LIVE UPDATES
Bota

INTERVISTA- Gazetarja amerikane rrëfen jetën si reportere në Korenë e Veriut: Si amerikanë, ne nuk jemi trajnuar për ta kuptuar si vend

Vetëm pak shtetas të vendeve perëndimore kanë patur mundësinë ta vizitojnë Korenë e Veriut, këtë vend të mbyllur, jo më, të punojnë atje. Por për korrespodenten Jean Lee, Pheniani u bë si një shtëpi e dytë, që kur drejtuesit e agjencisë së lajmeve Associated Press, i ngarkuan asaj një detyrë, që dukej e pamundur, të ngrinte një redaksi lajmesh në një vend që e sheh Perëndimin si armik.

25 Korrik 2023, 18:11 Nga k.m.
INTERVISTA- Gazetarja amerikane rrëfen jetën si reportere në
Jean Lee

Koreja e Veriut është një prej vendeve më të mbyllura, sidomos për mediat e huaja. Por për Jean Lee, drejtuesja e parë e një redaksie amerikane lajmesh në Phenian, vitet e raportimit nga brenda vendit të izoluar, e kanë ndihmuar atë dhe audiencën e saj, ta kuptojnë më mirë këtë komb. Në një bisedë me korrespodentin e Zërit të Amerikës Liam Scott, ajo tregon për disa sfidat, që e kanë shoqëruar gjatë punës së saj.

Vetëm pak shtetas të vendeve perëndimore kanë patur mundësinë ta vizitojnë Korenë e Veriut, këtë vend të mbyllur, jo më, të punojnë atje. Por për korrespodenten Jean Lee, Pheniani u bë si një shtëpi e dytë, që kur drejtuesit e agjencisë së lajmeve Associated Press, i ngarkuan asaj një detyrë, që dukej e pamundur, të ngrinte një redaksi lajmesh në një vend që e sheh Perëndimin si armik.

“Fillova të mendoj, si mund ta bëj një gjë të tillë? Nuk marr dot as vizë si gazetare amerikane për të hyrë në Korenë e Veriut”, thotë gazetarja Jean Lee.

Redaksia u hap në vitin 2012. Në tre vitet që pasuan, Lee udhëtoi rregullisht për në Korenë e Veriut. Sa herë që shkonte, ajo qëndronte atje për rreth një muaj. Si drejtuesja e parë e një redaksie amerikane lajmesh në Phenian, Jean Lee thotë se për të ishte thelbësore të përshtatej dhe të bëhej pjesë e shoqërisë atje.

“Kështu mund të realizoja biseda të sinqerta dhe të kuptoja se si ata mendojnë realisht, çfarë duan në të vertetë, kush janë në të të vertetë këta njerëz, përtej mënyrës që ishin mësuar ta shfaqnin veten”, tregon gazetarja Jean Lee. Nuk qe aspak e lehtë. Dimri ishte i ashpër. Kishte kufizime të energjisë elektrike. Ushqimi dhe uji shpesh ishin të kontaminuar. Dhe mbi të gjitha, Jean Lee, ishte nën vëzhgim.

“Gjendesh në qendër të një beteje psikologjike. Je objektiv i saj. Je në qendër të saj. Si amerikanë, ne nuk jemi trajnuar, apo nuk kemi përvojë, për ta kuptuar atë. Pjesë e kësaj është edhe propaganda, fakti që mbahesh nën vëzhgim”, thotë ajo.

Koreja e Veriut përdor shpesh provat me raketa për t’i treguar fuqinë e saj komunitetit ndërkombëtar. Rasti i ushtarit amerikan Travis King, i cili gjatë këtij muaji, kaloi kufirin duke shkuar vullnetarisht në Koresë së Veriut, ka bërë që Pheniani të jetë në qendër të vëmendjes botërore. Por me kufizimet ndaj medias, informacioni që del nga Koreja e Veriut, është vetëm ai që dëshirojnë të nxjerrin autoritetet atje.

“Nëse ai gjendet atje me vullnet të lirë dhe do vërtet të bashkëpunojë me koreano-veriorët, do ta bëjë. Kjo do të përdoret për propagadë, por më përpara, ai do t’i nënshtrohet një hetimi të ashpër dhe një procesi të vështirë të marrjes në pyetje”, thotë Greg Scarlatoiu nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut, Koreja e Veriut

Jean Lee, po qëndron tani në Uashington, ku ajo është bashkëdrejtuese e podkastit të rrjetit BBC, "Lazarus Heist", i cili kryen investigime mbi krimin kibernetik nga Koreja e Veriut. Lajtmotivi që e çoi atë në Korenë e Veriut, për të treguar historitë e njerëzve, të cilëve u jepet shumë rrallë mundësia që të dëgjohen, është më i fortë se kurrë më parë./VOA

jean lee korea e veriut

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës