LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Inteligjenca Artificiale, mjet ndihmës apo kërcënim për gazatarinë në Ballkan

Prirjet globale tregojnë se ky transformim tashmë është në zhvillim. Sipas një analize nga Reuters Institute, 87 për qind e të anketuarve thanë se duke nisur nga viti 2024 redaksitë e tyre të lajmeve janë transformuar pjesërisht ose plotësisht nga përdorimi i inteligjencës artificiale.

11 Mars 2026, 21:17 Nga E. D

Analiza: Inteligjenca Artificiale, mjet ndihmës apo kërcënim

Inteligjenca artificiale (IA) po bëhet gradualisht pjesë e punës së përditshme të gazetarëve në gjithë Ballkanin, nga transkriptimi i intervistave deri te analizimi i të dhënave apo prodhimi i përmbajtjeve multimediale. Megjithatë, ndërsa disa profesionistë të medias e shohin atë si një mjet që mund ta përmirësojë gazetarinë, të tjerë paralajmërojnë se ajo mund të dëmtojë cilësinë dhe besimin tek mediat.

Prirjet globale tregojnë se ky transformim tashmë është në zhvillim. Sipas një analize nga Reuters Institute, 87 për qind e të anketuarve thanë se duke nisur nga viti 2024 redaksitë e tyre të lajmeve janë transformuar pjesërisht ose plotësisht nga përdorimi i inteligjencës artificiale.

Megjithatë adoptimi i këtyre teknologjive të reja në mediat e Ballkanit Perëndimor po përparon me ritme të ndryshme. Hulumtimet tregojnë se redaksitë në rajon janë ende në fazat e hershme të integrimit të këtyre mjeteve. Gazetarët i përdorin ato më së shpeshti për të automatizuar detyra rutinë, për të përpunuar sasi të mëdha informacioni dhe për të përshpejtuar proceset e prodhimit.

"Çdo revolucion teknologjik në mënyrë të pashmangshme ndryshon pothuajse çdo aspekt të shoqërisë, dhe gazetaria është ndër të parat që i ndien këto ndryshime,” thotë Dejan Rakita, gazetar në mediumin investigativ "Gerila" në Banja Lukë.

Sipas tij futja e mjeteve të inteligjencës artificiale në peizazhin mediatik të Ballkanit Perëndimor po hap dilema të reja, veçanërisht në mjedise ku gazetaria e pavarur ka përballuar prej kohësh presione politike dhe ekonomike.

"Gazetarët profesionistë dhe të pavarur e pranojnë këtë teknologji si një mjet mbështetës, një mjet që mund të përmirësojë kërkimin dhe të përshpejtojë disa procese pune,” thotë ai.

Inteligjenca artificiale si mjet, jo si redaktor

Në Radio-Televizionin publik të Malit të Zi (RTCG) inteligjenca artificiale tashmë përdoret në punën e përditshme të redaksive. Megjithatë, siç shpjegon Vladan Jeknić, këshilltar për marrëdhënie me publikun në këtë institucion, roli i saj mbetet rreptësisht i kufizuar.

"Ne e përdorim inteligjencën artificiale kryesisht si mjet mbështetës në proceset e prodhimit,” thotë ai.

Sipas Jeknić, IA ndihmon për transkriptimin automatik të intervistave dhe të programeve, në kërkimin dhe arkivimin e sasive të mëdha të materialeve audio dhe video, si dhe për përpunimin teknik të përmbajtjeve. Por ekziston një kufi i qartë.

"IA nuk ka rol redaktorial. Përgjegjësia për përmbajtjen mbetet ekskluzivisht te gazetarët dhe redaktorët.”

RTCG është gjithashtu transmetuesi i parë publik në rajon që ka miratuar një Kod Etik për përdorimin e inteligjencës artificiale. Sipas Jeknić qëllimi i këtij hapi është vendosja e standardeve për përdorimin e përgjegjshëm të teknologjive të reja në gazetari.

"Roli i një transmetuesi publik është të vendosë standarde për përgjegjësinë profesionale në rrethana të reja teknologjike,” thotë Vladan Jeknić, duke shtuar se konkurrenca për klikime dhe për shpejtësinë e publikimit po dominon gjithnjë e më shumë industrinë e medias.

Dy realitete të ndryshme në media

Mënyra se si e përdorin inteligjencën artificiale mediat në rajon ndryshon shumë. Disa redaksi e shohin atë si një mjet për të përmirësuar punën gazetareske, ndërsa të tjera e përdorin si një zëvendësim për të.

Gazetari nga Banja Luka, Dejan Rakita, beson se pikërisht këtu qëndron dallimi kryesor. "Mediet e përgjegjshme e përdorin IA për të forcuar gazetarinë,” thotë ai. Duke shtuar se megjithatë një pjesë e madhe e peizazhit mediatik në rajon e përdor teknologjinë në mënyra të ndryshme.

"Shumë portale me pronësi jo transparente e shohin IA si zëvendësim të punës së gazetarit. Në vend që Inteligjeca Artificiale të jetë një mjet, ajo bëhet makinë për prodhimin masiv të përmbajtjeve gjenerike.”

Në një rajon ku gazetaria e pavarur ka qenë prej kohësh e ekspozuar ndaj presioneve politike dhe ekonomike, praktika të tilla mund ta dobësojnë edhe më tej ekosistemin mediatik tashmë të brishtë.

Përparësi për redaksitë më të mëdha

Boban Tomić, profesor i Mediave dhe i Komunikimit në Beograd, thotë se përdorimi i inteligjencës artificiale në gazetari varet kryesisht nga kapacitetet e secilës redaksi.

"Redaksitë më të zhvilluara në mediat më të mëdha përdorin mjete të avancuara të IA gjeneruese që ndihmojnë në procesin e krijimit dhe të redaktimit të teksteve gazetareske,” shpjegon ai.

Sipas Tomić këto mjete u mundësojnë gazetarëve të përgatisin lajme, raporte dhe artikuj më shpejt, duke përmirësuar gjithashtu ndjeshëm punën investigative.

"Shpejtësia me të cilën Inteligjenca Artificiale mund të qaset në burimet e informacionit është shumë më e madhe sesa ajo që mund të arrijë një njeri i vetëm,” thotë ai.

Përveç prodhimit të teksteve, inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë edhe për krijimin e përmbajtjeve audio-vizuale, nga zëri dhe videoja deri te elementet grafike.

Megjithatë, profesori paralajmëron se kjo teknologji sjell edhe rreziqe. "IA mund të jetë një shërbëtor i mirë, por një zot i keq.” Sipas tij rreziku më i madh vjen nga njohuritë dhe kuptimi i pamjaftueshëm i njerëzve që i përdorin këto teknologji.

Redaksitë e vogla dhe teknologjitë e reja

Në Maqedoninë e Veriut adoptimi i këtyre teknologjive është ende në një fazë të hershme. Analiza "Artificial Intelligence in the Media of North Macedonia* tregon se Inteligjenca Artificiale përdoret më shumë si mjet mbështetës në punën e redaksive, dhe jo si një burim strategjik. Në praktikë gazetarët e përdorin atë për të hulumtuar tema, për të analizuar trende ose për të përgatitur formate multimediale, ndërsa mungesa e politikave të rregulluara redaksionale shpesh e zhvendos përgjegjësinë për përdorimin etik të teknologjisë te secili gazetarë.

Vesna Ivanovska-Ilievska, redaktore e mediumit maqedonas "UMNO.mk", thotë se Inteligjenca Artificiale tashmë po bëhet pjesë e pashmangshme e profesionit të gazetarisë. "Pyetja nuk është më nëse përdoret IA, por si përdoret ajo” thotë Ivanovska-Ilievska

Sidomos në redaksitë e vogla që shpesh përballen me mungesë stafi, mjetet e reja mund ta mbështesin ndjeshëm procesin e prodhimit. Por, sipas saj, transparenca ka rëndësi thelbësore.

"Ne nuk publikojmë tekste që janë gjeneruar plotësisht nga IA. Sa herë që përdorim IA, e bëjmë të qartë se grafikat, ilustrimet apo përkthimet janë krijuar me inteligjencë artificiale dhe specifikojmë se cila platformë është përdorur.” Vetëm me një qasje të tillë, thotë ajo, mund të ruhet besimi i audiencës.

Shpejtësi dhe efikasitet, por edhe rreziqe të reja

Sipas analizave të zhvillimeve mediatike në rajon përfitimi më i madh i përdorimit të inteligjencës artificiale është rritja e efikasitetit në punën e redaksive. Gazetarët thonë se kjo teknologji i ndihmon ata të përpunojnë informacionin më shpejt, të analizojnë të dhëna dhe të automatizojnë detyrat rutinë. Megjithatë, në të njëjtën kohë po shfaqen dilema serioze etike.

Një nga shqetësimet më të mëdha është përhapja e mundshme e përmbajtjeve jo të sakta ose manipuluese. Videot deepfake, tekste të gjeneruara automatikisht dhe fotografi të manipuluara mund të krijojnë forma të reja manipulimi mediatik.

"Rreziku më i madh është përhapja e përmbajtjeve jo të sakta ose manipuluese,” paralajmëron prof. Jeknić, duke shtuar se organizatat mediatike duhet të përcaktojnë qartë përgjegjësitë kur përdorin këto teknologji.

"Nëse IA përdoret në procesin e krijimit të përmbajtjes, duhet të bëhet qartë se çfarë është gjeneruar nga IA.”

Gazetarët si "redaktorë të inteligjencës”

Një nga ndryshimet më të mëdha që ka sjellë Inteligjenca Artificiale është transformimi i vetë profesionit të gazetarisë. Hulumtimet tregojnë se gazetarët po bëhen gjithnjë e më shumë një lloj "redaktorësh të inteligjencës”, duke kombinuar kreativitetin njerëzor me shpejtësinë e algoritmeve.

Kjo do të thotë se gazetarët duhet të zhvillojnë aftësi të reja, nga analiza e të dhënave dhe verifikimi i fakteve, deri te kuptimi i algoritmeve dhe përdorimi kritik i mjeteve të IA. Pa këto aftësi, paralajmërojnë ekspertët, redaksitë rrezikojnë të mbeten pas zhvillimeve teknologjike.

A do t'i zëvendësojë IA gazetarët?

Pyetja se nëse inteligjenca artificiale do t'i zëvendësojë gazetarët ngrihet shpesh në diskutimet mediatike. Për momentin shumica e ekspertëve besojnë se kjo nuk do të ndodhë.

Një anketë me 20 gazetarë dhe profesionistë mediatikë nga Ballkani Perëndimor - Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Mal i Zi - tregon se 80 për qind mendojnë se IA nuk mund t'i zëvendësojë gazetarët, ndërsa 20 për qind besojnë se mund të zëvendësojë disa profesione mediatike.

Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë për shkrimin e lajmeve të shkurtra, të raporteve financiare ose për analizimin e të dhënave. Por ajo ende nuk mund të zëvendësojë kontekstin, mendimin kritik dhe punën investigative që janë elementet thelbësore të gazetarisë.

Përfundimi në të cilin arrijnë shumë profesionistë të medias në rajon është se inteligjenca artificiale nuk do të zëvendësojë gazetarinë, por pa dyshim do të ndryshojë mënyrën se si praktikohet ajo. "IA mund të ndihmojë,” thonë gazetarët e rajonit, "por gazetaria e vërtetë mbetet një punë njerëzore.”/DW

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës