Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Bota
FOTO TË RËNDA/ Incidenti në veri të Kosovës, plagoset një serb
Ndërkohë që drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviç tha serbët ishin në shënjestër vetëm sepse nuk donin të lejonin që policia t'i keqtrajtonte për asnjë arsyeje.
23 Janar 2023, 15:53Nga I.A
Miljan Deleviç
All - Paragraf - 1
SERBI- Serbi i plagosur, Miljan Deleviç, i cili u qëllua nga policia speciale e Kosovës në një veturë në afërsi të urës së Bistricës mëngjesin e sotëm, është transferuar në spitalin e Kralevës ku po merr ndihmë. Deleviç dhe pasagjeri i tij në veturën ROSA u qëlluan nga policët. Ndërkohë që drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviç tha serbët ishin në shënjestër vetëm sepse nuk donin të lejonin që policia t'i keqtrajtonte për asnjë arsyeje.
Drejtori i spitalit në Kralevë, Zoran Mrviç, ka thënë për Kosova Online se plaga është e rëndë, por jeta e Deleviqit nuk është në rrezik.
“Pacienti nuk është i rrezikuar vitalisht, shpresojmë që të shërohet shpejt”, tha Mrviç.