LIVE UPDATES
Bota

Integrimi i veriut të Kosovës, REL: 26 biznese të regjistruara për gjashtë javë

Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve e Kosovës i hapi atje zyrat qysh në fund të janarit. Në këtë pjesë të Kosovës, ku bëjnë pjesë edhe Zveçani e Zubin Potoku, popullata shumicë serbe, prej vitesh, ka bërë biznes kryesisht të paligjshëm.

7 Mars 2024, 11:11 Nga N.F
Integrimi i veriut të Kosovës, REL: 26 biznese të regjistruara
Foto ilustruese

KOSOVË- Njëzet e gjashtë biznese të reja u regjistruan në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq - dy komuna të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës - nga data 25 janar deri më 5 mars të këtij viti. Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve e Kosovës i hapi atje zyrat qysh në fund të janarit. Në këtë pjesë të Kosovës, ku bëjnë pjesë edhe Zveçani e Zubin Potoku, popullata shumicë serbe, prej vitesh, ka bërë biznes kryesisht të paligjshëm.

Që nga paslufta, më 1999, ajo vështirë u bindet vendimeve të institucioneve të Kosovës, duke i mbetur besnike Beogradit zyrtar dhe strukturave të tij në Kosovë. Megjithatë, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, thotë se ka rritur përpjekjet, kohëve të fundit, për të vendosur rend dhe ligj edhe atje, si dhe për ta integruar edhe atë pjesë në sistemin e saj.

Më 25 janar, Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, hapi zyrat e saj në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq. Ministria tha atëkohë se qëllimi është t’u ofrohen shërbime bizneseve në veri dhe të shtrihet mbikëqyrja e tregut edhe në atë pjesë.

Sipas të dhënave që Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve ia dha REL-it, në gjashtë javë, 14 biznese të reja u regjistruan në Mitrovicë të Veriut dhe 12 në Leposaviq. Shumica e tyre janë të vogla dhe u regjistruan si biznese individuale. REL-i bëri përpjekje të bisedojë me pronarët e disa prej tyre, por ata nuk pranuan të flisnin. Regjistrimi i bizneseve nënkupton detyrime ndaj shtetit, përkatësisht pagesën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe të tatimeve të tjera.

Të dhënat që siguroi REL-i nga Administrata Tatimore e Kosovës tregojnë se në veri, ku jetojnë rreth 50.000 serbë, janë të regjistruara 877 biznese në total. Se sa prej tyre janë funksionale, nuk është e qartë. Por, sipas ATK-së, vetëm 28 nga to janë të pajisura me arka fiskale, që do thotë se i regjistrojnë hyrje-daljet apo tatimet që janë të obliguara t’i paguajnë në ATK.

Kjo administratë tha se, vitin e kaluar, ka mbledhur mbi dy milionë euro nga tatimet e bizneseve të regjistruara në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Gjatë asaj periudhe, në nivel vendi, janë grumbulluar mbi 793 milionë euro tatime. Për t’i nxitur biznesmenët në veri që ta regjistrojnë veprimtarinë e tyre, Qeveria e Kosovës do t’i subvencionojë pagat e punëtorëve.

Kjo masë u publikua më 12 shkurt, më qëllim të, siç u tha, mbështetjes së punësimit të 2.000 punëtorëve. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, tha se “do të subvencionohet 70 për qind e pagës së punëtorëve për gjashtë muaj, ose deri në 350 euro”. REL-i pyeti në këtë ministri se a ka biznese që kanë aplikuar për subvencione të tilla dhe sa është numri i tyre, por nuk mori përgjigje.

Për ekonomistin Safet Gërxhaliu, këto masa shkojnë në favor të përfshirjes së bizneseve në veri nën ombrellën e institucioneve të Kosovës. Ai thotë se ekonomia në këtë zonë “është politizuar” vazhdimisht nga shteti i Serbisë.

“Prandaj, besoj se institucionet duhet të jenë më afër qytetarëve, të investojnë në komunikim, informim dhe gjithsesi në kampanja të ndryshme vetëdijesuese apo motivuese, që edhe ata ta trajtojnë dhe ta shikojnë Kosovën si shtet të ardhmërisë”, thotë Gërxhaliu, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë.

Ngjashëm komenton edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, por, sipas tij, momenti nuk është i përshtatshëm, për shkak të një rregulloreje që e ndalon përdorimin e dinarit serb. Nga 1 shkurti hyri në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, që e përcakton euron si valutë të vetme që duhet përdorur për pagesat në Kosovë. Kjo shkaktoi zemërim te komuniteti serb, i cili, prej vitesh, pranonte pagesa të ndryshme në dinarë nga Serbia dhe e përdorte këtë valutë edhe brenda Kosovës.

“Serbët janë të ndikuar nga Beogradi zyrtar dhe do të hezitojnë [t’i regjistrojnë bizneset dhe të aplikojnë për subvencione], sepse ndalimi i dinarit ka krijuar turbulencë të madhe”, thotë Shahini.

Ai shton se regjistrimi i bizneseve në veri do të duhej të bëhej me urgjencë, sepse, siç thotë, ato krijojnë edhe konkurrencë të padrejtë në tregun e përgjithshëm të vendit, duke u ikur tatimeve në shumicën e produkteve.

“Veriu ka qenë dhe është zona më e rrezikuar nga informaliteti ekonomik dhe kjo ka krijuar jolegalitet në të gjithë Kosovën, sepse produktet që kanë hyrë pa tatim, nuk kanë përfunduar vetëm në veri, por edhe në tregun e përgjithshëm të vendit”, thotë Shahini për Radion Evropa e Lirë.

Sipas disa raportimeve të mëhershme të REL-it, shmangia nga tatimet i kushton buxhetit të Kosovës mbi 700 milionë euro në vit. Muajve të fundit, policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës, kreu disa bastisje të depove apo dyqaneve në katër komunat me shumicë serbe në veri, pasi mori informacione se ato funksionojnë ilegalisht.

Në një deklaratë të mëhershme për REL-in, Policia e Kosovës tha se u rekomandon qytetarëve që t’i regjistrojnë bizneset, që “të mos kenë probleme me taksat”.

ATK-ja nuk komentoi për bizneset e paregjistruara.

Më herët, REL-i bisedoi me disa pronarë të këtyre bizneseve në veri - disa thanë se do t’i regjistrojnë ato; për të tjerët mori vesh se kanë vendosur t’i mbyllin. Sipas një hulumtimi të Institutit Kosovar për Studime të Avancuara, GAP, në Kosovë ishin rreth 97 mijë biznese aktive në mars të vitit 2023 - prej të cilave 5.253 në pronësi të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë. Nga këto të fundit, 30% ishin në pronësi të komunitetit serb.

Marrë nga REL

kosove veri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet