën dhe për të shtuar shpenzimet për mbrojtjen.

Disa ekonomistë shprehin shqetësimin se këto trende do të nxisin qeveritë të kalojnë nga borxhi afatgjatë në atë afatshkurtër, duke i bërë vendet më të ekspozuara ndaj luhatjeve të normave të interesit.

Vendet me nivelin më të lartë të borxhit si përqindje e PBB-së mund të jenë më të rrezikuarat. Investitori i njohur makroekonomik Ray Dalio ka paralajmëruar për një “spirale vdekjeje të borxhit” në një skenar ekstrem ku qeveritë detyrohen të marrin më shumë borxhe për të përballuar rritjen e kostove të interesit.

Nëse yield-et e obligacioneve “rriten shumë, bankat qendrore do të duhet të ndërhyjnë sërish, të printojnë para dhe të blejnë bonot për t’u përpjekur të ulin normat, gjë që do të ulë vlerën e parasë”, tha ai në një intervistë.

Dalio shtoi se shqetësime të tilla mund të ulin vlerën e “monedhave kryesore rezervë”, si dollari dhe euro, ndaj arit, i cili ka arritur një rekord të ri këtë vit. / FT

Marrë nga Monitor

investitorët tregje globale trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet