LIVE UPDATES
Bota

Gjimnazistët nga Ajova vizitojnë Kinën me ftesë të Presidentit Xi Jinping

Nxënësi i shkollës së mesme të qytetit Muscatine të shtetit Ajova, Cole Loos, nuk kishte udhëtuar ndonjëherë jashtë vendit. Por në janar iu krijua mundësia të vizitonte Kinën.

11 Shkurt 2024, 22:24 Nga N.F
Gjimnazistët nga Ajova vizitojnë Kinën me ftesë të
Xi Jinping

KINË- Organizimi me nxitim i një udhëtimi në Kinë për gjimnazistët e qytetit Muscatine të shtetit Ajova, me të gjitha shpenzimet e mbuluara nga Pekini, shënon fillimin e përpjekjeve të Presidentit Xi Jinping për të mirëpritur deri në 50,000 studentë amerikanë në vendin e tij. Gazetari i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh, na njeh në materialin në vazhdim lidhjet historike të qyteti Muscatine me udhëheqësin e Kinës.

Nxënësi i shkollës së mesme të qytetit Muscatine të shtetit Ajova, Cole Loos, nuk kishte udhëtuar ndonjëherë jashtë vendit. Por në janar iu krijua mundësia të vizitonte Kinën.

“Isha me fat që e kisha pasaportën gati”, tregon për Zërin e Amerikës gjimnazisti Loos.

Ftesa kërkonte që udhëtimi të zhvillohej brenda pak ditëve. Loss dhe 24 gjimnazistë të tjerë kishin më pak se dhjetë ditë që të përgatiteshin për udhëtimin.

“Ishte spontane”, tregon ai. Spontane, por jo rastësore. Në vitin 1985, Sarah Lande priti në qytetin Muscatine një grup kërkimor bujqësor nga Kina. Një nga pjesëtarët e grupit ishte zoti Xi Jinping, aktualisht president i Republikës Popullore të Kinës. Zonja Lande ndihmoi në organizimin e turneut në Muscatine.

“Kur sillesh mirë me njerëzit, ndodhin gjëra të mira”, thotë Sarah Lande e cila u miqësua me udhëheqësin kinez.

Zoti Xi u kthye në Muscatine në vitin 2012, duke vizituar disa nga miqtë e tij të vjetër të Ajovës në shtëpinë e zonjës Lande.

Nëntorin e kaluar, zonja Lande mori pjesë në një darkë në San Françisko ndërsa zhvillohej takimi i nivelit të lartë i Bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të Azi-Paqësorit.

Në fjalimin e tij në këtë darkë, zoti Xi shprehu dëshirën për të mirëpritur mijëra studentë amerikanë në Kinë, duke e shtyrë zonjën Lande që t’i dërgonte një letër mikut të saj të vjetër.

“Më erdhi një letërkëmbim dhe thashë se shpresoj që Muscatine mund të jetë pjesë e nismës. Ndoshta, kjo ishte nxitja për ftesën”, tregon zonja Lande.

Oferta e zotit Xi, për një udhëtim në Kinë me të gjitha shpenzimet e mbuluara, kishte disa parakushte. Studentët dhe mësuesit nga qyteti Muskatine shpenzuan tetë ditë me studentët kinezë, duke vizituar Murin e Madh të Kinës dhe qendra të tjera historike si dhe morën pjesë në një konferencë për gjuhën mandarine. Gjimnazisti Loos thotë se vështirë të shihje një shfaqje të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

“Atje u ndjemë shumë mirë.”

“Jam shumë krenare për studentët. Duket se brenda pak ditësh u rritën shumë shpejt”, thotë Heidi Kuo, mësuese e gjuhës kineze në shkollën e mesme të qytetit Muscatine.

Me origjinë nga Tajvani, mësuesja Heidi Kuo i shoqëroi studentët në udhëtimin në Kinë. Ajo shpreson që nxënësit e saj të kenë nxjerrë një mësim të rëndësishëm.

“Bota është shumë e madhe, nuk jemi vetëm ne”.

Mësuesja Ann Edkin është nga Muskatine, një qytet me rreth 23,000 banorë në shtrihet në brigjet e lumit Misisipi. Ajo ishte një nga katër mësuesit që shoqëruan studentët në udhëtimin në Kinë. Lidhja mes komunitetit të saj dhe udhëheqësit të Kinës është një histori mbresëlënëse.

“Të mahnit fakti që ai ka ardhur këtu. Zhvillimi i marrëdhënieve të vazhdueshme, çka nuk janë rastësi, është diçka unike dhe speciale”, thotë mësuesja Ann Edkin.

Ndërsa studentë të tjerë përgatiten për udhëtime në Kinë ((end courtesy)) synimi tjetër i zonjës Lande është që ta inkurajojë "mikun e saj të vjetër" që të kthehet në Muscatine. Ajo thotë se qyteti do të ishte vendi i duhur për një takim të ardhshëm me Presidentin Joe Biden.

“Muscatine do ta mirëpriste atë!” Një vend i mundshëm mund të jetë shtëpia ku qëndroi zoti Xi në vitin 1985, tani e kthyer në muze … që vizitohet kryesisht nga turistët kinezë.

Marrë nga VOA

xi jinping kine shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet