LIVE UPDATES
Bota

​Haradinaj: Duhet të lirohemi nga aktakuza, prokurori të kërkojë falje për sjellje poshtëruese

Ai ka kërkuar që asgjë në këtë çështje të mos mbetet mister por të sqarohet se si rrodhën dokumentet, kush e nxori dokumentacionin dhe kush i dërgoi ato në zyrat e organizatës.

2 Dhjetor 2022, 17:44 Nga I.A
​Haradinaj: Duhet të lirohemi nga aktakuza, prokurori të
Nasim Haradinaj

KOSOVË- Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka folur para Panelit të Apelit në Hagë dhe ka kërkuar lirim nga aktakuza si dhe kërkim-falje nga prokuroria e Speciales. Haradinaj ka thënë se ai dhe Hysni Gucati kanë sinjalizuar për rrjedhje të dokumenteve që pretendohet të jenë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar derisa ka kërkuar zbardhje të tërësishme të rastit për arritjen e tyre në zyrat e organizatës. Kosova Press shkruan se ai ka kërkuar që asgjë në këtë çështje të mos mbetet mister por të sqarohet se si rrodhën dokumentet, kush e nxori dokumentacionin dhe kush i dërgoi ato në zyrat e organizatës.

Zotëri Holing(prokuror), nëse jeni i sinqertë e pranoni që eprori juaj Ëhiting pak më parë tha një gënjeshtër të madhe, që nuk ka pikëpyetje, këtu ka shumë pikëpyetje e disa pika habitore. Ne duam patjetër të zbardhet këtu sepse kur të zbardhen ne personalisht nuk na lidhë asgjë me kryesit e kësaj vepre, andaj ne duhet të lirohemi tërësisht nga aktakuza dhe prokurori të kërkojë falje për sjelljet abuzive, poshtëruese, të pamoralshme dhe të pajustifikuara në baza juridike e njerëzore”, ka thënë Haradinaj.

Gjatë fjalimit të tij, Haradinaj ka drejtuar kritika, sipas tij, për punë joprofesionale të prokurorisë si dhe për njëanshmëri të trupit gjykues.

“Fuqishëm besoj se ne kemi kryer detyrën më të devotshme si qytetar të Kosovës, në aspektin e interesit publik, por edhe të atij ndërkombëtar ku duke sinjalizuar për rrjedhjet e pakuptimta nga kjo prokuroi e ku pos mediave ne kemi informuar edhe zyrat e ZPS-së dhe hetuesit e tyre në Kosovë duke e ruajtur edhe një kopje për ta, ZPS i dha vetës afat 24 orësh për të marrë atë material sepse nuk u ngutej t’i merrnim më herët”, ka thënë ai.

Procesin gjyqësor ndaj tyre ai e ka vlerësuar si shembullin tipik të një prokurorie politike dhe fyese.

“Ky proces si i tillë do të jetë shembulli më tipik i një prokurorie politike dhe fyes për vet drejtësinë në këtë shekull të ri por edhe një shembull tipik se si nuk duhet të bëhet drejtësia. Të nderuar trupë apeli, po e them hipotetikisht se ne nuk do e lajmëronim se çfarë na ka ardhur apo fare nuk do të merreshim me të thjesht do të zhduknim atë material, cila do të ishte dobia e asaj, a do të ndryshonin rrjedhën gënjeshtrat strategjike të Millosheviçit, pra kjo kishte me i shku për shtati pikërisht atyre dhe këtyre që nuk po duan ta zbardhin rastin. Pra ne ishim në pozicionin para aktit të kryer”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se gjatë gjithë këtij procesi ka parë tendencën nga prokuroria për të ikur nga përgjegjësia dhe sipas tij të fsheh gabimet dhe mungesat e profesionalizmit të tyre. Sipas Haradinajt, trupi gjykues që shqiptoi dënimin ndaj tij dhe Gucatit, ishte palë me prokurorinë.

“Ai trup gjykues haptazi ishte palë me prokurorinë dhe gatuante brumin për një vendim të tillë arbitrar, vërehej qëllimi që ishte apriori të dënohemi ne. Pasi që ishte thënë qysh herët, fill pas arrestimit tonë, pra në një konferencë ambasadorësh është thënë se jemi fajtor, atëherë trupi gjykues ka qenë i detyruar që dënimin ta bëjë fakt të kryer sepse për hesapet e ZPS-së është dashur një vendim i tillë. Prandaj jam i bindur që ky proces është kryer sipas porosisë duke pasur forcën e njëanshmërisë dhe të drejtën e mosdhënies llogari askujt”, ka thënë ai.

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK ka thënë se ky proces duhet të përfundojë me zbardhjen e së vërtetës që sipas tij është zbulimi se si rrodhën dokumentet dhe u dërguan në zyrat e organizatës.

“Unë jetën time këso gjykimesh të porositura i kam përjetuar në vitet e ’80 në ish Jugosllavinë komuniste. Unë jam treguar shumë i sinqertë dhe asnjëherë nuk e kam fshehur mendimin tim, për këtë lloj prokurorie, dhe kjo është e drejtë e imja qoftë edhe nëse mund të jetë ndonjë paragjykim pro po ua them sinqerisht se të gjitha ato që kam menduar për këtë prokuroi deri në ditën e arrestimit e duka ja shtuar atë që kam thënë edhe gjatë proceseve gjyqësore, me veprimet që kjo prokurori i ka bërë dhe po vazhdon t’i bëjë gjatë kësaj kohe sa jam këtu arriti që të mi vërtetoj pikë për pikë ato që kam thënë për të”, ka thënë Haradinaj.

Me këtë ka përfunduar seanca përmes së cilës ish-krerët e OVL-UÇK kanë apeluar aktgjykimin fajësues të shqiptuar në maj të këtij viti ku u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë. Ata kanë kërkuar lirim nga të gjitha akuzat apo ulje të dënimit.

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dënuar për pengim të personave zyrtarë nëpërmjet kërcënimit, për frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të informacioneve të fshehta dhe për zbulim të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për një pikë të aktakuzës që është vepra penale e hakmarrjes. Në fund të seancës, kryetarja e Panelit të Apelit ka thënë se vendimi do të jepet në kohën e duhur.

nesim haradinaj kosova ne hage

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës