LIVE UPDATES
Bota

Hakerat financojnë programet atomike të Koresë së Veriut

Gjashtë vitet e kaluara, hakerat e futur në lojë nga qeveria kanë grabitur online gjithsej 1,2 miliardë dollarë. Paratë, që shpesh ruhen në mënyrë anonime si monedhë kripto, përdoren për financimin e armëve atomike dhe programit të raketave të Koresë së Veriut, të cilin sundimtari Kim Jong Un, ka vazhduar ta zhvillojë më tej. 

9 Shkurt 2023, 08:41 Nga A.B

Hakerat financojnë programet atomike të Koresë së Veriut

Një raport i OKB-së hedh dritë mbi ushtrinë kibernetike të Kim Jong Uns-it. Paratë që ata fitojnë duke grabitur online shkojnë për armët atomike dhe programin atomik të sundimtarit të Koresë së Veriut.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Koreja e Veriut ka fituar vitin e kaluar nga kriminaliteti kibernetik më shumë se vitet e tjera, pikërisht me minimumin e 630 milionë dollarëve amerikanë. Kjo tregon se viti 2022 ka qenë atje "vit me rezultate rekord në vjedhjen e pasurive virtuale”, thuhet në një raport ekspertësh të OKB-së, bërë publik vetëm për njerëz të besuar, raport që ka mundur ta ketë dorë edhe agjencia gjermane e lajmeve, dpa.  

Gjashtë vitet e kaluara, hakerat e futur në lojë nga qeveria kanë grabitur online gjithsej 1,2 miliardë dollarë. Paratë, që shpesh ruhen në mënyrë anonime si monedhë kripto, përdoren për financimin e armëve atomike dhe programit të raketave të Koresë së Veriut, të cilin sundimtari Kim Jong Un, ka vazhduar ta zhvillojë më tej. 

Duke shkelur rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ky vend i izoluar ndërkombëtarisht, ka lëshuar në vitin 2022 të paktën 73 raketa balistike, 42 prej të cilave në katër muajt e fundit të vitit.Po ashtu janë vazhduar punimet në impiantin nëntokësor atomik në Punggye.  

Gjithnjë të sofistikuar 

Sulmet kibernetike të Koresë së Veriut bëhen mes të tjerash nga grupi shtetëror i hakerave "Lazarus” dhe nëngrupet e tij. Gjithnjë vërehen sulme të sofistikuara ransomwar. Gjatë këtyre sulmeve hakerat ndërhyjnë në sistemet kompjuterike, marrin në duar kontrollin dhe bllokojnë përdoruesit e ligjshëm. Zakonisht bëhet kodimi i të dhënave dhe pasi paguhet një shumë e caktuar parash, ato lihen sërish të lira. 

Sipas raportit të OKB, një metodë tjetër që përdorin hakerat është infektimi me software dëmtues i organizatave që janë aktive në biznesin me kripto-monedhat, për të arritur në kapjen e transferimit të parave. 

Përveç kësaj grupi i hakerave ka regjistruar në kuadër të fushatës, domains të falsifikuar që imitojnë bankat me emër dhe firmat e kapitalit sipërmarrës, thuhet më tej. Koreja e Veriut ka bërë po ashtu përpjekje që të vjedhë nëpërmjet sulmeve phishing, të ashtuquajturat NFTs ("Non-fungible Token"). Me anë të tyre, përmbajtjet digjitale mund të pajisen me një çertifikatë të këmbyeshme dhe të markohen si përmbajtje origjinale, gjë që bën që vlera e tyre të rritet shumë. /DW

kore e veriut

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale