LIVE UPDATES
Bota

Informatori i FBI-së akuzohet se gënjeu për lidhjet e Biden dhe djalit të tij me kompaninë ukrainase

Alexander Smirnov në mënyrë të rreme ka raportuar te FBI-ja në qershor të vitit 2020 se drejtuesit e lidhur me kompaninë energjetike ukrainase, Burisma, kanë paguar Hunter dhe Joe Biden 5 milionë dollarë për secilin në vitin 2015 ose 2016, thanë prokurorët në aktakuzën e ngritur.

16 Shkurt 2024, 09:32 Nga N.F
Informatori i FBI-së akuzohet se gënjeu për lidhjet e Biden dhe
Biden dhe djali i tij

SHBA- Një informator i Byrosë Federale amerikane të Hetimit (FBI) është akuzuar për fabrikimin e një skeme ryshfeti shumëmilionëshe që përfshin presidentin Joe Biden, djalin e tij Hunter dhe një kompani energjetike ukrainase. Kjo çështje është në qendër të përpjekjeve të republikanëve për hetim ndaj Bidenit në Kongresin amerikan.

Alexander Smirnov në mënyrë të rreme ka raportuar te FBI-ja në qershor të vitit 2020 se drejtuesit e lidhur me kompaninë energjetike ukrainase, Burisma, kanë paguar Hunter dhe Joe Biden 5 milionë dollarë për secilin në vitin 2015 ose 2016, thanë prokurorët në aktakuzën e ngritur. Smirnov i tha FBI-së se një drejtues i kishte pretenduar se kishte punësuar Hunter Bidenin për të “na mbrojtur, përmes babait të tij, nga të gjitha problemet”, u tha në dokumentet e gjykatës.

Prokurorët thanë se në fakt Smirnov kishte raporte rutinore biznesore me kompaninë në vitin 2017 dhe ai i bëri këto akuza për ryshfet pasi “shprehu paragjykime” kundër Joe Bidenit kur ai ishte kandidat për president.

Smirnov, 43 vjeç, doli para gjykatës në Las Vegas të enjten, pasi ndaj tij u ngrit akuzë për deklarim të rremë. Ai nuk u deklarua rreth akuzës ndaj tij. Gjykatësi urdhëroi që të gjithë të largoheshin nga salla e gjyqit, pasi mbrojtësja publike federale, Margaret Wightman Lambrose, kërkoi që seanca të ishte e mbyllur në kohën kur do të jepeshin argumentet lidhur me dokumentet konfidenciale të gjykatës. Ajo nuk pranoi të komentonte për rastin.

Pretendimet e informatorit kanë qenë në qendër të përpjekjeve të republikanëve në Kongres për të hetuar presidentin Biden dhe familjen e tij, dhe deklarimet e tij kanë ndihmuar që të niste procedura për hetimin ndaj Bidenit në Dhomën e Përfaqësuesve. Një avokat i Hunter Biden, tha se aktakuza tregon se hetimi “është bazuar në pretendime të pandershme, të pabesueshme dhe në dëshmitarë”.

Pas njoftimit të gjyqësorit, ligjvënësi kryesor demokrat në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, Jamie Raskin, kërkoi që të përfundonte hetimi ndaj Bidenit. Raskin tha se pretendimet e republikanëve ndaj Bidenit “gjithmonë kanë qenë gënjeshtra të ndërtuara mbi teori konspirative”. Por, udhëheqësi republikan i këtij komiteti, James Comer, e minimizoi rëndësinë e informatorit, i cili ishte figurë kyçe për nisjen e hetimit të republikanëve ndaj Bidenit.

Në aktakuzë, prokurorët thanë se Smirnov kishte pasur kontakt me drejtuesit e Burismas, por ishin kontakte rutinore dhe puna e vërtetë e tij me këtë kompani nisi më 2017, pasi presidenti Barack Obama dhe Biden, nënpresidenti i tij, përfunduan mandatin dhe Biden nuk kishte aftësi që të ndikonte në politikën e SHBA-së. Smirnov kaloi nga “kontaktet rutinë në kontakte të jashtëzakonshme biznesore me Burisman më 2017 dhe më pas bëri pretendimet për ryshfet ndaj të nominuarit për president”, u tha në aktakuzë.

Ai kishte përsëritur disa prej pretendimeve të rreme kur ishte intervistuar nga agjentët e FBI-së në shtatorin e vitit 2023 dhe ndryshoi rrëfimin e tij “dhe shpiku narrativë të rinj pasi ai tha se u takua me zyrtarët rusë”, thanë prokurorët. Nëse gjendet fajtor, Smirnov mund të dënohet deri me 25 vjet burgim.

Marrë nga REL

hunter biden joe bien shba alexander smirnov

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet