LIVE UPDATES
Bota

Gjykatësi rrëzon padinë e ish-Presidentit Trump ndaj Hillary Clinton dhe FBI-së

Gjykatësi Donald Middlebrooks u shpreh në një vendim të enjten se padia e ish-Presidentit Trump, e paraqitur në muajin mars, përmbante “mangësi shumë të mëdha strukturore” dhe se shumë nga “përshkrimet e ngjarjeve ishin të paarsyeshme”.

9 Shtator 2022, 21:09 Nga I.A
Gjykatësi rrëzon padinë e ish-Presidentit Trump ndaj Hillary
Donald Trump

SHBA- Një gjykatës federal në Florida refuzoi padinë gjyqësore të ish-Presidentit Donald Trump kundër rivales demokrate në vitin 2016, Hillary Clinton dhe zyrtarëve të lartë të FBI-së, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e ish-presidentit se ata kishin vepruan në koordinim, së bashku me persona të tjerë, për të nisur hetimin mbi lidhjet e zyrtarëve të fushatës së tij me Rusinë, hetime që e shoqëruan atë pothuajse gjatë gjithë mandatit të tij.

Gjykatësi Donald Middlebrooks u shpreh në një vendim të enjten se padia e ish-Presidentit Trump, e paraqitur në muajin mars, përmbante “mangësi shumë të mëdha strukturore” dhe se shumë nga “përshkrimet e ngjarjeve ishin të paarsyeshme”.

Gjykatësi tha se me padinë e tij ish-Presidenti Trump nuk po kërkonte të ndreqte një dëm ligjor, por “në vërtetë ai shpalosi një manifest politik prej 200 faqesh, ku paraqiten ankesat e tij ndaj atyre që e kundërshtonin, dhe kjo gjykatë nuk është forumi i duhur” për këtë gjë.

Padia drejtohej ndaj zonjës Clinton dhe disa prej këshilltarëve të saj kryesorë, si dhe ndaj ish-Drejtorit të FBI-së James Comey dhe zyrtarëve të tjerë të FBI-së, që u përfshinë në hetimin nëse zyrtarë të fushatës elektorale të zotit Trump në vitin 2016 ishin koordinuar me Rusinë për të ndikuar tek rezultati i zgjedhjeve.

Të tjerë të paditur janë themeluesit e një firme studimore politike që punësoi një ish-agjent britanik për të hetuar lidhjet e ish-Presidentit Trump me Rusinë, si dhe një jurist demokrat me lidhje të forta, i cili u shpall i pafajshëm rishtazi për akuzën se kishte gënjyer FBI-në gjatë një takimi në vitin 2016, gjatë të cilit i paraqiti FBI-së informacionin për të cilin dëshironte të bëheshin hetime.

Por asnjë nga argumentat, shkruan gjykatësi, nuk mbështeste pretendimet e ish-Presidentit Trump për një konspiracion të ngritur kundër tij.

Ato që padisë “i mungojnë në substancë dhe mbështetje ligjore, përpiqet që t’i zëvendësojë me gjatësinë, hiperbolizmin, dhe hakmarrjen dhe ankesat”, shkruan Gjykatësi Middlebrooks.

Një raport i vitit 2019 i Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë konstatoi disa mangësi të FBI-së gjatë hetimit për Rusinë, por nuk gjeti evidencë që drejtuesit e FBI-së të kishin qenë të motivuar politikisht për hapjen e hetimeve dhe u shpreh se procesi hetimor u fillua për një qëllim legjitim.

Një hetim i veçantë i prokurorit të posaçëm Robert Mueller ngriti akuza penale ndaj të paktën dymbëdhjetë personave dhe entiteteve, si dhe konstatoi ndërhyrje të vazhdueshme të Rusisë në zgjedhje, por nuk doli në përfundimin se kishte patur një konspiracion të ndëshkueshëm penalisht nga ana e zyrtarëve të fushatës së zotit Trump. Alina Habba, një avokate e ish-Presidentit Trump, tha të premten se ish-presidenti do ta apelojë vendimin e gjykatësit.

Marrë nga VOA

donald middlebrooks alina habba

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale