LIVE UPDATES
Bota

I fundit para zgjedhjeve të nëntorit, JD Vance dhe Tim Walz gati për debatin nënpresidencial

Tim Walz dhe JD Vance do të debatojnë për 90 minuta sot në praninë e dy moderatorëve në një sallë pa audiencë.

1 Tetor 2024, 18:19 Nga r.ll
I fundit para zgjedhjeve të nëntorit, JD Vance dhe Tim Walz gati
JD Vance dhe Tim Walz

SHBA- Kandidatët për nënpresidentë JD Vance dhe Tim Walz përballen sonte në debatin e tyre të parë dhe të vetëm. Debati mes republikanit Vance dhe demokratit Waltz do të zhvillohet në Nju Jork.

Tim Walz dhe JD Vance do të debatojnë për 90 minuta sot në praninë e dy moderatorëve në një sallë pa audiencë.

Senatori nga Ohajo, JD Vance thotë se debati është një shans për të treguar se si republikanët do të përmirësojnë ekonominë dhe do të sigurojnë kufirin.

“Është një mundësi për mua t'i tregoj popullit amerikan se si mund t'ua bëjmë jetën më të mirë dhe se si politikat e Donald Trumpit mund t'i bëjnë ata më të begatë, botën më paqësore dhe kufirin jugor më të sigurt. Nëse i bëjmë këto gjëra, do të fitojmë”, tha ai.

Guvernatori i Minesotës Tim Walz thotë se demokratët mbështesin amerikanët e klasës punëtore. Sipas tij, këtë nuk e bënë kundërshtari i tij.

“Unë u rrita në rajonet qendrore të Amerikës. JD studioi në Universitetin Yale, e financoi karrierën e tij me ndihmën e miliarderëve dhe më pas shkroi një libër, ku kritikon ashpër komunitetin ku u rrit. Ai nuk ka gjë të përbashkët me banorët e kësaj zone të Amerikës. Dhe më duhet t'ju them se mezi pres të debatoj me këtë njeri”, tha ai.

JD Vance, një kritik i dikurshëm i zoti Trump, mori mbështetjen e ish-presidentit republikan në garën për në Senat.

Që nga ajo kohë, ai përqafoi qasjen e zotit Trump "Amerika e Para".

"Armiqtë tanë dhe shumë demokratë na quajnë 'populistë' sikur të ishte një fyerje. Por nëse kjo nënkupton të jesh në anën e njerëzve që punojnë dhe jo me elitat e fuqishme që po dobësojnë klasën tonë të mesme dhe po mbështesin luftërat e palogjikshme jashtë vendit, atëherë mund të më quani populist", tha ai.

Senatori Vance së fundmi u tha udhëheqësve evropianë se duhet të japin kontribut më të madh për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Zoti Waltz thotë se senatori Vance dhe ish-presidenti Trump do të hiqnin dorë nga roli udhëheqës i Amerikës në botë.

“Në të kaluarën, kur republikanët flisnin për lirinë, ata vërtetë e mbronin atë. Ata nuk do t'u kthenin shpinën aleatëve. Ata nuk do ta linin Ukrainën të luftonte vetëm”, tha zoti Walz.

Senatori Vance thotë se zonja Harris po dëmton punëtorët amerikanë, duke favorizuar mbështetjen për emigrantët e paligjshëm.

"Kamala Harris duket se dëshiron t'u ofrojë njerëzve që nuk duhet të jenë këtu, të gjitha përfitimet që u takojnë qytetarëve amerikanë. Kjo do të çojë në falimentimin e vendit dhe do ta bëjë të pamundur për amerikanët e thjeshtë të blejnë shtëpi, ushqime dhe të përfitojnë nga programet sociale”, tha ai.

Guvernatori Walz thotë se karriera e zotit Trump në biznes dhe në politikë tregon se ai përpiqet të mbështesë vetëm njerëzit e pasur si ai.

"Ai dëshiron krijimin e një ekonomie që ndihmon të pasurit dhe dëmton ata me të ardhura më të ulëta. Këtë bëjnë ata. Kostot tuaja rriten. Ata duan të shfuqizojnë ligjin e kujdesit shëndetësor, të shkurtojnë programet sociale dhe sigurimet shëndetësore për të moshuarit, gjëra që e shpëtuan nënën time nga varfëria”, thotë ai.

Ky është debati i fundit i planifikuar përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit, ndërsa votimi i hershëm tashmë ka filluar në disa shtete. /VOA

jd vance tim walz

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë