LIVE UPDATES
Bota

Gjenerali amerikan: Rreziku i një lufte të madhe në Lindje të Mesme është shmangur

Brown ka folur për agjencinë e lajmeve Reuters, pas përfundimit të një vizite treditëshe në Lindje të Mesme, përfshirë edhe një vizitë në Izrael, vetëm disa orë pasi Hezbollahu ka nisur qindra raketa dhe dronë kundrejt Izraelit.

27 Gusht 2024, 12:56 Nga I.A
Gjenerali amerikan: Rreziku i një lufte të madhe në Lindje
Charles Quinton Brown

SHBA- Rreziku afatshkurtër i një lufte të madhe në Lindje të Mesme disi është shmangur, pas shkëmbimit të zjarrit mes Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit, pa ndonjë përshkallëzim të madh, ndonëse Irani vazhdon të përbëjë rrezik teksa synon sulm ndaj Izraelit, ka thënë gjenerali i lartë i forcës ajrore amerikane, Charles Quinton Brown.

Brown ka folur për agjencinë e lajmeve Reuters, pas përfundimit të një vizite treditëshe në Lindje të Mesme, përfshirë edhe një vizitë në Izrael, vetëm disa orë pasi Hezbollahu ka nisur qindra raketa dhe dronë kundrejt Izraelit.

Izraeli, në anën tjetër, ka nisur sulme kundër Hezbollahut, për siç ka thënë, parandalim të sulmeve.

Ky incident përbën njërën prej përplasjeve më të mëdha në 10 muajt e fundit mes dy palëve, ndonëse ka marrë fund me dëm të kufizuar në Izrael dhe pa ndonjë kërcënim të madh për hakmarrje më të madhe.

Brown ka thënë se sulmet e Hezbollahut përbëjnë vetëm një prej dy sulmeve të mëdha kërcënuese kundër Izraelit në javët e fundit.

Irani ka kërcënuar muajin e kaluar se do ta sulmojë Izraelin, pas vrasjes së liderit politik të Hamasit në Teheran, javë më parë.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

I pyetur nëse është shmangur rreziku afatshkurtër për ndonjë luftë rajonale, Brown ka thënë se “disi po”.

“Kanë qenë dy gjëra që pritej të ndodhnin. Njëra veçse ka ndodhur. Tani varet se si do të ndodhë e dyta”, ka thënë Brown.

“Përgjigja e Iranit do të diktojë përgjigjen e Izraelit, dhe kështu do të kuptohet nëse do të ketë konflikt të gjerë apo jo”.

Brown ka tërhequr vërejtjen që rrezik mund të ketë ende prej aleatëve militantë të Iranit në vendet si Iraku, Siria dhe Jordania, të cilët i kanë sulmuar trupat amerikane, por edhe prej rebelëve Huthi të Jemenit, që kanë shënjestruar anijet në Detin e Kuq, dhe kanë nisur sulme me dronë drejt Izraelit.

“Ka rrezik që palët tjera të veprojnë kokë më vete, sepse nuk janë të kënaqura – posaçërisht huthët”, ka thënë Brown, duke e përshkruar këtë grup shiit si “kartë të egër”.

Irani është zotuar për hakmarrje të ashpër për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili është vrarë gjatë një vizite në Teheran, muajin e kaluar. Irani e ka fajësuar Izraelin për kryerje të vrasjes. Vetë Izraeli, as nuk e ka konfirmuar, dhe as mohuar përfshirjen në vrasjen e Haniyehut.

Brown ka thënë se ushtria amerikane është e pozicionuar më mirë për të ndihmuar në mbrojtjen e Izraelit dhe forcave të veta në Lindje të Mesme, në krahasim me 13 prillin, kur Irani pati nisur sulm të pashembullt ndaj Izraelit, duke lëshuar qindra dronë, raketa lundruese dhe raketa balistike. Megjithatë, Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe aleatë tjerë kanë arritur t’i shkatërrojnë pothuajse të gjitha armët, para se të arrinin shënjestrat.

“Jemi në pozicion më të mirë”, ka thënë Brown, duke përmendur vendimin amerikan për pozicionim të dy grupeve të aeroplanëve luftarakë në Lindje të Mesme, si dhe aeroplanë shtesë luftarakë të tipit, F-22.

“Po tentojmë të përmirësohemi në krahasim me situatën e prillit”.

Brown ka thënë se pavarësisht planeve që mund të ketë ushtria iraniane, vendimin e marrin liderët politikë atje.

“Ata duan të bëjnë diçka për të dërguar një mesazh, por ata nuk dëshirojnë të bëjnë diçka që nxit konflikt më të madh”.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, është duke bërë përpjekje që të zbusë ndikimin e luftës në Gazë, mes Izraelit dhe Hamasit, që tashmë ka hyrë në muajin e 11-të. Si pasojë e konfliktit janë vrarë mbi 40.000 palestinezë në Gazë, janë rritur tensionet ndërkufitare mes Izraelit dhe Hezbollahut, si dhe huthëve të Jemenit. Brown ka udhëtuar të hënën në Komandën Veriore të ushtrisë izraelite, ku është informuar për kërcënimet përgjatë kufijve të Izraelit me Libanin dhe Sirinë. Ai është takuar në Tel Aviv me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, gjeneralin Herzi Halevi.

I pyetur për kapacitetet ushtarake të Hezbollahut, sidomos pas sulmeve të Izraelit, Brown ka thënë se “ata kanë kapacitete ende”. Lufta në Gazë ka nisur më 7 tetor të vitit 2023, si hakmarrje e Izraelit ndaj sulmeve të Hamasit në tokën izraelite, pasi militantët kanë vrarë 1.200 njerëz dhe kanë marrë peng rreth 240 tjerë. Përveç 40.000 të vrarëve, konflikti ka shkatërruar Gazën, dhe tani raportohet edhe për përhapje të shumta të sëmundjeve./REL

charles quinton brown

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet