LIVE UPDATES
Bota

"Harxhim parash dhe kohe!" Forumi Ekonomik Botëror në Davos nis mes protestash nga të rinjtë: Jemi kundër takimit të lobit të të pasurve dhe të fuqishmëve

Forumi Ekonomik Botëror në Davos u shoqërua nga protesta të rinjsh. Ata duan të thonë fjalën e tyre në forum.

21 Janar 2025, 07:44 Nga M.B
"Harxhim parash dhe kohe!" Forumi Ekonomik Botëror në Davos
Protesta

ZVICRA- Protesta është e vogël, por e zhurmshme. Disa qindra të rinj të mbledhur në sheshin qendror në Davos të Zvicrës ku zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror e konsiderojnë këtë takim harxhim parash dhe kohe. "Ne protestojmë kundër takimit të lobit të të pasurve dhe të fuqishmëve në Davos. Është e qartë që ata janë përgjegjës për krizat e kohës sonë," thotë Mirjam Hostetmann nga Socialistët e Rinj Zviceranë, të cilët bashkëorganizojnë demonstratën nën moton. "Strike WEF."

"Eat the rich" (Hani të pasurit) apo "Tax the rich" (Taksoni të pasurit) thërrasin demonstruesit, disa prej të cilëve bllokojnë edhe rrugën ku kalojnë limuzinat me pjesëmarrësit në Forumin Ekonomik Botëror.

Fjalë të qarta

Inés Yábar mendon paksa ndryshe për Forumin Ekonomik Botëror. E reja peruane është e ftuar këtë vit në forum. Në Lima ajo punon me të tjerët për të mbrojtur mjedisin në Peru, merret me probleme sociale dhe është aktive si Global Shaper. Ky rrjet global të rinjsh të angazhuar mes moshës 20 dhe 30 vjeç këshillohet prej Forumit Ekonomik Botëror, por është i organizuar në mënyrë të pavarur.

Peruania dëshiron të diskutojë në Davos me të fuqishmit. Ajo synon të ndërtojë ura, por edhe të thotë qartë mendimin e saj. Ajo e kupton pse para dyerve zhvillohen demonstrata. "Mendoj se kjo tregon se të rinjve u interesojnë këto tema. Dhe ne do të protestojmë sepse duhet të ngremë zërin për gjërat që kemi pasion. Ne jemi të përfaqësuar edhe në hapësira ku mund të flasim dhe këmbejmë mendime me njerëzit, që marrim vendime që ndikojnë në të ardhmen tonë."

Kështu nuk mund të vazhdohet

50 Global Shapers nga e gjithë bota marrin pjesë në diskutimet në Davos. Bëhet fjalë për drejtësinë sociale, ndryshimet klimatike, inteligjencën artificiale dhe shumë tema të tjera. Prania në forum është një mundësi. Shumë të rinj janë të pakënaqur. Kështu nuk mund të vazhdohet më tej, thotë Olajumoke Adekeye.

Nigeriania është e indinjuar, sepse vetëm 2.8 për qind e parlamentarëve në mbarë botën janë nën 30 vjeç. Në Afrikën Sub-Sahariane, një pjesë e madhe e popullsisë është nën 25 vjeç, thotë ajo, por kur bëhet fjalë për vendimet që ndikojnë në të ardhmen e tyre, ata nuk dëgjohen. Ajo është këtu për ta ndryshuar këtë .

Përgjegjësi sociale

Akshay Saxena nga India beson te rinia dhe kërkon ndryshim: "Shumë vendime që prekin shumicën, merren vetëm nga grupe shumë të vogla”. Me organizatën e tij Avanti Fellows sipërmarrësi indian mbështet talentet e reja. Fokusi është te fëmijët nga familjet e varfra që kanë pak akses në sistemin arsimor. "Ka kaq shumë fëmijë të zgjuar, njerëz të jashtëzakonshëm, dhuntitë e të cilëve shpesh shkojnë dëm".

Në Forumin Ekonomik Botëror ai do të nderohet si Sipërmarrësi Social i Vitit . "Nëse kapitalizmi duhet të funksionojë, atëherë ata që kanë shumë duhet të japin nga pasuria e tyre. Kjo është përgjegjësia sociale," thotë ai. Rreth 70,000 të rinj indianë marrin pjesë në kurset online të Avanti Fellows për lëndët e matematikës, të teknologjisë dhe të shkencës. Të tjerët marrin përmes programeve të organizatës mbështetje për të ndjekur shkolla./ DW

forumi ekonomik botëror

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet