LIVE UPDATES
Bota

Gazprom-i rus del praktikisht nga pronësia e NIS-it

Gazprom, i cili nuk është përfshirë nga sanksionet amerikane që kërcënojnë NIS-in, për shkak se një pjesë të madhe të tij zotëron Gazprom Neft, i cili është nën sanksione, ka transferuar rreth 11.3% të aksioneve të NIS-it tek Intelligence.

22 Shtator 2025, 09:27 Nga I.A

Gazprom-i rus del praktikisht nga pronësia e NIS-it

RUSI- Gjiganti rus i gazit, Gazprom, ka dalë praktikisht nga pronësia e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), pasi aksionet e tij janë marrë nga kompania ruse, Intelligence, tregojnë të dhënat e publikuara në ueb-faqen e Bursës së Beogradit. Gazprom, i cili nuk është përfshirë nga sanksionet amerikane që kërcënojnë NIS-in, për shkak se një pjesë të madhe të tij zotëron Gazprom Neft, i cili është nën sanksione, ka transferuar rreth 11.3% të aksioneve të NIS-it tek Intelligence. Tash për tash, nuk dihet nëse kompania Intelligence është nën sanksione.

NIS-i është në rrezik të vihet nën sanksionet e SHBA-së, të cilat janë shtyrë gjashtë herë gjatë këtij viti, për shkak të lidhjes me Gazprom Neft-in, i cili është nën sanksionet e Perëndimit, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Pas vendosjes së sanksioneve, Gazprom Neft ka transferuar rreth 5% të aksioneve të tij te kompania mëmë, Gazprom, duke bërë që pjesëmarrja e tij në NIS të bjerë nën 50%. Nga ana tjetër, Gazprom ka pasur rreth 11% të aksioneve.

Sipas dokumenteve të publikuara në Bursën e Beogradit, shoqëria aksionare Intelligence nga Shën Petersburgu ka kaluar pragun e një pjesëmarrjeje të konsiderueshme prej 10%, duke blerë pak më shumë se 11.3% të aksioneve të NIS-it.

Sot, pjesëmarrja e Gazprom Neft-it në NIS është rreth 44.9%, shteti i Serbisë ka 29.9%, ndërsa pjesa tjetër u përket aksionarëve më të vegjël.

Gazprom Neft është në pronësi të gjigantit rus të naftës, Gazprom, i cili kontrollon rreth 95% të aksioneve të degës së tij të specializuar në naftë dhe derivatet e saj.

Lajmi për ndryshimin e strukturës së pronësisë në NIS u publikua për herë të parë të dielën nga revista serbe, Nedelnik.

Më 19 shtator, NIS-i njoftoi se ka dorëzuar një kërkesë të re pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-së për shtyrjen e zbatimit të sanksioneve ndaj kompanisë.

Sanksionet ndaj NIS-it u vendosën më 10 janar, për shkak të lidhjes së kompanisë me Gazprom Neft-in, që krijonte një “rrezik sekondar”, por zbatimi i tyre u shty gjashtë herë, pas kërkesave të NIS-it.

Për herë të fundit, ato u shtynë deri më 26 shtator.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të premten se nuk është i sigurt se a është e mundshme që sanksionet ndaj NIS-it të shtyhen përsëri.

“Kam frikë se kjo nuk do të ndodhë më dhe kam frikë se do të jemi në një situatë jashtëzakonisht të vështirë. Do të bëj çmos gjatë bisedimeve me Marco Rubion [sekretarin amerikan të Shtetit]”, tha Vuçiq, i cili këtë javë do të qëndrojë në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku, sipas njoftimit të tij, pritet të takohet me Rubion.

Në janar, Vuçiç tha se kërkohet “dalja e plotë e Rusisë nga pronësia e NIS-it”, gjë që do të kërkonte transformim të pronësisë. Drejtori i ndërmarrjes Srbijagas, Dushan Bajatoviç, tha në fillim të gushtit se Serbia do ta blinte kompaninë, por se pala ruse thotë se NIS-i nuk është në shitje./REL

gazprom nis gazprom neft

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet