LIVE UPDATES
Bota

Problemet në shtrat, paratë dhe dhuna, gazetarja Virginia rrëfen historinë dashurisë me Escobar: Ishte një shpërthim pasioni dhe dashurie

Në jetën e drogës për Pablo Escobar, paratë, armët, gratë, gjithçka ishte e bollshme, ku po ashtu në jetën e tij hynë edhe shumë gra. Megjithatë, më e përfolura nuk ishte bashkëshortja e tij Maria, por gazetarja Virginia Vallejo, me të cilën kishte një lidhje prej 5 vitesh. Vallejo ka shkruar për lidhjen e tyre të dashurisë në vitin 2007 në librin e tij "Loving Pablo, Hating Escobar", ku libri u bë film.

9 Shtator 2022, 19:41 Nga s.s
Problemet në shtrat, paratë dhe dhuna, gazetarja Virginia rrëfen
Escobar dhe Virginia Vallejo

KOLUMBI- Në jetën e drogës për Pablo Escobar, paratë, armët, gratë, gjithçka ishte e bollshme, ku po ashtu në jetën e tij hynë edhe shumë gra. Megjithatë, më e përfolura nuk ishte bashkëshortja e tij Maria, por gazetarja Virginia Vallejo, me të cilën kishte një lidhje prej 5 vitesh. Vallejo ka shkruar për lidhjen e tyre të dashurisë në vitin 2007 në librin e tij "Loving Pablo, Hating Escobar". Libri u bë film dhe ‘Escobar’ u luajt nga Javier Bardem, Vallejo u luajt nga Penelope Cruz. Traileri i filmit u publikua me sezonin e ri të Narcos dhe tërhoqi shumë vëmendje.Prezantuesja më e famshme e televizionit në Kolumbi, Virginia Vallejo, ka rrëfyer historinë e saj të dashurisë me Escobar. Ajo ka rrëfyer se ndjeu se kishte rënë marrëzisht në dashuri me atë burrë të shkurtër me pamjen e një fshatari, 40 vite më parë në vitin 1982, në Hacienda Napoles, kur të dy ishin në krye të karrierës së tyre. Disa vite më vonë ajo është shprehur duke e cilësuar historinë e dashurisë me Escobar si 'shpërthim pasioni'. “Ishte një shpërthim pasioni, dashurie dhe egosh”, tha Vallejo disa vite më vonë, raporton haberturk.com.

I dashuri i saj i cili ishte nipi i ish-presidentit kolumbian Julio Cesar Turbay, Anibal Turbay Ayala, e prezantoi me Escobarin, ku ky i fundit po organizonte një festë të madhe fundjave me 230 miq në çifligun e tij të famshëm. Në festën e tij ai u bëri një shëtitje në fshat të ftuarve në mënyrë që ata të njihen me kopshtin zoologjik të mrekullueshëm me hipopotamët, gjirafat, devetë dhe zogjtë ekzotikë që ai kishte marrë nga Puerto Triunfo.

Në momentin e parë që Virginia takoi Escobarin për herë të parë, ajo u mahnit nga bujaria e tij e madhe. Disa orë më vonë thuhet se ajo ra në dashuri me shikim të pare me të. “Atë pasdite isha gati të mbytesha dhe Pablo më shpëtoi jetën. Shkova për të notuar në një nga lumenjtë në pronë e tij, por në të cilën ndodhej një vorbull. Pashë që kishte pesëdhjetë njerëz rreth meje por askush nuk kuptoi se isha në rrezik, se uji po më thithte. As i dashuri im nuk më shikonte! Pastaj pashë që Pablo po notonte drejt meje, më përqafoi dhe më tha të qëndroja e qetë. Më shpëtoi jetën. E dija që në krahët e atij njeriu nuk kishte asgjë për t’u frikësuar. Ai përqafim në ujë, ai kontakt i trupave pothuajse të zhveshur, ishte fillimi i një romance të zjarrtë,të fshehtë dhe të sëmurë. U dashurova marrëzisht sepse pashë tek ai një burrë shumë bujar, një idhull, një Robin Hood i të varfërve", tha Virginia në një intervistë.

Ajo vinte nga një familje e shoqërisë së lartë, e shkolluar në Shkollën Anglo Kolumbiane, e cila fliste anglisht dhe frengjisht, e cila gjithashtu njihte politikën, modën, krizat ndërkombëtare dhe botën e argëtimit. Një gazetar i gazetës spanjolle La Vanguardia e pyeti në vitin 2018 pse kishte rënë në dashuri me bosin e drogës, Virginia nuk hezitoi të tregonte: “Kishte shumë gjëra. Fillimisht më shpëtoi jetën, më pas fshiu borxhet e kompanisë sime, më dërgoi një mijë orkide dhe më ndihmoi të divorcohem nga Stiveli që ishte kaq i rëndësishëm në Argjentinë. Gjithsesi, po të mos më kishte dashur me atë pasion, nuk do t'i kisha dhënë një shans. Në atë kohë mund të zgjidhja njeriun që doja”.

Pasioni ishte çelësi i dashurisë, ata ishin çmendurisht të dashuruar, ku Escobar ishte i mahnitur nga bukuria e saj dhe nga inteligjenca e saj, i cili donte patjetër që ajo të ishte pjesë e biografisë së tij. Escobar e dinte se duhej të ishin të matur, sepse të dy ishin shumë të famshëm në Kolumbi dhe ai ishte i martuar me María Victoria Heano Vallejo, të cilën ai e adhuronte. Ai dilte pa rojet e tij dhe shijonte ndeshjet me dema në Plaza de La Macarena. Ai e mori atë për të kërcyer rumba në Kevin, klubi i natës në modë në Medellin, Escobar do t'i jepte asaj 40 ose 60 mijë dollarë në vitet 1980 dhe do ta dërgonte në Paris ose Nju Jork, me kushtin dhe premtimin e vetëm që ajo do t'i shpenzonte ato para në një javë të vetme.

Ora e pabesueshme me diamant të firmës Cartier që Escobar i dhuroi ishte objekti që shkëlqeu më shumë para kamerave të Neëscast 24-orësh, ku ajo punonte, të cilës ia rrëmbyen disa ditë më pas në rrugë. Pablo i dha asaj gjithçka që ajo dëshironte, ai zgjodhi kirurgun më të mirë në botë brazilianin, Ivo Pitanguy. Virginia u kthye nga Brazili me gjoks të rumbullakët, më të fortë dhe hundë përfekte. Jeta e luksit dhe e pasionit të të dashuruarve ndryshoi përgjithmonë më 30 prill 1984 kur Pablo Escobar Gaviria urdhëroi vrasjen e Ministrit të Drejtësisë Rodrigo Lara Bonilla. Kështu ai u bë një armik publik, ku shteti e donte Escobarin të vdekur. Virxhinia nuk mund ta shihte më të dashurin e saj, ku filluan vizitat klandestine, stresi, agresionet verbale dhe fizike, loja erotike në këtë periudhe shpesh përfshinte një armë.

Një skenë që Virginia e mban mend mirë është momenti kur Pablo luante me armën e tij dhe i rrëfeu asaj se kishte vrarë 200 njerëz. Megjithatë ajo nuk ndjeu frikë dhe i ofroi atij që ti shpëtonte jetën duke i dhënë “çelësat e shtëpisë së saj”. Kriza e parë e madhe, erdhi nga shkaku i një çështjeje xhelozie, kur Virginia u tërbua me Pablon kur zbuloi se ai i kishte dhënë një gjerdan 250 mijë dollarësh një gruaje tjetër, por në vitin 1987 kur xhelozia i destabilizoi sërish të dashuruarit. “Vendosa ta lija atë vit, kur Pablo mendoi se po shkoja me rivalin e tij Gilberto Rodríguez Orejuela, kapo i kartelit Cali. Ai u tërbua dhe filloi të tregojë fytyrën e tij të vërtetë”, tha ajo për La Vanguardia.  E vërteta është se Virginia ishte afruar me Rodríguez Orejuela sepse donte të fillonte një biznes kozmetike.

Ajo shtoi: “Pablo shpërtheu kur mendoi se e kisha tradhtuar me liderin e kartelit Cali, sepse burrat kanë frikë se i tregon tjetrit se si është në shtrat , dhe Escobar ishte një dashnor i keq… Por ai më donte mua dhe unë e doja atë. Nëse shpenzimi i dy milionë dollarëve për karburant nuk është dashuri, më thuaj çfarë është?”.

Që nga viti 2006, Virginia ka jetuar në Miami, e cila gjatë viteve të saj të para në Shtetet e Bashkuara ajo kishte vështirësi financiare. Ajo shiti bizhuteritë dhe sendet e saj argjendi që kishte sjellë për të paguar qiranë në një dhomë hoteli. Madje siç është shprehur ajo mund të kishte përfunduar dhe e pastrehë. Prezantuesja shkroi një libër "Loving Pablo, Hating Escobar", i cili më vonë u bë burim për serialin Narcos dhe filmin e Javier Bardem dhe Penélope Cruz , Loving Pablo në 2017. 

Gazetarja paditi Netflix në 2018, duke theksuar se seriali kishte grabitur romanin e saj biografik pa u konsultuar me të dhe pa i paguar asnjë dollar. Pavarësisht jetës me pasion dhe adrenalinë, Pablo Escobar nuk ishte dashuria e jetës së saj. “Ishte i treti”, ka rrëfyer ajo për gazetën kolumbiane.

“Në marrëdhënien tonë kishte shumë emocione të përziera. Tek Pablo gjeta mbrojtje dhe para, ndonëse edhe e kisha frikë. Kisha një lord anglez dhe një kont gjerman. Lordi anglez ishte i martuar dhe unë kalova 15 vjet me të. Ai më vonë u nda dhe ne mund të martoheshim por ai u sëmur dhe vdiq. Ai ishte dashuria e jetës sime për 24 vite dhe unë mbajta zi për humbjen e tij. Pablo ishte një burrë i pamëshirshëm, mendoj se nuk më vrau sepse kishte nevojë që unë të shkruaja biografinë e tij. Ne e donim njëri-tjetrin çmendurisht”, ka rrëfyer ajo.

Motra e Escobar, Alba Marina, ka folur për dashurinë e vëllait të saj dhe Virginia duke u shprehur: “Kjo grua që pretendon se ishte dashuria e madhe e Pablos dhe ruan të gjitha sekretet e tij, ishte vetëm një nga të dashuruarit e tij të shumtë që e mahnitën dhe e mërzitën. Ai ishte me të derisa u lodh dhe e dërgoi për të studiuar film në Shtetet e Bashkuara që të mund të çlirohej nga ngacmimet e saj. Ai përfitoi nga imazhi i tij. Dashuria nuk matet me litra gaz ose me çmimin e bizhuterive".

escobar virginia kolumbi histori dashurie

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet