LIVE UPDATES
Bota

Një viti pas pezullimit, gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës

Vendimi u mor nga gjykatësi Royce C. Lamberth, i cili vlerësoi se administrata e Presidentit Donald Trump kishte shkelur mandatet e Kongresit duke zvogëluar ndjeshëm stafin dhe burimet e agjencisë.

18 Mars 2026, 17:32 Nga E. D
Një viti pas pezullimit, gjykata urdhëron rihapjen e Zërit
Trump, VOA

SHBA- Gjykata Federale në SHBA ka vendosur sot hapjen e te gjitha filialeve të Zërit të Amerikës (VOA) dhe nisjen e transmetimeve të lajmeve. Vendimi u mor nga gjykatësi Royce C. Lamberth, i cili vlerësoi se administrata e Presidentit Donald Trump kishte shkelur mandatet e Kongresit duke zvogëluar ndjeshëm stafin dhe burimet e agjencisë.

Gjykatësi i dha Agjencisë Amerikane për Median Globale një javë kohë për të hartuar një plan për transmetimin e Zërit të Amerikës. Një javë më parë, Lamberth tha se Kari Lake, e cila kishte qenë zgjedhja e Trump për të drejtuar agjencinë, nuk kishte autoritetin ligjor për të bërë atë që kishte bërë në Zërin e Amerikës sepse nuk kishte konfirmimin e Senatit. 

Gjykatësi e rrëzoi vendimin e administratës për të lënë mënjanë 1,042 nga 1,147 punonjësit e Zërit të Amerikës dhe për t'i zvogëluar transmetimet e saj të kërkuar nga Kongresi, lëvizje që e detyruan Zërin e Amerikës të kufizonte ndjeshëm programet e saj. Lamberth i quajti lëvizjet arbitrare dhe tha se qeveria nuk i mori parasysh ligjet federale që përcaktojnë se cilat gjuhë dhe rajone duhet tu shërbejë Zëri i Amerikës.

"Të pandehurit nuk kanë ofruar asgjë që i afrohet një baze parimore për vendimin e tyre", shkroi Lamberth.

Lake e kishte denoncuar vendimin e Lamberth të 7 marsit, duke thënë se do të apelohej. Që atëherë, Trump emëroi Sarah Rogers, nënsekretaren e shtetit për diplomacinë publike, për të drejtuar USAGM. Kjo kërkon miratimin e Senatit, një hap që nuk u ndërmor me Laken.

Patsy Widakuswara, shefe e zyrës së Shtëpisë së Bardhë të Zërit të Amerikës dhe paditëse në padinë për ta rikthyer atë, tha se është thellësisht mirënjohëse për vendimin.

"Ne mezi presim të fillojmë riparimin e dëmit që Kari Lake i ka shkaktuar agjencisë sonë dhe kolegëve tanë, të kthehemi në mandatin tonë kongresional dhe të rindërtojmë besimin e audiencës globale të cilës nuk kemi qenë në gjendje t'i shërbejmë gjatë vitit të kaluar. E dimë që rruga për të rivendosur operacionet dhe reputacionin e Zërit të Amerikës do të jetë e gjatë dhe e vështirë. Shpresojmë që populli amerikan do të vazhdojë të mbështesë misionin tonë për të prodhuar gazetari, jo propagandë," tha ajo për Associated Press.

Zëri i Amerikës ka transmetuar mbulim lajmesh në vende anembanë botës që nga formimi i tij në Luftën e Dytë Botërore, shpesh në vende pa traditë të shtypit të lirë. Përpara urdhrit ekzekutiv të Trump, VOA kishte operuar në 49 gjuhë të ndryshme, duke transmetuar për 362 milionë njerëz./Dosja.al

gjykata shba zeri i amerikes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet