LIVE UPDATES
Bota

Gjendje e rëndë nga përmbytjet në Klinë, preken familje dhe bizneset nga moti i keq

Familja Imeri në lagjen Dukagjini nga Klina është në gjendje të rëndë, pasi që shtëpia iu vërshua nga uji.

23 Janar 2023, 16:22 Nga I.A

Gjendje e rëndë nga përmbytjet në Klinë, preken familje

KOSOVË- Vërshimet e ditëve të fundit kanë lënë shumë dëme edhe në komunën e Klinës si në prona publike ashtu edhe ato private. Familjet dhe bizneset e përmbytura nga uji janë në gjendje të rëndë. E për tu dalë në ndihmë të prekurve, kryetari Zenun Elezaj thotë se nevojitet ndihma e qeverisë.

Familja Imeri në lagjen Dukagjini nga Klina është në gjendje të rëndë, pasi që shtëpia iu vërshua nga uji. Naim Imeri, i cili ka nisur ta pastrojë shtëpinë nga balta, thekson se nuk i ka shpëtuar asgjë. Imeri me pesë anëtarë të familjes që është strehuar te xhaxhai i tij, kërkon ndihmën e komunës dhe qeverisë.

“Dëmet janë të mëdha, s’kam koment po shihen. Asgjë nuk ka shpëtuar në këtë shtëpi nga orenditë dhe pajisjet shtëpiake. Kjo është gjendje e rëndë. Çka kam pasur ka shkuar dëmë. Jemi strehuar te axha. Kemi qenë në rrezik edhe për jetë, niveli i ujit ka qenë i madh. Të gjitha orenditë i kam gjuajtur, ka qenë një komision për verifikim, çka ndodhë tash nuk e di… Komuna duhet të më bëjë një zgjidhje se nuk kam ku të qëndrojë, nuk kam çka të shtoj më”, tha ai.

Përveç ekonomive familjare, dëme pësuan edhe bizneset në Klinë.

Aktim Dushi pronar i fabrikës së mobilieve, thekson se dëmet janë të mëdha në makineri, dhe sipas tij, nëse nuk mund të futen më në funksion këto makina do të falimentojnë.

“Niveli i ujit ka qenë 95 centimetra në punëtori. Sa i përket makinave të punës, e kemi problemin me elektronikë, nuk e dimë se sa është dëmi i tyre dhe a do të mund t’i rikthejmë në gjendjen e mëparshme. Të gjitha makinat kanë qenë në ujë, dhe nëse nuk mundemi me i rikthyer makinat në funksion si biznes edhe do të kapitullojmë. Por, presim mbështetjen e komunës dhe institucioneve”, tha ai.

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj tha për KosovaPress se Klina ka qenë ndër komunat më të dëmtuara në Kosovë nga vërshimet e fundit.

Elezaj tha se komuna nuk ka ndonjë fond të veçantë për mbulimin e këtyre dëmeve, por shpreson në ndihmën e qeverisë.

Kryetari nuk ka treguar për vlerën e dëmeve në këtë komunë, por thotë se shumë shpejt komuna do të dalë me një raport përfundimtar.

Ishin nivelet më të larta të vërshimeve në histori që Klina ndonjë herë i ka përjetuar. Lumi Klina këtë herë ka kaluar të dyja anët e rrjedhës dhe ka vërshuar lagjen Dukagjini, Arbëria e shumë e shumë fshatra. Dhe tani po merremi me pasojat e vërshimeve… Vendet më të rrezikuara ishin Ujmiri, Shtarica, Pogragja, ndërsa edhe qyteti i Klinës kësaj radhe ishte më i godituri… Qindra familje janë evakuuar nga shtëpitë, të gjitha këto familje janë vendosur tek të afërmit e tyre me shpresën që brenda dy tre ditëve do të rikthehen në shtëpitë e tyre, por ato shtëpi janë në një gjendje të mjerueshme, mirëpo mundësitë janë të pakta që në këtë stinë dimri të bëhen tharjet e ajrosjet e orendive dhe pajisjeve shtëpiake nëpër shtëpi që i kanë pasur. Megjithatë ne do të kemi shifrën e saktë të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. Megjithatë, ka edhe familje që kanë kërkuar strehim. Ka për të pasur shtëpi që nuk janë në gjendje për me rifilluar jetën ato familje, por të shohim për këto pas vlerësimeve të sakta nga terreni”, tha ai.

Ai tha se nëse niveli qendror nuk i del në ndihmë Klinës, komuna duhet ta eliminojë ndonjë projekt dhe do t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.

Në këto raste është e vështirë, sepse nuk ka fond të paraparë, veçse nëse lëmë ndonjë projekt pa realizuar. Por, nëse niveli qendror nuk na del ndihmë për çka nuk besoj, ne duhet ta eliminojmë ndonjë projekt dhe do t’iu dalim në ndihmë qytetarëve”, tha ai.

Kryetarit të Klinës, Elezajt nuk i ka mbetur shumë hatri që kryeministri i vendit nuk e vizitoi Klinën, ndonëse theksoi se janë komuna më e prekur nga vërshimet në këto ditë.

“Komuna e Klinës ka qenë më e dëmtuara në Kosovës, duke pasur parasysh që i ka 6 lumenj, por ndoshta këshilltarët e tij (kryeministrit) nuk e kanë informuar saktë. Por sidoqoftë për mua është me rëndësi të përqendrohemi se si ta tejkalojmë situatën. Megjithatë, tek ne kanë qenë për vizitë presidentja dhe disa ministra të qeverisë”, tha ai.

Klina, Skenderaj, Mitrovica, Podujeva dhe Istogu janë komunat më të prekura nga vërshimet e ditëve të fundit.

zenun elezaj moti i keq ne kosove


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet