LIVE UPDATES
Bota

Gruaja e parë evropiane që drejton Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Komandanti në largim, kozmonauti rus Oleg Artemyev, shfrytëzoi rastin për të bërë një referencë të rrallë në hapësirë për luftën në Ukrainë, duke thënë se "pavarësisht stuhive në tokë, bashkëpunimi ynë ndërkombëtar vazhdon".

28 Shtator 2022, 19:15 Nga d.a.

Gruaja e parë evropiane që drejton Stacionin Ndërkombëtar

SHBA- Samantha Cristoforetti nga Italia u bë të mërkurën gruaja e parë evropiane që mori drejtimin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), gjatë një ceremonie të transmetuar drejtpërdrejt nga hapësira.

Komandanti në largim, kozmonauti rus Oleg Artemyev, shfrytëzoi rastin për të bërë një referencë të rrallë në hapësirë për luftën në Ukrainë, duke thënë se "pavarësisht stuhive në tokë, bashkëpunimi ynë ndërkombëtar vazhdon".

Gjatë një ceremonie të relaksuar, Artemyev i dorëzoi Cristoforettit një çelës të artë, duke simbolizuar se ajo është komandantja e re e ISS-së, derisa të kthehet në tokë më 10 tetor.

Cristoforetti, një astronaute 45-vjeçare e Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe ish-pilote e forcave ajrore italiane, mbërriti për turneun e saj të dytë në ISS në prill.

Ajo mban rekordin për qëndrimin më të gjatë në hapësirë nga një grua, pasi kaloi 199 ditë në orbitë në vitin 2014 dhe 2015.

Ajo është gruaja e pestë - dhe gruaja e parë jo amerikane - që bëhet komandante që nga krijimi i këtij funksioni në vitin 2000.

Stacioni Hapësinor, prej kohësh një simbol i lidhjeve më të ngushta të pas Luftës së Ftohtë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, ka qenë në një pozitë të vështirë që kur Moska pushtoi Ukrainën në shkurt.

Jehona e luftës në hapësirë

Artemyev vlerësoi punën e të 10 njerëzve në bordin e Stacionit Hapësinor - katër amerikanë, pesë rusë dhe Cristoforetti.

Ai tha se e sheh ISS-në si "një vazhdimësi të programit Apollo-Soyuz", misioni i parë hapësinor ndërkombëtar me ekuipazh i kryer së bashku nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik në vitin 1975, në mes të Luftës së Ftohtë.

Kjo ishte një kohë "kur marrëdhëniet midis vendeve nuk ishin gjithashtu të thjeshta, kur kishte njerëz që gjetën rrugën që të çon drejt paqes dhe mënyrën se si lufta përfundon kudo", tha Artemyev, duke mos përmendur Ukrainën me emër.

Cristoforetti vlerësoi punën e kolegëve të saj, duke thënë se ata të gjithë përbëjnë "një pjesë të vogël të ekipit gjigant në tokë" që menaxhon operacionet e Stacionit Hapësinor.

Komandanti është përgjegjës për të gjitha detyrat e kryera nga anëtarët e ekuipazhit në bordin e Stacionit Hapësinor, i cili orbiton më shumë se 400 kilometra (248 milje) mbi tokë.

Gjatë ndonjë emergjence, komandanti ka autoritetin të marrë vendime pa pritur udhëzime nga kontrolli tokësor.

Në rast zjarri, uljeje të presionit ose zbulimit të atmosferës toksike - tre skenarët e përcaktuar të emergjencës - i takon komandantit të sigurojë që së pari të shpëtohet jeta e ekuipazhit.

Astronauti francez, Thomas Pesquet, i cili ka shërbyer si komandant ISS-së, tha vitin e kaluar se "është si të jesh në një varkë - në bord ka vetëm mjeshtër pas Zotit

Vendimi se kush do të bëhet komandant merret bashkërisht nga pesë agjencitë hapësinore të përfshira në stacion: NASA, Roscosmos i Rusisë, ESA e Evropës, CSA e Kanadasë dhe JAXA e Japonisë./REL/

samantha cristoforetti nasa oleg artemyev

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet