LIVE UPDATES
Bota

Grindjet mes Trump dhe Elon Musk po përshkallëzojnë, cilat mund të jenë pasojat?

Mosmarrëveshja midis Musk dhe Trump është shkaktuar nga një projektligj para Senatit. Ai propozon reforma gjithëpërfshirëse të taksave dhe shpenzimeve. Por ato do të rrisnin edhe borxhin kombëtar me triliona dollarë.

7 Qershor 2025, 11:43 Nga r.ll

SHBA- Disa ditë më parë, ata u paraqitën në mënyrë demonstrative në harmoni me njëri-tjetrin, po tani kjo harmoni ka marrë fund - ndoshta përgjithmonë. Elon Musk dhe Donald Trumppo shkëmbejnë akuza të ashpra. Ndërkohë, aksionet e Teslës po bien ndjeshëm.

Drejtori ekzekutiv i "Teslës", Elon Musk, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kanë kritikuar masivisht njëri-tjetrin. Musk, për shembull, mbështeti procedurat e shkarkimit kundër Trump në shërbimin e tij të mesazheve të shkurtra X.

Ai reagoi ndaj rënies prej 14.3 për qind të aksioneve të Teslës në tregun e aksioneve të SHBA-së. Kompania humbi 150 miliardë dollarë në vlerë. Trump ka shkruar më parë në Truth Social se masa më e thjeshtë për buxhetin e SHBA-së do të ishte ulja e "miliarda e miliarda dollarëve" në subvencionet dhe kontratat qeveritare me kompanitë e Musk.

Ligji i planifikuar i taksave shkaktoi mosmarrëveshje

Mosmarrëveshja midis Musk dhe Trump është shkaktuar nga një projektligj para Senatit. Ai propozon reforma gjithëpërfshirëse të taksave dhe shpenzimeve. Por ato do të rrisnin edhe borxhin kombëtar me triliona dollarë.

Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi projektligjin me një shumicë shumë të vogël. Trump e akuzoi Musk se e kundërshtoi projektligjin sepse ai propozonte lehtësime për automjetet elektrike. Musk e kishte justifikuar kritikën e tij me deficitin federal dhe e kishte quajtur projektligjin një "gjë të neveritshme".

Trump më parë e ka lavdëruar në mënyrë demonstrative sipërmarrësin si pjesë të qeverisë. Musk ka drejtuar Agjencinë e uljes së kostove DOGE, ka shkurtuar mijëra vende pune dhe ka siguruar miliarda dollarë në kontrata qeveritare.

Kërcënimet e Musk-ut

Trump e trajtoi publikisht për herë të parë këtë polemikë me Musk gjatë takimit me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se Musk ishte i motivuar nga interesat e biznesit. Sipas Trump, Musk nuk kishte problem me ligjin - derisa nuk e kuptoi se ai parashikonte edhe ulje prej miliarda dollarësh në subvencione për automjetet elektrike.

Musk e quajti këtë një gënjeshtër. Pronari 53-vjeçar i platformës online X sugjeroi që anëtarët republikanë të Kongresit duhet të mbështesin atë në votimin e ligjit.

"Trump ka tre vjet e gjysmë të mbetura si president, ndërsa unë do të jem këtu edhe më shumë se 40 vjet", shkroi ai. Muska bëroi shumë postime në X, brenda pak orësh dhe kujtoi kongresistët për rëndësinë e ligjit.

Me një pasuri neto të vlerësuar prej më shumë se 300 miliardë dollarësh, Musk është deri tani personi më i pasur në botë. Vitin e kaluar, ai ka ndarë mbi 250 milionë dollarë në fushatën zgjedhore të Trumpit, pavarësisht se më parë konsiderohej një mbështetës i demokratëve.

Musk mund të përdorë paratë e tij për të financuar sfiduesit e Trumpit dhe anëtarët e Kongresit, që muind të votojnë kundër ligjit

"Pa mua Trumpi do të kishte humbur"

"Pa mua, Trump do t'i kishte humbur zgjedhjet", tha Musk, i cili ka mbështetur Trumpin edhe në disa shtete vedimtare federale, si Pensilvania. Trump tani tha se do të kishte fituar lehtësisht në Pensilvani edhe pa Muskun.

"Pa mua, Trump do t'i kishte humbur zgjedhjet," shkroi Musk në X. "Një mosmirënjohje e tillë", shkroi ai dhe shtoi: "Është koha për të hedhur bombën vërtet të madhe."

Ai deklaroi se emri i Trump shfaqej në të dhënat që lidheshin me aferën e të dnënuarin për vepra seksuale Jeffrey Epstein. "Kjo është arsyeja e vërtetë pse nuk u lirua," tha Musk.

Epstein vdiq në një qeli burgu në Nju Jork në vitin 2019. Zëvendësdrejtori i FBI-së, Dan Bongino, deklaroi së fundi se financieri, i cili kishte lidhje të mira në shoqërinë e lartë, kreu vetëvrasje. Departamenti i Drejtësisë i Trump zbuloi disa të dhëna të Epsteinit në shkurt. Musk nuk dha prova për pretendimin e tij. Por gjatë kohës sa ishte këshilltar në qeveri, ai ndërhyri në shumë çështje që tejkaluan fushëveprimin e tij të përgjegjësisë.

Presidenti fillimisht u përmbajt nga komentimi mbi rastin Epstein. Megjithatë, persona të besuar të Trump i thanë CNN se nuk besonin se marrëdhënia e tyre mund të rikuperohej pas sulmit të Musk.

Mosmarrëveshja midis aleatëve dikur të ngushtë rrezikon tani edhe programet hapësinore amerikane. Musk kërcënoi të mbyllte kapsulën "Dragon" të kompanisë së tij hapësinore SpaceX.

Është e vetmja anije kozmike amerikane e aftë të transportojë astronautë në Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). NASA është mbështetur në anijen kozmike që nga viti 2020 si pjesë e një kontrate prej 5 miliardë dollarësh me SpaceX.

Kompania hapësinore SpaceX e Musk mban kontrata qeveritare amerikane me vlerë afërsisht 22 miliardë dollarë. Heqja dorë nga kapsula "Dragon" mund të shkatërrojë programin ISS.

Dhjetëra vende janë të përfshira sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare të mëçarshme. SpaceX thuhet gjithashtu se është e përfshirë ndjeshëm në disa programe të ardhshme të qeverisë amerikane, duke përfshirë transformimin e programit që shërben si mburojë gjigante mbrojtëse nga raketat në hapësirë./DW

donald trump elon musk

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet