LIVE UPDATES
Bota

"Raportim nga ferri"/ Jeta dhe puna e gazetarëve në Gaza

Abu Salem, 55 vjeç, punon si gazetar për Agjencinë Palestineze të Lajmeve, WAFA, dhe si trajner për sigurinë e gazetarëve në zonat e konfliktit për Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve, IFJ. Ai raporton gjithashtu për mediat ndërkombëtare.

20 Gusht 2025, 20:55 Nga E. D
"Raportim nga ferri"/ Jeta dhe puna e gazetarëve në Gaza
foto ilustruese

GAZA- Linja me Whatsapp shkëputet disa herë dhe zëri i Sami Abu Salem vjen me ndërprerje. Në sfond dëgjohen bombardime.

“Mund të vritem në çdo kohë. Mbase edhe teksa po flas tani me ju”, thotë ai.

Abu Salem, 55 vjeç, punon si gazetar për Agjencinë Palestineze të Lajmeve, WAFA, dhe si trajner për sigurinë e gazetarëve në zonat e konfliktit për Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve, IFJ. Ai raporton gjithashtu për mediat ndërkombëtare.

Në një bisedë të vështirë nga Gaza, ai thotë se nuk e ka të thjeshtë të portretizojë atë që po ndodh në vendin e tij të përpirë nga lufta 2-vjeçare.

Abu Salem nuk është vetëm gazetar. Me vete ka katër fëmijët e tij; 6, 14, 16 dhe 18 vjeç.

“Ndërsa po flas me ju, është pasdite dhe jam i uritur. Por mendoj për fëmijët. Hamë vetëm një herë në ditë,” thotë ai për BIRN.

Abu Salem është vetëm një nga qindra gazetarët dhe punëtorët e medias në Gazën e rrethuar, që po raporton nga vendi që cilësohet prej kohësh si një katastrofë humanitare.

Gaza është gjithashtu një zonë e ndaluar raportimi për gazetarët e huaj, të cilët rrallë mund të depërtojnë në enklavë. I gjithë informimi është i mbështetur nga gazetarët vendas, mjekët dhe aktivistët e ndihmave.

Por raportimi nga Gaza vjen me kosto të mëdha njerëzore.

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, IFJ, që nga fillimi i luftës janë vrarë 195 gazetarë dhe punonjës të medias, dhjetëra janë plagosur dhe shumë të tjerë figurojnë të zhdukur. Në një sulm të fundit më 10 gusht, forcat izraelite vranë katër punonjës të rrjetit ndërkombëtar “Al Jazeera” si dhe dy reporterë të tjerë freelance.

“Kjo është masakra më e madhe ndaj gazetarëve që ndonjëherë në botë,” i tha BIRN Nasser Abu Bakr, president i Sindikatës së Gazetarëve Palestinezë, PJS.

“Është një luftë si asnjë tjetër”, shtoi Abu Bakr.

Mes raketave dhe urisë

Konflikti mes Izraelit dhe popullit palestinez, një nga mosmarrëveshjet më të gjata dhe më të përgjakshme në botë, u rikthye ashpër pas sulmit të Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, ku mbetën të vrarë 1200 njerëz dhe u morën peng 251 të tjerë.

Kjo solli një ofensivë masive ushtarake izraelite mbi Gazën, e cila ka shkaktuar deri më tani mbi 60 mijë viktima të raportuara.

Sulmet izraelite kanë shkatërruar pjesën më të madhe të infrastrukturës së territorit, duke përhapur urinë dhe sëmundjet. Në muajin korrik, Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se në Rripin e Gazës po ndodh aktualisht “skenari më i keq i urisë”, ndërsa fajësoi Izraelin për krizën.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, CPJ, me seli në Shtetet e Bashkuara deklaron se punonjësit e medias në Gaza po përballen me rreziqe ekstreme dhe shpesh fatale, ndërsa përpiqen të mbulojnë luftën.

Në cilësinë e trajnerit për sigurinë e gazetarëve, Sami Abu Salem thotë se “rregullat kanë rënë”.

“Janë të padobishme karshi bombardimeve të rënda që nuk kursejnë askënd,” thekson ai.

Spitalet në Gaza janë kthyer njëkohësisht në zyra, burime dhe strehë për gazetarët. Abu Salem thotë se shkojnë atje për të verifikuar burimet, viktimat, për të mbushur telefonat, laptopët dhe për ndonjë sinjal interneti.

“Përpiqemi të punojmë nga dita në ditë. Nëse ne nuk punojmë, kush do të tregojë kasaphanën këtu?”, pyet ai.

Izraeli i ka justifikuar vrasjet e gazetarëve në Gaza me akuza të pambështetura se ata janë celula të grupit palestinez, Hamas. Por gazetarët si Sami Abu Salam thonë se kjo bëhet për të përligjur vrasjet.

“Unë jam ndaluar dhe rrahur nga Hamasi dy herë më parë. Madje, njëherë ata më penguan të udhëtoja në një pjesë të Gazës”, thotë Abu Salem.

Nasser Abu Bakr nga Sindikata e Gazetarëve Palestinezë i tha BIRN se Izraeli po i sulmon qëllimisht gazetarët, pasi nuk do që ata “të tregojnë për atë që po ndodh”. Edhe ai thekson se rregullat e sigurisë dhe lirisë së medias kanë rënë prej kohësh në Gaza.

“Kolegët tanë po punojnë nën raketa, bomba, tanke, mes plumbave”, thotë Abu Bakr. “Ata po lëvizin në qytete të shkatërruara, pa asgjë për të ngrënë e për të pirë. Po pijnë ujë nga deti”.

Shumë nga gazetarët e vrarë u përballën më herët me dhimbjen e humbjes së familjarëve të tyre.

“Të flas për të fundit që u vranë: Mohammad Khaldi, Anas al-Sharif, Mohammed Noufal, Mohammad Qreiqeh, që të katërt i kanë prindërit e vrarë më herët”, thotë Abu Bakr.

Abu Bakr thekson se edhe pse po përballen me kushte çnjerëzore të mbijetesës dhe sigurisë, gazetarët në Gaza “po përpiqen t’u përmbahen rregullave në kushte ferri”.

Edhe Abu Salem i tha BIRN se lufta në Gaza nuk po kursen askënd, ndërsa ai vetë po përballet me kosto në shëndetin fizik dhe mendor.

“Kam humbur 15 kilogramë. Kam gjumë me ankthe. Edhe fëmijët e mi gjithashtu. Frikësohemi ta shohim njëri- tjerin,” thotë ai.

Pas dy vitesh raportim nga zona e luftës, ai po përballet tashmë edhe me hezitimin e njerëzve.

“Njerëzit e zakonshëm në Gaza nuk duan të flasin më, sepse mendojnë se bota po hesht karshi plojës së tyre,” thotë ai.

Solidaritet i vonuar

Raportimi i mediave ndërkombëtare për situatën në Gaza ka qenë jashtëzakonisht i kujdesshëm dhe, si i tillë, është kritikuar ashpër nga shumë gazetarë palestinezë. Por së fundmi ka edhe akte solidariteti.

Gazetarja e njohur e CNN, Christiane Amanpour nënshkroi së fundmi një letër, së bashku me 200 gazetarë ndërkombëtarë, duke kërkuar “qasje urgjente për mediat e huaja në Gaza dhe respekt për statusin e mbrojtur të gazetarëve sipas ligjit ndërkombëtar “.

“Në Evropë solidariteti ka filluar të rritet,” thotë Maja Sever, presidente e Federatës Evropiane të Gazetarëve.

Pas një periudhe heshtjeje dhe një mbulimi jo shumë të madh, Sever thotë se mediat kanë filluar të tregojnë më shumë vëmendje.

“Ajo që po ndodh është gjenocid dhe kjo nuk mund të heshtet,” i tha Sever BIRN. “U kërkojmë kolegëve anë e kënd kontinentit që të bëjnë punën e tyre.  Thjesht të raportojnë të vërtetën,” shtoi ajo.

Walid Batrawi, një gazetar palestinez i zhvendosur në Kanada, thotë se kundërshtimi ndaj asaj që po ndodh në Gaza është i zbehtë.

“Për shumë jetë njerëzish e gazetarësh tashmë është vonë, por edhe kjo është pjesë e së vërtetës,” thotë ai.

Batrawi theksoi gjithashtu se shumë media e gazetarë në Izrael kanë filluar të solidarizohen. “Ky solidaritet është më tepër për ta ruajtur Izraelin,”, shtoi ai.

Anthony Bellanger, sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, IFJ, theksoi gjithashtu se Gaza ka një zë shumë të dobët.

“Gazetarët po vriten në Gaza çdo javë. Të jesh pjesë e një grupi apo një tjetri nuk të jep një ‘licencë për të vrarë”, tha Bellanger për BIRN. “Forcat izraelite po godasin ndërtesat ku jetojnë gazetarët, pasi kanë shënjestruar redaksi, spitale e shkolla. Edhe kjo është një krim lufte,” shtoi ai.

Bellanger e kundërshton mundësinë e ofruar nga forcat izraelite, se gazetarëve perëndimorë mund t’u lejohet hyrja në Gaza vetëm nën mbikëqyrjen e tyre, duke e konsideruar këtë lloj raportimi si të padobishëm.

“Shumë media më në fund e kuptuan se në Gaza po ndodh një masakër. Por është vonë, pasi  dëmi është bërë,” theksoi ai./BIRN

lufta ne gaza

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet