LIVE UPDATES
Bota

Gjenerali në pension McKenzie: Izraeli duhet të ketë një plan të pas luftës

Ndërsa Shtetet e Bashkuara shpërndajnë ndihma të reja për Gazën Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi për një ndihmë të re humanitare prej 400 milionë dollarësh për palestinezët.

12 Qershor 2024, 16:10 Nga M.B
Gjenerali në pension McKenzie: Izraeli duhet të ketë një
Foto ilustruese

SHBA- Gjenerali amerikan në pension Frank McKenzie thotë se pengjet e vërteta në Gazë nuk janë vetëm pengjet izraelite, por edhe popullsia e Gazës, të cilën Hamasi, sipas tij, nuk ka interes ta largojë nga vija e zjarrit. Gjenerali McKenzie, gjatë një interviste me korrespondenten e Zërit të Amerikës, Carla Babb gjithashtu thotë se Izraeli duhet të hartojë një plan të pas luftës që nuk krijon hapësirë për vazhdimin e luftimeve brenda Gazës. Ndërkaq, Uashingtoni ka njoftuar ndarjen e një ndihme shtesë humanitare për civilët palestinezë në Gazë dhe rajonin përreth. Kjo ndihmë u njoftua disa orë përpara se Hamasi të kthente përgjigjen për një rezolutë të OKB-së për armëpushimin.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara shpërndajnë ndihma të reja për Gazën Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi për një ndihmë të re humanitare prej 400 milionë dollarësh për palestinezët.

“Të punojmë së bashku për të mundësuar hyrjen e më shumë ndihmave në Gazë dhe të mundësojmë që ato të arrijnë tek njerëzit që kanë më shumë nevojë”, tha Sekretari Blinken.

Hamasi thotë se kërkon ndryshime në planin armëpushimit të mbështetur nga Uashingtoni, i cili, ndër të tjera, parashikon shkëmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë.

“Po punojmë për t'i kthyer të gjithë në shtëpi”, iu tha Sekretari Blinken familjeve të pengjeve që ende mbahen nga Hamasi ndërsa i takoi në Tel Aviv.

“Ata u gëzuan nga shpëtimi i katër pengjeve para pak ditësh, por vazhdojnë ta ndiejnë thellë ndarjen nga më të dashurit e tyre”, thotë zoti Blinken.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha të martën se të dy palët mund të kenë kryer krime lufte gjatë operacionit që liroi katër pengjet izraelite. Hamasi, që nuk bën dallim kur njofton për viktima mes civilëve dhe luftëtarëve, thotë se më shumë se 200 palestinezë u vranë gjatë operacionit. Hamasi i mbajti pengjet në dy ndërtesa banimi. Operacioni kërkonte mbështetje nga sulmet ajrore izraelite. Gjenerali në pension Frank McKenzie, ish-kreu i Komandës Qendrore amerikane dhe autori i librit të ri “Pika e Shkrirjes” i tha Zërit të Amerikës se përdorimi i mburojave njerëzore nga Hamasi ka vështirësuar operacionet izraelite.

“Mendoj se izraelitët kanë qenë më pak të suksesshëm për të kapur udhëheqësit kryesor të Hamasit, sepse ata kanë zgjedhur të fshihen, ndërsa luftëtarët e tyre luftojnë. Jam i sigurt se janë të fshehur thellë nën tokë, të mbrojtur nga pengjet izraelite. Pengjet e vërteta në Gazë nuk janë vetëm pengjet izraelite, por vetë popullsia e Gazës, të cilën Hamasi nuk ka interes ta largojë nga vija e zjarrit”, thotë gjenerali në pension Mckenzie.

“A mund ta fitojë Izraeli këtë betejë kundër Hamasit?”

“Kjo është e mundur nëse gjejnë një zgjidhje për atë që vjen pas fitores dhe që nuk çon në luftime të reja në Gazë. Hamasi nuk duhet të jetë pjesë e këtij ekuacioni. Unë përkrah qëndrimin izraelit që Hamasi duhet të eliminohet. Por mendoj se është shumë e vështirë për të hequr qafe tërësisht Hamasin, pasi ai është një lëvizje revolucionare. Edhe nëse vret 99 luftëtarë të Hamasit, luftëtari i 100-të do të ngrejë dorën e përgjakur dhe do të shpallë revolucionin”, thotë Gjenerali në pension McKenzie.

Ai parashikon krijimin e një force të udhëhequr nga vendet fqinje arabe për të ndihmuar në ruajtjen e paqes në Gazë, pasi të mbarojnë luftimet. Një fitore e vërtetë për izraelitët dhe palestinezët, sipas tij, kërkon investime të mëdha që do t’i mundësonte Gazës të rindërtohej./ VOA

izraeli

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës