LIVE UPDATES
Bota

Gjyqi në Hagë/ Dëshmitari i gjashtë: U mbajta më shumë se një muaj i mbyllur

Dëshmitari i mbrojtur tregoi edhe për emrin e personit, i cili e kishte marrë në pyetje gjatë kohës sa ka qenë i mbyllur. Dëshmitari shtoi se e ka parë një herë këtë person dhe se në kohën kur e mori në pyetje i kishte thënë që është gjykatës ose prokuror, por nuk i kishte treguar se cilën organizatë e ka përfaqësuar.

3 Maj 2023, 13:28 Nga f.i
Gjyqi në Hagë/ Dëshmitari i gjashtë: U mbajta më
Pjetër Shala

HAGË- Në gjykatën e Hagës po vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të gjashtë në gjykimin kundër Pjetër Shalës. Pjetër Shala po e ndjek seancën nga Qendra e Paraburgimit, përmes video-lidhjes.

Gjatë dëshmisë së tij dëshmitari i gjashtë me numër 11 pretendon se është mbajtur më shumë se një muaj i mbyllur në një dhomë. Sipas dëshmisë së tij, në dhomën ku është mbajtur i ndaluar nuk ka pasur dyshekë për të fjetur. Ai tha se është liruar nga aty pas çlirimit të Kosovës. Dëshmitari i mbrojtur tregoi edhe për emrin e personit, i cili e kishte marrë në pyetje gjatë kohës sa ka qenë i mbyllur. 

"Lirimi ndodhi kur hyri NATO në Kosovë dhe u hapën dyert, vetëm kam dalë prej aty”- tregon dëshmitari.

Prokurori: Ju mori njeri në pyetje gjatë ndalimit tuaj?

Dëshmitari: Po.

Prokurori: Kush ju mori në pyetje, a e dini se kush ishte ky person, e njihni identitetin e tij?

Dëshmitari: Në atë moment as nuk e dija, as nuk e kam njohur. Pas çlirimit në Kosovë e kam kuptuar që ka qenë Eqrem Kryeziu… gabim, Osman Kryeziu”, tha ai.

Dëshmitari shtoi se e ka parë një herë këtë person dhe se në kohën kur e mori në pyetje i kishte thënë që është gjykatës ose prokuror, por nuk i kishte treguar se cilën organizatë e ka përfaqësuar. Prokurori i specializuar kujtoi deklaratën e tij të dhënë kur kishte thënë të kundërtën.

Prokurori: Në kohën që i keni dhënë intervistë prokurorisë, kemi diskutuar për këtë intervistën tuaj dhe ju keni thënë ‘e di që kur më mbajtën për një muaj më morën në pyetje, më quan tek një person që ishte prokuror dhe ai më tha jam prokurori i UÇK-së. Më morën rreth gjysmë ore në pyetje dhe që nga ajo kohë nuk e kam parë më’. Nga kjo që keni thënë aso kohe prokurorit, ky burri ju ka thënë ka qenë prokuror i UÇK-së. A e mbani mend?

Dëshmitari: Nuk më kujtohet, të vërtetën me ju thënë. Ka mundësi edhe që më ka thënë”, tha ai.

Prokurori i specializuar e pyeti nëse atë kohë e dinte se kush e kishte mbajtur të ndaluar dhe në dokumentet e paraqitura për dëshmitarin, të cilat nuk u transmetuan për publikun, ai u shpreh se personi në fotografi është Osman Kryeziu. Më tej dëshmitari shtoi se i ka përjetuar rëndë ato çfarë kanë ndodhur në dhomën ku është mbajtur.

Kujtojmë se sot është dita e dytë e dëshmisë së dëshmitarit të gjashtë, i cili në seancën e parë ai ka treguar se është keqtrajtuar në dhomën ku mbahej i mbyllur dhe përveçse për të marr ujë dhe për të shkuar në tualet, ata nuk kishin të drejtë të dilnin jashtë, përveç që përmendi faktin se vëllezërit romë detyroheshin të dilnin për të pastruar oborrin.

Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021. Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake dhe u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Shala akuzohet për krime të kryera përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

kosova ne hage pjeter shala

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet