LIVE UPDATES
Bota

"I japim edhe pa recetë"/ Paratë në kuletë, antibiotikët në xhep

Farmacisti Shkumbin Jusufi, anëtar i Odës së Farmacistëve të Kosovës, beson se ndër shkaqet kryesore të këtij problemi është mungesa e farmacistëve, të cilët në barnatore në Kosovë zëvendësohen shpeshherë me teknikë të farmacisë.

9 Janar 2024, 18:04 Nga h.k
"I japim edhe pa recetë"/ Paratë në kuletë,
Foto ilustruese

PRISHTINË-Pak më shumë se shtatë euro e 60 centë mjaftojnë për t’i blerë dy lloje antibiotikësh në barnatore në Prishtinë.

Përveç parave, shitësit nuk kërkojnë asgjë tjetër... as recetë nga mjeku.

Po, ne japim antibiotikë edhe pa recetë... Pse çka ka të keqe?!”, thotë një teknike e farmacisë për Radion Evropa e Lirë, në një nga barnatoret në lagjen Dardania në Prishtinë.

Edhe pse vetëm teknike e farmacisë e jo farmaciste, ajo tregon se si duhet të përdoret lloji i antibiotikut të blerë, Amoxicillin.

Farmacisti Shkumbin Jusufi, anëtar i Odës së Farmacistëve të Kosovës, beson se ndër shkaqet kryesore të këtij problemi është mungesa e farmacistëve, të cilët në barnatore në Kosovë zëvendësohen shpeshherë me teknikë të farmacisë.

Unë mendoj se ata e bëjnë abuzimin më të madh. Ata nuk ia dinë të mirat dhe të këqijat antibiotikut. Ai [tekniku] është jokompetent për atë që e jep. Te ne, pas orës 15:00, 99 për qind e barnatoreve punojnë pa farmacistë e pa njeri kompetent”, thotë Jusufi.

Antibiotikët shiten pa recetë të mjekut edhe në shumë barnatore të tjera në Kosovë. Në një prej tyre, Radio Evropa e Lirë kërkoi të blejë një lloj antibiotiku për fëmijë, Ospen.

E habitur nga pyetja se a është normale të merret ky lloj ilaçi pa recetë nga mjeku, farmacistja në këtë barnatore thotë se “nuk është problem të jepet ky antibiotik se është i përgatitur [shitet i gatshëm për t’u konsumuar, nuk kërkon përgatitjen e tij nga tekniku i farmacisë]”.

Kosova ka ligj dhe udhëzim administrativ që e ndalon shitjen e ilaçeve pa recetë. Por, ato nuk respektohen.

Në udhëzimin administrativ mbi recetat në sistemin shëndetësor në Kosovë thuhet se “farmacisti ka të drejtë të japë vetëm barin, i cili është i përshkruar në recetë” maksimumi deri në tri ditë pas përshkrimit të antibiotikut nga mjeku.

Rreziku nga përdorimi i parregullt i antibiotikëve
Mikrobiologu Lul Raka, nga Universiteti i Prishtinës, thotë se keqpërdorimi i antibiotikëve po e çon njerëzimin drejt një kërcënimi serioz: shfaqjen dhe përhapjen e rezistencës ndaj antibiotikëve.

Antibiotikët nuk guxojnë të jepen pa recetë të mjekut. Nëse ka ligje, ato duhet të zbatohen. Edhe inspektorati duhet të veprojë. Në anën tjetër, edhe vetë qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se nëse blejnë antibiotikë pa u konsultuar me mjekun, e kanë gabim”, thotë Raka.

E njohur me shkurtesën AMR, rezistenca antimikrobike është aftësia e baktereve, viruseve e parazitëve për t’i përballuar veprimit të antimikrobikëve, si për shembull antibiotikëve.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rezistenca e mikrobeve ndaj antimikrobeve bën që “medikamentet të bëhen joefektive dhe infeksionet të mbeten në trup, duke e rritur rrezikun e përhapjes te të tjerët”.

Të dhënat lidhur me përdorimin e antibiotikëve në Kosovë në vitet e fundit janë të pakta. Sipas një hulumtimi të bërë nga profesori Raka, në vitin 2019, rreth 33 për qind e vizitave mjekësore në Kosovë përfundojnë me parashkrim të antibiotikëve.

Në një tjetër hulumtim të vitit 2019, të publikuar në Bibliotekën Kombëtare amerikane të Mjekësisë, thuhet se rreth 43 për qind e të rriturve dhe 58 për qind e fëmijëve kanë marrë së paku një antibiotik gjatë qëndrimit në spitale në Kosovë. Sipas hulumtuesve, kjo tregon se “përdorimi i antibiotikëve në spitalet e Kosovës është shumë i lartë”.

Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve, mbi 35 mijë njerëz vdesin çdo vit në Bashkimin Evropian, Islandë dhe Norvegji shkaku i infeksioneve që janë rezistente ndaj antibiotikëve.

Ndërkohë, një raport i vitit 2023 për ambientin nga OKB-ja parashikonte se, deri më 2050, deri në dhjetë milionë vdekje do të shkaktohet nga mikrobet rezistente ndaj antimikrobeve, duke u barazuar kështu me numrin total të vdekjeve të shkaktuara nga kanceri në botë.

Për Besim Kodrën, udhëheqës i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, qasja e pakufizuar në antibiotikë simbolizon nivelin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Kjo pak a shumë tregon edhe atë mungesën e besimit në shëndetësi, po edhe atë mungesën e kontrollit të shtetit ndaj barnatoreve, të cilat shesin barna pa përshkrim të mjekut – sidomos antibiotikë që ka mundësi ta dëmtojnë pacientin”, thotë Kodra.

Ai thekson se shoqata që ai drejton ka kërkuar disa herë nga Inspektorati Shëndetësor dhe institucionet e tjera që të merren masa ndaj institucioneve, të cilat shesin medikamente pa recetë të mjekut.

“Zakonisht, arsyetohen me mungesë të inspektorëve. Edhe kjo tregon se sa shumë barna shiten në të zezën”, shton ai.

Inspektorati farmaceutik, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, thotë se ka realizuar 932 inspektime gjatë vitit 2023. Gjatë këtyre inspektimeve, inspektorati thotë se ka hasur në parregullsi dhe ka marrë masa ndëshkuese.

“Për këto parregullsi të takuara janë shqiptuar 249 gjoba, si për produkte ilegale, mungesë farmacisti përgjegjës apo zëvendësues, për dhënie të produkteve pa recetë të mjekut (në mesin e të cilave hyjnë edhe antibiotikët), si dhe për parregullsi të tjera”, thuhet në një përgjigje të Inspektoratit Shëndetësor për REL-in.

Sipas Ligjit për Shëndetësi dhe atij për Produkte dhe Pajisje Medicinale, gjoba për shitje të produkteve medicinale pa recetë është 1.000 euro.

Kryeshefi i Departamentit të Mjekësisë Familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Valdet Hashani, konfirmon se, në shumicën e barnatoreve në Kosovë, antibiotikët jepen pa recetë.

Sipas tij, kjo ndodh edhe për shkak të mungesës së recetave elektronike dhe mosfunksionimit të sistemit informativ shëndetësor.

Kjo ndodh, pos tjerash, thotë ai, edhe për faktin se nuk ka receta elektronike dhe nuk funksionon Sistemi Informativ Shëndetësor (SISH).

Edhe pse të vetëdijshëm për pasojat e përdorimit joadekuat të antibiotikëve, Hashani thotë se mjekët në Kosovë janë të detyruar të përshkruajnë antibiotikë për pacientët.

“Përshkimi i antibiotikëve pa indikacione është vetëm për shkak të frikës, ose për shkak të kërcënimit që pacienti e bën ndaj mjekut. Kemi raste e raste kur mjekët dhe infermieret janë rrahur në vendin e punës”, thotë Hashani.

Tutje, ai tregon se shpeshherë vijnë pacientë të kërkojnë antibiotikë të caktuar vetëm sepse kanë dëgjuar se ndonjë familjar apo fqinj i tyre e ka përdorur atë:
“As nuk dinë ta mbajnë në mend [emrin], por thonë ‘ato kapsulat që janë kuq e zi’”./REL

amoxicillin

Sondazh

Poll
Bota 9 Janar 2024, 16:17 h.k

Sulm vdekjeprurës izraelit në Liban

Foto ilustruese IZRAEL-Një sulm me dron nga Izraeli ka goditur të martën një makinë në lug të Libanit, duke vrarë ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet