21 Janar 2025, 07:28
Nga E. D
Vivek Ramaswamy
SHBA- Vivek Ramaswamy nuk do të jetë pjesë e Departamenti tëri të Presidentit për Efikasitetin e Qeverisë, tha Shtëpia e Bardhë të hënën. Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë tani do të ketë një drejtues, sipërmarrësin Elon Musk.
Vivek Ramaswamy nuk do të shërbejë më në agjencinë joqeveritare së bashku me sipërmarrësin Elon Musk, konfirmoi të hënën një zëdhënëse e këtij entiteti. Ramaswamy ka sinjalizuar planet për të kandiduar për guvernator të Ohajos.
“Vivek Ramaswamy luajti një rol kritik duke na ndihmuar të krijojmë Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë”, tha zëdhënësja Anna Kelly përmes një deklarate.
“Ai synon të kandidojë për një post publik së shpejti, që do ta detyrojë atë të qëndrojë jashtë Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, bazuar në strukturën që kemi shpallur sot. Ne e falënderojmë atë jashtëzakonisht për kontributin e tij gjatë 2 muajve të fundit dhe presim që ai të luajë një rol jetik për ta bërë Amerikën sërish madhështore”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë.
Zoti Trump ka premtuar ta reformojë Uashingtonin me një qasje agresive, përfshirë krijimin e një Departamenti për Efikasitetin e Qeverisë, ose DOGE, një grup pune joqeveritar i ngarkuar me gjetjen e rrugëve për të shkurtuar radhët e punonjësve dhe programeve federale, si edhe për të minimizuar rregulloret federale.
Në deklaratën që njoftonte krijimin e nismës DOGE, zoti Trump shprehej se ajo "do t'i hapte rrugën administratës së tij për të eliminuar burokracinë qeveritare dhe rregulloret e tepërta, për të shkurtuar shpenzimet e panevojshme dhe për të ristrukturuar agjencitë federale".
Elon Musk ka spekuluar publikisht se ekziston mundësia të identifikohen rreth 2 trilionë dollarë buxhetin federal që mund të shkurtohen. Kjo do të përbënte gati një të tretën e 6.1 trilionë dollarëve që qeveria federale shpenzoi në vitin fiskal 2023 dhe nuk mund të realizohet pa reduktime drastike në shërbimet dhe programet qeveritare./VOA
vivek ramaswamy
Bota
21 Janar 2025, 07:25
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump, në ditën e parë të tij në detyrë përmes një urdhëri ekzekutiv fali...
Bota
21 Janar 2025, 07:23
E. D
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara do të dalin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, njoftoi të hënën Pres...
Bota
21 Janar 2025, 07:21
M.B
SHBA- Donald J. Trump u betua si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ai është i dyti, që zgjidhet në dy mandate jo t&eum...
Bota
21 Janar 2025, 07:15
E. D
Marco Rubio
SHBA- Senati konfirmoi shpejt ish senatorin Marco Rubio si Sekretar të Shtetit të hënën me një votim unanim, duke i dh...
Bota
20 Janar 2025, 22:58
N.F
Zjarri
RUSI- Mbetjet nga një mjet ajror pa pilot (UAV) ukrainas shkaktuan një zjarr të hënën vonë në një fabrik&eum...
Bota
20 Janar 2025, 22:48
N.F
Foto ilustruese
GAZA- Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) njoftoi se 915 kamionë me ndihma humanitare hy...
Bota
20 Janar 2025, 22:46
r.ll
pamje nga inaugurimi i trump
SHBA- Në pamje të parë, inaugurimi i Donald Trump dukej si transferimi i zakonshëm i pushtetit, ...
Bota
20 Janar 2025, 22:37
E. D
Melania Trump
SHBA- Me fillimin e mandatit të dytë presidencial të Donald Trump, fillon edhe një epokë tjetër e&nbs...
Bota
20 Janar 2025, 22:32
N.F
Mark Zuckerberg dhe Lauren Sanchez
SHBA-Personalitete të mëdha si dhe figura të njohura kanë marrë pjesë ditën e sotme n...
Bota
20 Janar 2025, 22:24
E. D
familja trump
SHBA- Donald trump dhe familja e tij janë kthyer në Shtëpinë e Bardhë, tetë vjet pasi u vendosën për ...