LIVE UPDATES
Aktualitet

Gonzato: Shteti ligjor dhe lufta ndaj korrupsionit, thelbësore për hyrjen e Shqipërisë në BE

Ai i bëri këto komente në një forum me studiues dhe diplomatë, mbi hyrjen e Shqipërisë në BE dhe pritshmëritë në ecurinë e këtij procesi.

8 Maj 2024, 18:54 Nga B.Z
Gonzato: Shteti ligjor dhe lufta ndaj korrupsionit, thelbësore për
Mbledhja e Forumit

SHQIPËRI - Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasadori Silvio Gonzato, deklaroi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, krahas plotësimit të standarteve sa i takon forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor. Ai i bëri këto komente në një forum me studiues dhe diplomatë, mbi hyrjen e Shqipërisë në BE dhe pritshmëritë në ecurinë e këtij procesi. “Është e qartë se gjithçka lidhet me shtetin ligjor. Gjithçka ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit. Gjithçka lidhet me forcimin e demokracisë dhe luftimin e krimit të organizuar. Këto janë kyçi për ecjen e Shqipërisë drejt BE-së”, tha ambasadori Gonzato.

Ai theksoi se BE-ja dhe SHBA-të janë aktorë me rëndësi, që po ndihmojnë të luftohet korrupsioni. BE-ja, tha ai, nuk ka të bëjë vetëm me ekonomi, por së pari mbështetet mbi vlera; demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat njerëzore, diversiteti dhe barazia. Ambasadori Gonzato tha se vendimet merren në Bruksel, por përparimi drejt BE-së varet nga përkushtimi i Shqipërisë për të përshtatur dhe zbatuar reformat sipas kapitujve të ndryshëm, që e sjellin atë tek standartet europiane, që kanë të bëjnë me luftën ndaj korrupsionit, shmangien e kapjes së shtetit, me lirinë e shtypit, “Shqipëria dhe shqiptarët kanë si objektiv të qartë anëtarësimin në BE, ndaj standartet janë për t’u përmbushur dhe parametrat janë të qarta”, theksoi ai. Ambasadori Gonzato tha se ky proces kërkon kohë, sepse është një proces kompleks, që krahas miratimit të ligjeve, nevojitet ndryshimi i mënyrës së funksionimit të institucioneve, forcimi i këtyre institucioneve, forcimi i shoqërisë civile dhe pjesëve të tjera të shtetit. “Kjo është arsyeja pse ne bëmë një thirrje tjetër nga Tirana, e cila ka të bëjë me rritjen e konvergjencës ekonomike dhe sociale. Ne e kuptuam se ritmi nuk ishte mjaftueshëm i shpejtë, kështu që objektivi për zgjerim në vitin 2030 nuk do të jetë i arritshëm, për sa i përket aftësisë së Shqipërisë për të mbështetur njohuritë e konkurrencës në BE”, tha zoti Gonzato.

Prandaj BE-ja, shtoi ai, doli me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, mbështetur nga 6 miliardë euro, i cili është rruga e përshpejtimit të reformave të BE-së, me një elemenet të ri dhe të rëndësishëm, si dhënia e disa prej përfitimeve të anëtarësimit përpara datës që Shqipëria dhe vendet e tjerë do të bashkohen në BE. “Gjithnjë e më shumë flitet për afrimin gradual si para anëtarësimit ashtu edhe pas anëtarësimit, duke siguruar kështu një periudhë përshtatjeje me BE-në”, tha ai. Shtyllat kryesore të Planit të Rritjes janë qasja në tregun e përbashkët, promovimi i tregut të përbashkët rajonal për të ecur së bashku në disa aspekte për integrimin rajonal. “Vendet e këtij rajoni janë të vogla në aspektin ekonomik dhe atë të popullsisë. Një integrim rajonal e bën këtë rajon më tërheqës edhe për investimet e huaja. E ashtuquajtura agjenda e reformës ka një numër angazhimesh prej qeverisë së Shqipërisë, të cilat ende mbeten për t’u përmbyllur, për të adresuar disa reforma themelore të cilat janë kyçe për të nxitur këtë lloj konvergjence, për të nxitur rritjen që Shqipëria dëshiron të arrijë”, theksoi ambasadori Gonzato. Ai shtoi si një nga pikat më të forta të këtij partneriteti faktin se politika e jashtme e Shqiërisë është në përputhje me qëndrimet e Bashkimit Europian, po ashtu edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë./Marrë nga VOA

gonzato be shqiperi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë