LIVE UPDATES
Bota

Gjermania dhe SHBA gati për të 'furnizuar' Ukrainën me armë për mbrojtje ndaj Rusisë

Pothujase çdo ditë presidenti i Ukrainës, Zelensky kërkon armë më efikase. Tani disa vende kanë deklaruar, se do të furnizojnë me sisteme të mëtejshme armatimi, ndër këto vende bëjnë pjesë SHBA dhe Gjermania.

3 Qershor 2022, 15:06 Nga DOSJA
Gjermania dhe SHBA gati për të 'furnizuar' Ukrainën me
Arme

Beteja për Donbasin mund të fitohet vetëm me armë të rënda. Ky konsiderohet si konsensus ndër ekspertët ushtarakë. Për të zbehur disporporcionalitetin në shifra kundrejt ushtrisë ruse, aleatët perëndimorë e kanë furnizuar ndërkohë Ukrainën me mijëra armë e municione. Por megjithatë është e qartë, se pa furnizime të tjera me armë ky vend nuk mund të mbrohet.

Njëkohësisht NATO nuk do të riskojë një luftë me Rusinë. Moska thekson vazhdimisht, se edhe furnizimet me armë mund të konsiderohen si sulm - veçanërisht nëse këto armë përdoren për të atakuar territor rus. Ndaj vendet që mbështesin Ukrainën e peshojnë me kujdes, se çfarë sistemesh armatimi mund të furnizojnë në Ukrainë.

SHBA

Kjo u bë e qartë në fund të majit, kur presidenti i SHBA-së, Joe Biden deklaroi, se do t'i përgjigjet dëshirës së qeverisë në Kiev, për t'u dorëzuar forcave të armatosura ukrainase raketahedhës mobil. Konkretisht bëhet fjalë për raketahedhës të shumëfishtë të tipit MLRS (Multiple Launch Rocket System) një version i lehtë ky i sistemit HIMARS (High Mobility Artillery Rocket System).

Të dyja këto sisteme kanë platforma lëvizëse, që mund të lëshojnë një numër të madh raketash. Dallimi mes tyre ka të bëjë me montimin e sistemit të raketahedhësve HIMARS në automjete të blinduara dhe jo në automjete me zinxhirë. Kjo ndonëse kufizon aftësinë e lëvizshmërisë në terren, nga ana tjetër bën që këto automjete të konsumojnë më pak karburant. Po ashtu edhe pesha e tyre më e lehtë mundëson transportimin e tyre me aeroplan.

Të dyja këto sisteme janë në gjendje të sulmojnë raketat me rreze të mesme veprimi në distanca disa qindra kilometra. Por qeveria e SHBA-së ka refuzuar të dërgojë këtë lloj armatimi. Në vend të tyre forcat e armatosura ukrainase do të marrin raketa me një rreze maksimale veprimi prej 80km. Qëllimi është që të sprapset sulmi rus ndaj territorit ukrainas. Për këtë do të ndihmojë edhe një sistem radarësh nga SHBA për mbrojtjen nga artileria. Nga qarqet qeveritare të SHBA-së thuhet, se Ukraina ka siguruar se nuk do të përdorë armë për të sulmuar territorin rus.

Që nga fillimi i sulmit rus, SHBA është furnizuesja më e madhe me armë në Ukrainë. Kryesisht janë dërguar sisteme raketambajtës Javelin (për mbrojtjen artilerie) dhe ato Stinger (për mbrojtje kundërajrore) . Këto sisteme kanë kontribuuar në fazën e parë, që të bllokojnë invazionin rus. Për betejat e hapura në Donbas SHBA-ja dhe shtetet e tjera të NATO-s kanë dërguar helikopterë luftarakë dhe obuset fushore të NATO-s të kalibrit 155 milimetra. Edhe të tjera njësi do të furnizohen me këto sisteme armatimi.

Gjermania

Ukraina si dhe partnerët e NATO-s kritikojnë Gjermaninë, se po ngurron për furnizimet me armë. Nga Berlini thuhet, se qeveria u përmbahet saktësisht marrëveshjeve me NATO-n. Fakt është, që deri tani Gjermania ndonëse ka dërguar mijëra armë të vogla si automatikë, mina, tanke, granata e disa miliona municion – nuk ka dërguar armë të rënda në Ukrainë.

Përpara disa javësh qeveria premtoi dërgimin e 50 tankeve Gepard për mbrojtjen kundërajrore të nxjerra nga përdorimi si dhe shtatë obuse tanku 2000. Këto, ndryshe nga obuset fushore që tërhiqen prej automjeteve – mund të ndryshojnë pozicionin pas çdo të shtëne në mënyrë autonome.

Tani kancelari Olaf Scholz ka deklaruar dërgimin e sistemit mjaft modern të mbrojtjes kundërajrore IRIS-T si dhe të një radari. Po ashtu Gjermania do të verë në dispozicion edhe raketahedhës të shumëfishtë nga arsenali ushtrisë gjermane, Bundeswehr.

Një problem me furnizimin e armëve të tilla është, se ushtarët ukrainas nuk i njohin shumicën e këtyre sistemeve. Ndërsa aparaturat e thjeshta mësohen me pak udhëzime, thonë ekspertët, përdorimi i këtyre sistemeve komplekse kërkon trajnim për disa javë e muaj. Edhe për këtë arsye Gjermania merr pjesë në të ashtuquajturin rreth shkëmbimi: Kjo do të thotë që ndërkohë që Çekia, Sllovenia dhe Greqia do të dërgojnë në Ukrainë tanke luftarakë dhe mbrojtës të tipit sovjetik, Gjermania do t'ua kompensojë këtyre vendeve arsenalin me tanket  "Marder" dhe "Leopard 2" nga arsenali i Bundeswehr-it.

Danimarka

Jo vetëm në Donbas po luftohet. Flota ruse në Detin e Zi ka rrethuar edhe brigjet jugperëndimore të Ukrainës. Deri tani Ukraina e ka mbrojtur Odesën kryesisht me vendosjen e minave detare. Ndërkohë që zona përgjatë bregdetit është pothuajse e pambrojtur nga një invazion prej detit, sepse Ukraina nuk posedon ndonjë flotë detare luftarake.

Raketat kundër anijeve të tipit Harpoon, që ka premtuar Danimarka do të rrisin tani shansin për përmirësimin e mbrojtjes së bregdetit ukrainas në Detin e Zi.  Ndoshta me këtë mund të çahet bllokada detare, që e ka shkëputur Ukrainën nga tregjet botërore.

Mbretëria e Bashkuar

Qeveria britanike, sipas të dhënave të veta, i ka dërguar Ukrainës, një seri sistemesh armatimi. Ndër to armë topa si Javelin dhe Stinger, që mund të vihen në përdorim pas një instruktimi të shpejtë të këmbësorisë për mbrojtjen nga objektiva në tokë dhe në ajër.

Sipas sekretarit të shtetit për Mbrojtjen James Heappey do të dërgohen në Ukrainë edhe „qindra" raketa Brimstone-1, që shkatërrojnë tanke dhe pozicionet e artilerisë, por edhe anije të blinduara. Këtyre u shtohen edhe 120 transportues trupash të tipit Mastiff me pajisje për mbrojtjen ndaj minave si dhe dron të vegjël transportues për furnizimin me ushqim dhe municion të pozicioneve në front.

Çekia

Çekia ka dërguar ndërkohë në Ukrainë një sërë tankesh mbrojtës dhe luftarakë, rakëtahedhës dhe obusë si dhe helikopterë luftarakë të konstruksionit sovjetik. Çekia do të vazhdojë edhe me furnizime të tjera armësh të rënda.

Edhe shtete të tjera si Kanadaja, Greqia, Norvegjia dhe Polonia do të furnizojnë armë në Ukrainë si sisteme artilerie dhe municione./DW/

Sondazh

Poll

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës