Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Analiza, që u publikua në revistën Journal of Antimicrobial Chemotherapy – Antimicrobial Resistance, zbuloi se afër 45.700 persona në Gjermani kishin vdekur në lidhje me patogjenët rezistentë ndaj antibiotikëve më 2019.
GJERMANI- Infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve mbesin kërcënim i madh shëndetësor në Gjermani, duke kontribuar për dhjetëra mijëra vdekje çdo vit. Kështu u tha në një studim të kryer nga Instituti Robert Koch (RKI), Universiteti i Uashingtonit dhe institucione të tjera kërkimore.
Analiza, që u publikua në revistën Journal of Antimicrobial Chemotherapy – Antimicrobial Resistance, zbuloi se afër 45.700 persona në Gjermani kishin vdekur në lidhje me patogjenët rezistentë ndaj antibiotikëve më 2019.
Në disa raste, rezistenca nuk ishte shkaku i menjëhershëm i vdekjeve, por infeksionet e gjakut, të rrugëve të frymëmarrjes dhe infeksionet abdominale ishin veçmas të zakonshme si pasojë fatale.
Studimi vlerësoi se afër 9.600 nga këto vdekje mund t’iu atribuoheshin drejtpërdrejt rezistencës – që nënkupton se pacientët mund të kishin mbijetuar nëse bakteret nuk do të kishin qenë rezistente. Gjermania ka regjistruar 939.500 vdekje më 2019, sipas statistikave zyrtare.
RKI, që është instituti kryesor epidemiologjik i Gjermanisë, tha se rezistenca ndaj antibiotikëve është “një nga sfidat më të mëdha shëndetësore globale të kohës sonë”, që nxitet nga përdorimi i gjerë dhe keqpërdorimi i antibiotikëve.
Përdorimi i tepruar, trajtimet e gjata apo përshkrimet jo të duhura të mjekëve krijojnë presion që mundësojnë që rezistenca ndaj antibiotikëve të përhapet.
Instituti Robert Koch bëri thirrje për parandalim më të fuqishëm dhe më shumë masa që synojnë kontrollin, duke theksuar se përdorimi i kujdesshëm i antibiotikëve është kyç për frenimin e rezistencës./REL
foto ilustruese UKRAINË- Një përfundim kyç nga samiti në Alaskë është se presidenti rus Vladimir Putin thuhet se...
foto ilustruese GAZA- Linja me Whatsapp shkëputet disa herë dhe zëri i Sami Abu Salem vjen me ndërprerje. Në sfond dëgjohen b...
pamje nga zjarri SPANJË- Pavarësisht rënies së temperaturave, erërat e forta po pengojnë përpjekjet e zjarrfikësve ...
foto ilustruese IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi të mërkurën se do t’i thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë ...
Marco Rubio SHBA- Shtetet e Bashkuara njoftuan sot sanksione të reja kundër dy gjyqtarëve një francez dhe një ...
Rexhep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, diskutuan zhvillimet rreth luft...
foto ilustruese RUSI- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i telefonoi liderit bjellorus, Aleksandr Lukashenko, vetëm disa orë...
Papa Leoni XIV ROMË- Papa Leoni XIV ka shprehur pikëpamjen se ka shpresë për një zgjidhje të çështjes ukrain...
Pavlos Marinakis GREQI- Zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis në një intervistë me kanalin televiziv Skai, deklaroi se ...
Vladyslav Yesypenko RUSI- Gazetari i Radios Evropa e Lirë, Vladyslav Yesypenko, ka treguar për herë të parë rreth torturave që...