LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Ballkani përballet me pasiguri të re mes luftës SHBA-Iran

Sulmi më i ri ndodhi të martën, dhe për shënjestër pati postën elektronike të Kuvendit të Shqipërisë. Këtë e konfirmoi vetë organi ligjvënës shqiptar, i cili tha se sulmi “ka pasur si synim fshirjen e të dhënave dhe cenimin e disa sistemeve të brendshme".

11 Mars 2026, 17:39 Nga E. D

Analiza: Ballkani përballet me pasiguri të re mes luftës

“Po vjen së shpejti” dhe “Ju kemi dhënë paralajmërimet tona” - këto janë disa nga mesazhet e publikuara në gjuhën angleze, më 9 dhe 10 mars, në një kanal të quajtur “HomeLand Justice”, në platformën Telegram.

Ky kanal përfaqëson grupin që ka marrë përgjegjësinë për disa sulme kibernetike ndaj institucioneve të Shqipërisë, që nga viti 2022.

Sulmi më i ri ndodhi të martën, dhe për shënjestër pati postën elektronike të Kuvendit të Shqipërisë. Këtë e konfirmoi vetë organi ligjvënës shqiptar, i cili tha se sulmi “ka pasur si synim fshirjen e të dhënave dhe cenimin e disa sistemeve të brendshme".

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) bëri të ditur më pas se ka ngritur grupin e punës “për analizimin e rastit dhe ekipet ndodhen në terren duke kryer analizën teknike, si dhe duke ndërmarrë hapat e nevojshëm lidhur me këtë situatë”.

Deri më tani, AKSK-ja nuk ka dalë me ndonjë njoftim që jep hollësi të tjera mbi sulmin apo shkallën e saktë të dëmit.

Kuvendi, ndërkaq, tha se ekipet e tij teknike po punojnë për “rikuperimin e të dhënave të fshira në llogaritë e përdoruesve”.

Çfarë dihet për “HomeLand Justice”?

“HomeLand Justice”, sipas një analize nga gjiganti amerikan i teknologjisë Microsoft, është i lidhur me Qeverinë iraniane.

Në postimet e veta në Telegram, grupi i hakerëve thotë se sulmet ndaj institucioneve të Shqipërisë po bëhen për të dënuar vendimin e tyre për strehimin e grupit opozitar iranian Mojahedin-e-Khalq (MEK), që njihet edhe si Organizata Popullore Muxhahedine e Iranit.

“Kur ju i mbështesni terroristët, duhet të dini se do ta paguani çmimin për këtë, në të gjitha aspektet”, thuhet në një nga postimet e këtij grupi, më 10 mars.

Në postime të tjera, grupi akuzon politikanët shqiptarë se po i dëgjojnë “urdhrat e amerikanëve”, si dhe paralajmërojnë se ky sulm është “vetëm maja e ajsbergut”.

Më 28 shkurt, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme kundër Iranit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e mbështeti operacionin amerikano-izraelit, duke thënë se shteti që ai udhëheq është përballur drejtpërdrejt me “fytyrën barbare të regjimit të Teheranit, përmes agresioneve të tij kibernetike”.

Ekspertë të sigurisë ishin të ndarë rreth asaj nëse prezenca e MEK-ut në Shqipëri rrit rrezikun, apo nuk ka ndikim në sulmet e mundshme nga Irani, pas fillimit të luftës me SHBA-në.

Pas fillimit të luftës në Iran, ekspertë ndërkombëtarë të sigurisë kanë paralajmëruar se përshkallëzimi i tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit rrit rrezikun e sulmeve të mundshme terroriste apo operacioneve të fshehta jashtë zonave tradicionale të konfliktit.

Sipas një analize të publikuar nga revista amerikane The Atlantic, Irani ka përdorur historikisht rrjete dhe metoda të ndryshme për t’u hakmarrë ndaj kundërshtarëve, veçanërisht kur përballet me presion të madh politik apo ushtarak, duke përfshirë sulme që burojnë jashtë territorit të Iranit.

Ndërkohë, raportime të gazetës New York Times theksojnë se agjencitë amerikane të inteligjencës po monitorojnë mundësinë që Teherani t’i aktivizojë grupet aleate në rajone të ndryshme për të goditur interesat amerikane ose aleatët e tyre.

Cili është rreziku real në Shqipëri e Kosovë?

Ndonëse Shqipëria ka histori të marrëdhënieve të tensionuara me Iranin, ekspertë të sigurisë mendojnë se pas fillimit të luftës SHBA-Iran ekziston rrezik i konsideruar edhe për vende të tjera.

Eksperti i sigurisë nga Qendra Kosova për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli, thekson se situata aktuale kërkon përgatitje më të madhe institucionale, duke pasur parasysh mënyrën se si Irani ka operuar ndër vite jashtë territorit të tij.

“Dihet botërisht që Irani ka operuar për dekada duke nxitur celula influencuese jashtë vendit, të cilat kanë për qëllim dëmtimin e interesave të vendeve perëndimore”, thotë ai.

Sipas Vrajollit, rreziku potencial për Kosovën dhe Shqipërinë lidhet edhe me orientimin e tyre të qartë politik dhe strategjik drejt aleatëve perëndimorë.

Ai thekson se, për shkak të mbështetjes së hapur ndaj interesave amerikane dhe evropiane, të dy vendet mund të shihen si objektiva të mundshëm të veprimeve indirekte armiqësore.

Megjithatë, ai vlerëson se ndikimi i drejtpërdrejtë iranian në Kosovë dhe në Shqipëri nuk është shumë i theksuar.

“Në këto vende, ndikimi fetar ka ardhur kryesisht nga aktorë të tjerë”, shpjegon Vrajolli, duke shtuar se komunitetet fetare në rajon janë kryesisht të lidhura me traditën sunite, dhe me ndikime nga Turqia apo vende të tjera, e jo me rrymat shiite, që lidhen më shumë me Iranin.

Megjithatë, rreziku nuk mund të përjashtohet plotësisht. Vrajolli paralajmëron se edhe incidente të izoluara mund të shkaktojnë pasoja serioze.

“Një incident i vetëm mund të shkaktojë dhimbje të mëdha, prandaj vigjilenca duhet të jetë e lartë për të parandaluar çdo skenar të mundshëm”, thotë ai.

Vrajolli shton se sulmet kibernetike mbeten një nga rreziqet më reale, duke kujtuar se Irani ka kryer sulme të tilla edhe në periudha kur nuk ka pasur konflikt të hapur.

Duke pasur parasysh këtë, ai mendon se institucionet e Shqipërisë, por edhe ato të Kosovës, duhet të jenë të përgatitura dhe “të mbrojtura” për kërcënime në hapësirën digjitale.

Çfarë po bën Kosova?

Vetëm një ditë pasi nisi lufta në Iran, në Kosovë u zhvillua një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë, e thirrur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Shefi i ekzekutivit kosovar “ka ritheksuar qëndrimin e qartë të institucioneve të Republikës së Kosovës se qëndrojnë të palëkundura përkrah miqve dhe aleatëve tanë strategjikë, e në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjet për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar”, u tha në një komunikatë.

Ndonëse kryeministri tha se Kosova po monitoron nga afër implikimet e mundshme për vendin dhe rajonin, Policia e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse po zbaton ndonjë plan të veçantë mbrojtjeje, pas kësaj situate, si dhe nëse ka pasur ndonjë incident të theksuar të ndërlidhur me të.

Më herët, as Qeveria, as Ministria e Punëve të Brendshme, e as Presidenca e Kosovës nuk iu përgjigjën REL-it mbi implikimet e mundshme apo masat konkrete që mund të merren./REL

ballkani

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë