Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të tria vendet kanë theksuar nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugën e tyre evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon.

KOSOVË- Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të përbashkët të publikuar të premten nga Ministria e Punëve të Jashtme gjermane, kanë bërë thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën. Telegrafi shkruan se përveç vizave, në këtë deklaratë përmendet edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Të tria vendet kanë theksuar nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugën e tyre evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon.
“Ne mbështesim plotësisht BE-në, e cila udhëhoqi dialogun Kosovë-Serbi dhe theksojmë nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugën e tyre respektive evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon. Ne bëjmë thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendet tona janë të përkushtuara fuqishëm ndaj Procesit të Berlinit si një mjet shtesë për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor; ne theksojmë rëndësinë e zbatimit të vendimit historik nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të krijuar një treg të përbashkët rajonal. Duke pasur parasysh rëndësinë që i kushtojmë rajonit dhe si shenjë e mbështetjes sonë të përbashkët, ne kemi rënë dakord për një vizitë trepalëshe në këtë rajon dhe avokojmë për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis BE -së dhe Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratë.
Tutje, në deklaratë rikonfirmohet angazhimi i tri shteteve ndaj perspektivës së anëtarësimit në BE për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ne rikonfirmojmë angazhimin tonë të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në BE për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Franca, Gjermania dhe Polonia mirëpresin përparimin e arritur në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ne jemi të gatshëm të mbështesim proceset e reformave në rajon, ku përparimi, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, si dhe në pajtimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe rajonale, është i një rëndësie të veçantë”, thuhet mes tjerash.
Lidhur me këtë ka reaguar dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili me anë të një postimin në Twitter shkruan se e mirëpret deklaratën që sipas tij tregon përkushtimin e Bashkimit Europian për zgjerimin.
“E mirëpres riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përkushtimin e qartë për zgjerimin e BE-së, Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal nga Ministrat për Çështje Evropiane të Trekëndëshit të ëeimarit”, shkruan Kurti.
Dritan Abazoviç MALI I ZI- Kryeministri në detyrë i Mali të Zi, Dritan Abazoviç udhëtoi për në Shtet...
Foto ilustruese ITALI- “Ne ishim miq prej një jete dhe ai më vodhi 400 mijë euro cash. Hoqa një barrë,”-kështu th...
Joe Biden SHBA- Në një takim të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë të enjten që kishte në qe...
Foto ilustruese Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka kërkuar të vizitojë rajonin ukrainas ku raportohet se ësht&eum...
Foto ilustruese Nuk ka marrëveshje për qeverinë e ardhshme të Malit të Zi edhe pas raundit të shtatë të bisedimeve ...
Ndërtesa e përfshirë nga flakët KINË- Një zjarr i madh shpërtheu në ndërtesën më shumë se ...
Foto ilustruese GREQI- Një tërmet i fortë me magnitudë 4,2 të shkallës Rihter ka lëkundur Greqinë fqinje k&eum...
Mbreti Charles III BRITANI E MADHE- Mbreti Charles III u informua për përkeqësimin e shëndetit të nënës së tij, mbr...
Pamje nga përmbytjet në Itali ITALI- Vijon të rëndohet bilanci i përmbytjeve katastrofike në Marche të Italisë...
Jinping dhe Putin UZBEKISTAN- Presidenti kinez, Xi Jinping, është takuar të premten me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, duke b&eu...