LIVE UPDATES
Bota

“Autorëve potencialë u ofrohen shpërblime monetare!" Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmer?

Shtëpia, në lagjen Kentish Taun, i përkiste kryeministrit britanik, Keir Starmer, që e lëshoi me qira pasi u zhvendos në shtëpinë e kryeministrisë. Ishte një nga tre aktet e zjarrvënies në maj që shënjestruan prona të lidhura me Starmerin, tha policia.

7 Qershor 2025, 09:11 Nga M.B
“Autorëve potencialë u ofrohen shpërblime monetare!"
Keir Starmer

BRITANI- Mëngjesin e 12 majit, në një shtëpi në një qark në veriperëndim të Londrës, zjarrfikësit iu përgjigjën një raportimi për zjarr në hyrjen e ndërtesës. Zjarri ishte i vogël, duke shkaktuar dëme minimale në derën kryesore dhe nuk ishte ndonjë ngjarje e jashtëzakonshme, përveç një gjëje.

Shtëpia, në lagjen Kentish Taun, i përkiste kryeministrit britanik, Keir Starmer, që e lëshoi me qira pasi u zhvendos në shtëpinë e kryeministrisë. Ishte një nga tre aktet e zjarrvënies në maj që shënjestruan prona të lidhura me Starmerin, tha policia.

Misteri u thellua tri ditë më vonë, kur policia njoftoi për akuzën ndaj ukrainasit, Roman Lavrynovych. Që atëherë, tre burra të tjerë janë arrestuar, përfshirë edhe një tjetër ukrainas dhe një rumun që më herët kishte jetuar në Ukrainë. Duke thelluar edhe më tej misterin: zyrtarët britanikë të sigurisë tani po hetojnë nëse Rusia mund të jetë e përfshirë, sipas The Financial Times.

Përveç Lavrynovychit, policia britanike dhe prokurorët kanë identifikuar edhe dy burrat e tjerë si Stanislav Carpiuc, 26-vjeçar, dhe Petro Pochynok, 34 vjeç. Një person i katërt, që u arrestua më 2 qershor, nuk është identifikuar. As Shërbimi Prokurorial Mbretëror, as Policia e Londrës, nuk kanë komentuar për Radion Evropa e Lirë për këto raste.

Oleksandr Shapovalov, zëdhënës i Policisë Kombëtare të Ukrainës, tha se agjencia ka bashkëpunuar me organet e zbatimit të ligjit në Britani dhe Evropë dhe po tenton që të përcaktojë nëse ka ndonjë lidhje “me shërbimet e huaja të inteligjencës apo grupe të tjera terroriste”.

Është e paqartë se si këta burra janë të lidhur me krimet e pretenduara. Një tregues për vendndodhjen dhe aktivitetet e Lavrynovychit erdhi nga grupet e mesazheve në Telegram për punësim, që u zbuluan nga Schemes, njësia hulumtuese e Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë. Mes viteve 2022-2025, Lavrynovych, që ka jetuar në Britani për një periudhë të panjohur, ishte anëtar i disa grupeve që shënjestronin njerëz që flisnin gjuhën ruse dhe atë ukrainase, e të cilët kërkonin punë.

Lavrynovych kishte dërguar një mesazh në një nga këto grupe më 3 maj, pesë ditë para se një makinës që më herët ishte e regjistruar në emër të Starmerit, i ishte vënë flaka. Në grupin London Robota (Punë në Londër) ai shkroi: “Tung, po kërkoj një vend pune. I kam të gjitha dokumentet. Mund të jem një punëtor krahu apo ndihmës mjeshtër”.

Më 2 maj, Lavrynovych shkroi një mesazh në një grup tjetër ku kërkohet punë, të quajtur London UA – shkurtesa UA i referohet Ukrainës – ku ai shkroi në gjuhën ukrainase: “Tung, po kërkoj një punë. E shqyrtoj çdo opsion”.

Dy orë më vonë, një llogari me emrin Yurii u përgjigj: “Më shkruaj mesazh privat”. Është e paqartë nëse Lavrynovych u përgjigj. Më 30 maj, gazetarët e REL-it e kontakuan Yuriin për koment. Ai mohoi se i kishte ofruar punë Lavrynovychit apo dikujt tjetër. Kur iu tregua këmbimi i mesazheve që kishte bërë gjatë 2 majit, Yurii tha se kishte të bënte “me një ofertë për punë si asistent për një të njohur polak”.

Yurii i tha REL-it se Lavrynovych nuk ishte përgjigjur. REL-i tentoi të kontaktonte Lavynovychin dhe një burrë tjetër. E motra e Pochynokit, Anna, tha se ajo nuk kishte pasur kontakt me të vëllain që një kohë, dhe sipas informacioneve që ajo kishte, ai jeton në Rumani. Më 2 qershor, në ditën e njëjtë kur personi i katërt – i paidentifikuar – u arrestua, agjencia e inteligjencës ushtarake e Ukrainës lëshoi një paralajmërim të pazakontë publik.

“Shërbimet speciale ruse kanë intensifikuar përpjekjet për të rekrutuar qytetarët ukrainas në mënyrë që t’i përfshijë në aktivitete të paligjshme në territorin e Bashkimin Evropian”, tha agjencia, e njohur si HUR.

“Autorëve potencialë u ofrohen shpërblime monetare për pjesëmarrje në aktivitete të paligjshme, monitorim të objekteve të infrastrukturës kritike dhe kryerje të detyrave të tjera në dobi të shtetit agresor”, u tha në njoftim. “Këta janë kryesisht ukrainas nga territore të pushtuara përkohësisht, të cilët e kanë gjetur veten në situatë të vështirë”.

Viktor Yagun, ish-zëvendësdrejtor i agjencisë kryesore të sigurisë të Ukrainës, SBU, tha se kanalet në Telegram janë një mjet që agjencitë ruse të inteligjencës i përdorin për të identifikuar dhe rekrutuar njerëz – dhe disa prej tyre nuk e kuptojnë fare këtë.

Këto janë “metoda moderne për të tërhequr njerëz që janë në situatë të vështirë dhe po tentojnë që disi ta gjejnë veten në jetë”, tha Yagun për REL-in. “Përveç kësaj, të njëjtët ukrainas nuk po kërkojnë punë në faqet polake apo britanike, por shpesh në ato rusishtfolëse.”

Qendra kulturore dhe sportive, ku ish-ushtarakë apo përfaqësuesit e shërbimeve speciale ruse mund të jenë duke punuar si trajnerë, janë gjithashtu pjesë e këtij rrjeti, shtoi Yagun. Frank Umbach, konsulent sigurie në Universitetin e Bonit, i përshkroi njerëzit e rekrutuar nga agjentët e huaj si “agjentë të zëvendësueshëm”.

“Atyre iu afrohen elemente kriminale. Njerëzit zakonisht rekrutohen përmes Darknet-it, përmes Telegramit apo platformave të tjera. shpesh, këta njerëz vetëm duan të bëjnë para”, tha ai për REL-in.

Një mjet tjetër që përdoret për rekrutim nga shërbimet e inteligjencës është Kisha Ortodokse, tha Fjodor Venislavski, deputet që është anëtar i komitetit për siguri, mbrojtje dhe inteligjencë në Parlamentin e Ukrainës. Kisha Ortodokse në Ukrainë u përça në vitet para pushtimit të Ukrainës, të nisur nga Rusia në shkurtin e vitit 2022, me një degë që shihej si e varur nga Kisha Ortodokse Ruse në Moskë. Fjodor Venislavskiy tha se kjo degë, e lidhur me Kishën në Moskë, ka hapur dhjetëra famulli nëpër Evropë gjatë viteve të fundit.

“Duke pasur parasysh se nuk është shumë e vështirë të zbulohet nëse një person është nga Ukraina, ata mund të bëhen objekt i ndikimeve të caktuara, dhe jo domosdoshmërish nga priftërinjtë”, deklaroi ai.

Një zëdhënës i Kishës së lidhur me Moskën i tha REL-it se nuk kishte dijeni për ukrainas që rekrutohen nga shërbimet ruse të inteligjencës në famullitë e Kishës. Sipas Yagunit, qëllimi i Rusisë është ta diskreditojë imazhin e Ukrainës në sytë e partnerëve perëndimorë.

“Ata janë të interesuar të tregojnë se ukrainasit janë terroristë potencialë, sabotues të mundshëm, kriminelë të mundshëm”, tha ai. “Ata e bëjnë këtë për vetëm një qëllim, për ta zvogëluar mbështetjen për ukrainasit jashtë vendit”.

Në tetor të vitit 2024, Schemes zbuloi një fushatë online të organizuar nga shërbimet ruse të inteligjencës, që rekrutonte adoleshentë ukrainas për të djegur automjete të përdorura nga personeli ushtarak dhe rekrutuesit e ushtrisë. Disa ditë pas publikimit të raportit, qindra institucione shtetërore të Ukrainës – përfshirë ambasadat dhe shkollat – pranuan emaile kërcënuese që përmendnin emrat e gazetarëve të Radios Evropa e Lirë që kishin realizuar hulumtimin./ REL

ukraina britania

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet