LIVE UPDATES
Bota

Gjyqi kundër Ish-Presidentit Trump, VOA: Moment i paprecedentë në historinë amerikane

Ish Presidenti Donald Trump, i cili po përballet me një sërë hetimesh, pritet të dorëzohet para autoriteteve, për t’u përballur me padinë penale që rrjedh nga dyshimet se në vitin 2016, ai ka paguar për të blerë heshjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels.

4 Prill 2023, 17:49 Nga I.A
Gjyqi kundër Ish-Presidentit Trump, VOA: Moment i paprecedentë në
Donald Trump

SHBA- Sot, në një gjykatë në Manhatan, shpaloset një moment i paprecedentë në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ish Presidenti Donald Trump, i cili po përballet me një sërë hetimesh, pritet të dorëzohet para autoriteteve, për t’u përballur me padinë penale që rrjedh nga dyshimet se në vitin 2016, ai ka paguar për të blerë heshjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels.

Dita e parë e këtij procesi pritet të jetë e shkurtër – zotit Trump do t’i merren shenjat e gishtave, ai do të mësojë aktakuzën e plotë kundër tij dhe pritet të deklarohet i pafajshëm. Republikani Donald Trump do të bëhet ish presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale. Udhëheqësi i 45-të i Shteteve të Bashkuara, i shoqëruar nga pjesëtarë të Shërbimit Sekret, do të largohet nga “Kulla Trump” në drejtim të Gjykatës së Manhatanit.

Policia e Nju Jorkut është gati për protesta të mundshme nga ana e mbështetësve të zotit Trump, të cilët besojnë se aktakuzat kundër tij, janë të motivuara politikisht dhe synojnë të dobësojnë përpjekjet e tij për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë më 2024. Ish presidenti 76 vjeçar e ka ushqyer këtë bindje të mbështetësve të tij dhe është munduar ta shfrytëzojë këtë situatë në avantazhin e tij politik, duke deklaruar se ka mbledhur 8 milionë dollarë në më pak se një javë nga aktakuza, të cilën ai e quan “gjueti shtrigash”. Në sallën e gjyqit në Manhatan, prokurorët, nën drejtimin e prokurorit të qarkut të Nju Jorkut, demokratit Alvin Bragg, do të lexojnë aktakuzën e lëshuar javën e kaluar nga juria e madhe.

Ky është momenti kur zoti Trump dhe avokatët e tij mbrojtës do të mësojnë akuzat e plota kundër ish presidentit. Më pas, ish presidenti pritet të lirohet. Hetimet janë bazuar në pagesat e kryera në ditët e fundit të fushatës së tij presidenciale më 2016, në adresë të aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels dhe ish modeles së kompanisë “Playboy”, Karen McDougal. Të dyja thonë se kanë kryer marrëdhënie seksuale me zotin Trump. Ish presidenti mohon të ketë pasur marrëdhënie me to, ose se ka paguar për të blerë heshtjen e tyre. Procesi kundër tij do të zvhillohet nën masa të rrepta sigurie në Nju Jork. Kjo vjen më shumë se dy vite pas sulmit në Kapitol të mbështetësve të zotit Trump, një përpjekje e dështuar për të penguar certifikimin në Kongres të fitores së demokratit Joe Biden.

Ky rast ka gjithë vëmendjen e publikut amerikan. Por, avokatët e zotit Trump kërkuan që të mos lejohet prania e kamerave brenda sallës së gjyqit. Gjykata pritet të vendosë sot rreth kësaj kërkese. Megjithëse prokurorët këmbëngulin vazhdimisht se asnjë person nuk është mbi ligjin, ngritja e kallëzimeve penale kundër një ish presidenti ka vështirësi logjistike. Procesi në Nju Jork do të jetë një provë e rëndësishme, ndërsa prokurorët në Atlanta dhe Uashington po kryejnë hetime që mund të pasohen me akuza të reja kundër zotit Trump. Këto hetime kanë të bëjnë me përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve të klasifikuara në Mar-a-Lago.

Udhëheqësit republikanë, duke përfshirë rivalët e mundshëm të zotit Trump brenda partisë pëpr zgjedhjet presidenciale të 2024, e kanë kritikuar procesin gjyqësor kundër tij. Presidenti Biden, i cili ende nuk ka deklaruar nëse do të rikandidojë dhe udhëheqësit demokratë, nuk kanë folur shumë për këtë rast. Prokurorët këmbëngulin se procesi gjyqësor kundër zotit Trump nuk ka të bëjë me politikën. Zoti Trump pritet që sot në mbrëmje të kthehet në rezidencën e tij në “Mar-a-Lago” në Florida, ku do to të mbajë një konferencë para të paktën 500 mbështetësve të njohur të tij. Në mesin e të ftuarve janë edhe disa nga republikanët më pro-tij në Kongres. Dënimi nuk do ta pengonte zotin Trump të kandidojë ose fitojë garën presidenciale të vitit 2024.

Marrë nga VOA

donald trump donald trump ne gjyq

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë