All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

I dënuar për krime lufte, Ratko Mlladiç është shtruar në spital në Hagë në gjendje të keqe shëndetësore

Në një bisedë të shkurtër telefonike me AFP në Beograd, Darko Mlladiç ka konfirmuar informacionin në mediat serbe. Ai tha se babai i tij është shtruar në spital prej një jave për shkak të shëndetit të brishtë. Ai fillimisht ishte në një spital civil në Hagë dhe që nga e enjtja ndodhet në objektin shëndetësor të burgut të Mekanizmit Ndërkombëtar të Mbetur për Drejtësi Penale (MTPI) me seli në Hagë.

12 Shtator 2022, 08:26 Nga d.a.
I dënuar për krime lufte, Ratko Mlladiç është shtruar
Mlladiç
All - Paragraf - 1

HAGË- Ish-komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjës, ish-gjenerali i Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA), Ratko Mlladiç, i cili po vuan dënimin e përjetshëm në Hagë për krime lufte, është shtruar në spital dhe është në “shëndet të keq”, tha djali i tij Darko Mlladiç për AFP.

Në një bisedë të shkurtër telefonike me AFP në Beograd, Darko Mlladiç ka konfirmuar informacionin në mediat serbe. Ai tha se babai i tij është shtruar në spital prej një jave për shkak të shëndetit të brishtë. Ai fillimisht ishte në një spital civil në Hagë dhe që nga e enjtja ndodhet në objektin shëndetësor të burgut të Mekanizmit Ndërkombëtar të Mbetur për Drejtësi Penale (MTPI) me seli në Hagë.

Shëndeti i tij është i keq. Këtu në Serbi, një ekip mjekësh është gati të shkojë dhe ta shohë, por ende nuk e dimë nëse do t’i lejohet ta bëjnë këtë. Ne do të kërkojmë që këta mjekë ta ekzaminojnë atë,” i tha AFP Mlladiç Jr.

Shërbimet e MTPI, të pyetur nga AFP për të komentuar këtë informacion, janë përgjigjur se “nuk mund të komentojnë gjendjen shëndetësore të një të dënuari, pasi është informacion konfidencial”.

Në qershor 2021, MTPI la në fuqi dënimin e përjetshëm të Ratko Mlladiçit për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë përleshjeve ndëretnike në Bosnje dhe Hercegovinë nga viti 1992 deri në vitin 1995. Ai u shpall fajtor për gjenocid për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës në korrik 1995, kur forcat serbe të Bosnjës vranë rreth 8,000 burra myslimanë. Beogradi zyrtar pranon se është një krim i tmerrshëm lufte, por se nuk është gjenocid dhe se numri i viktimave, të cilët sipas tyre kanë qenë kryesisht ushtarë të ushtrisë boshnjake në konflikt, është ekzagjeruar disa herë.

Darko Mlladiç u tha disa mediave në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë se babai i tij vuan nga “inflamacioni i mushkërive, akumulimi i lëngjeve në mushkëri dhe dështimi i zemrës”.

“Ne nuk e dimë se cilat janë shkaqet e dështimit të zemrës dhe nëse Ratko Mlladiç mund të ketë pësuar një atak të lehtë në zemër. Nuk i morëm gjetjet nga analizat”, tha djali i tij për Novosti të Beogradit.

Sipas të njëjtit burim, Ratko Mlladiç ishte i sëmurë me Covid-19 në fillim të gushtit, por “pa simptoma serioze”.

Darko Mlladiç deklaroi gjithashtu se që nga maji, shëndeti i babait të tij është “përkeqësuar në mënyrë dramatike”. “Është në një situatë të vështirë dhe më duket se është në rrezik për jetën. Ne nuk mund të funksionojmë të pavarur dhe ai ka nevojë për kujdes”, shtoi ai.

Ekspertët mjekësorë rusë, deklaratat e të cilëve u referuan nga mbrojtja e Ratko Mlladiç gjatë gjyqit në vitin 2016, deklaruan se ai kishte pësuar disa goditje të lehta në të kaluarën që shkaktuan kolapsin e sistemit nervor.

ratko mlladiç gjykata e hages

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet