LIVE UPDATES
Bota

Dera e avionit u shkeput gjatë fluturimit, Hetuesit: Mungojnë vidat që do e mbanin të fiksuar

Ndërsa hetimet vazhdojnë, dy kompani ajrore kanë njoftuar tashmë se nga inspektimet paraprake, janë konstatuar vida të liruara edhe në avionët e tjerë të këtij tipi.

9 Janar 2024, 15:41 Nga N.F
Dera e avionit u shkeput gjatë fluturimit, Hetuesit: Mungojnë vidat
Pamje nga avioni

ALASKË- Hetuesit federalë thonë se nuk kanë arritur të gjejnë vidat që duhej të kishin mbajtur derën e avionit Boeing 737 që u shkëput gjatë fluturimit. Ndërsa hetimet vazhdojnë, dy kompani ajrore kanë njoftuar tashmë se nga inspektimet paraprake, janë konstatuar vida të liruara edhe në avionët e tjerë të këtij tipi. Kompania prodhuese Boeing gjendet tashmë nën trysni të shtuar për të marrë masat e duhura për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve të sigurisë.

Hetuesit federalë po përpiqen të kenë një pamje më të plotë të rrethanave se si dera e një avioni të linjës Alaska Airlines u shkëput dhe ra gjatë fluturimit. Hetuesit thanë se nuk kanë gjetur dot katër vidat që duhej ta kishin mbajtur derën të fiksuar.

“Janë dy vida lart. Nuk dimë nëse këto vida ishin aty dhe ranë me shkëputjen e derës, apo nëse mungonin... Mungonin vidat edhe tek menteshat në fund të derës. Edhe për to nuk e dimë nëse gjendeshin aty...”, tha Jennifer Homendy, drejtuese e Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transporteve.

“Sipas projektimit, nëse vidat janë aty të shtrënguara, ato e pengojnë derën të ngrihet lart dhe të shkëputet nga struktura... apo të fluturojë në ajër. Sidoqoftë, vidat mund të këputen dhe janë disa gjëra të tjera që duhet të ekzaminojmë”, tha eksperti Clint Crookshanks.

Komentet e bëra të hënën nga ekspertët federalë erdhën pasi dy kompani ajrore, Alaska Airlines dhe United Airlines, njoftuan nga ana e tyre se kishin gjetur pjesë të liruara në panelet e avionëve të tyre Boeing 737 Max 9.

“Që kur filluam inspektimet paraprake të shtunën, kemi gjetur raste me probleme instalimi të dyerve – si për shembull, vida që duhej të ishin shtrënguar më shumë”, njoftoi kompania ajrore United Airlines.

Kompania Alaska Airlines tha se kishte filluar kontrollin teknik të avionëve të saj të tjerë Max 9 dhe se nga “gjetjet fillestare duket se janë gjetur pjesë të liruara në disa avionë”.

Këto gjetje kanë shtuar shqetësimet për procesin e prodhimit të këtyre avionëve. Kompania Boeing gjendet tashmë nën trysni të shtuar për t’u dhënë përgjigje shqetësimeve të krijuara dhe ka thirrur të martën të gjithë punonjësit e saj në një takim të përbashkët.

Agjencitë rregullatore amerikane urdhëruan pezullimin e menjëhershëm të 171 avionëve të këtij tipi, pas shkëputjes së derës së avionit të kompanisë Alaska Airlines, ndërsa fluturonte në një lartësi prej 4800 metrash mbi Oregonin. Pilotët arritën ta ulin avionin në tokë dhe asnjë prej 171 pasagjerëve dhe gjashtë anëtarëve të ekuipazhit nuk pësoi lëndime serioze.

Marrë nga VOA

avion alaskë incident hetues

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet