LIVE UPDATES
Bota

Përmbytjet në Gjermani, jugu i vendit vijon nën pushtetin e ujërave, rreth 3000 persona të evakuuar

Situata e përmbytjes në jug të Gjermanisë mbetet e tensionuar, sidomos në landin Baden-Vyrtemberg. Kancelari Scholz viziton të hënën zonat e prekura nga përmbytjet.

3 Qershor 2024, 08:35 Nga r.ll
Përmbytjet në Gjermani, jugu i vendit vijon nën pushtetin e
permbytjet ne gjermani

GJERMANI- Vërshime ujërash, forca shpëtimi në aksion të pandërprerë kundër përmbytjeve, prishje argjinaturash me thasë rëre: Moti i keq në Gjermani ka mbërthyer keq ditët e fundit jugun gjerman, sidomos Baden-Vyrtembergun dhe Bavarinë. Edhe të dielën zonat jugore të Gjermanisë sërish u përfshinë nga reshje të forta. Situata mbetet kritike në zonat përgjatë Danubit. Regensburgu shpalli po ashtu gjendjen e katastrofës. Në Manhing-Pchl, Pfafenhofen të hënën në mëngjes u prish një argjinaturë dhe banorëve i është kërkuar të shkojnë në katet më të larta të shtëpive. Kurse në Bavari u evakuuan të dielën rreth 3000 vetë.

Në disa zona gjatë fundjavës brenda një dite ra kaq shumë shi sa mesatarisht bie për një muaj. Në Kisleg, në landin e Baden-Vyrtembergut ra brenda një dite 130 litra shi për metër katror, sipas Shërbimit Metereologjik Gjerman, shkruan dpa. Po ashtu edhe në zona të tjera dendësia e shirave ka qenë shumë e lartë. Megjithëse reshjet në jug të Gjermanisë janë rralluar, gjendja mbetet e tensionuar. Niveli i ujërave të lumenjve rritet, por përmbytja pritet të zhvendoset në zona të tjera për shkak të rrjedhës. Niveli i Rinit dhe lumit Nekar kan shënuar rekorde lartësie. Pranë Karlsruhe Rini kaloi pragun e 7,5 metrave.

Scholz në zonat e përmbytjes

Paraditen e së hënës, kancelari Olaf Scholz (SPD) i shoqëruar nga ministrja e Brendshme, Nancy Faeser (SPD) viziton zonat e përmbytjes në Bavari. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të landit bavareu, Scholz Faeser shkojnë në Reichershofen, ku takohen edhe me kryeministrin e landit bavarez, Markus Söder.

Pas humbjes së jetës të një zjarrfikësi 42 vjeçar gjatë një aksioni shpëtimi, kancelari gjerman, Olaf Scholz falënderoi të dielën trupat e emergjencës dhe shprehu respektin për punën që po bëjnë në zonat e përmbytjes. "Vdekja e një zjarrfikësi në Pfafenhofen më ka prekur", shkroi politikani socialdemokrat të dielën në platformën X. "Mendimet e mia janë tek të afërmit dhe koleget e kolegët."

Në Pfafenhofen në Ilm në Bavarinë e sipërme një zjarrfikës humbi jetën gjatë një aksioni shpëtimi. Pas ditësh me reshje të forta në mjaft zona në Bavari dhe Baden-Vyrtemberg kanë dalë nga shtrati lumenjtë duke përmbytur mjaft zona në jugun gjerman. Sidomos të prekura janë disa zona në Augsburg, Bamberg, Regensburg, Nuremberg, ku pati evakuime. Reshjet janë të forta, thuhet nga Shërbimi Meterologjik Gjerman. Kur kjo "ndesh me tokën e ngopur, atëherë mund të ketë sërish shpejt vërshime ujërash".

Dy vagonë të një treni ICE dolën nga shinat të shtunën vonë për shkak të rrëshqitjes së tokës - për fat nuk pati të lënduar. 185 pasagjerët u evakuuan. Organizata e Ndihmës Teknike, THW në Gjermani shtoi në fundjavë 1800 forca për ndhmë në jug të Gjermanisë. Edhe ushtria gjermane ka shkuar në disa zona për ndihmë./DW

permbytjet ne gjermani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet