LIVE UPDATES
Bota

Fshati që shpëtoi kryeqytetin ukrainas, fillon të rindërtohet

Trupat ukrainase ndaluan rusët në këtë fshat, duke shmangur një sulm të përgjakshëm në kryeqytetin, Kiev. Për rreth një javë, fshati Moshchun ishte nën kontrollin e forcave ruse. Para se të largoheshin, forcat ruse dogjën fshatin.

21 Korrik 2022, 19:11 Nga d.a.
Fshati që shpëtoi kryeqytetin ukrainas, fillon të
Fshati Moshchun

UKRAINË- Fshati Moshchun në Ukrainë, ishte në qendër të luftimeve kur Rusia nisi sulmin e saj në muajin shkurt. Pikërisht aty, vetëm 30 kilometra larg Kievit, forcat ukrainase frenuan përparimin e ushtrisë ruse drejt kryeqytetit. Por 85% e fshatit u shkatërrua. Tani komuniteti dëshiron të rindërtohet.

Trupat ukrainase ndaluan rusët në këtë fshat, duke shmangur një sulm të përgjakshëm në kryeqytetin, Kiev. Për rreth një javë, fshati Moshchun ishte nën kontrollin e forcave ruse. Para se të largoheshin, forcat ruse dogjën fshatin.

Të evakuuar pak para mbërritjes së rusëve, shumica e banorëve mbijetuan. Kur u kthyen çdo gjë që ata kishin pasur ishte kthyer në hi. Tani, aktivistët vendas dhe biznesmenët kanë krijuar një projekt bamirësie për të rindërtuar fshatin.

Familja e Anna Kolosovskas, si qindra të tjerë, humbi gjithçka.

Mbesa e saj 3-vjeçare, Ira, kujton goditjen me raketa. Duke luajtur mbi rrënojat e shtëpisë, ajo përsërit fjalët e nënës së saj.

"Unë nuk kam frikë”, thotë ajo.

Fqinja e tyre, Liubov Topol, humbi jo vetëm shtëpinë, por edhe djalin e saj të vetëm, një nga drejtuesit e Forcave të Mbrojtjes Territoriale rezerviste në Moshchun.

“Unë s’jam më vetvetja. Djali më rri para syve”, thotë ajo.

Zonja Liubov është e para që merr një shtëpi të përkohshme në kuadër të nismës bamirëse “Ëndrra e Ukrainës”. Kjo do të jetë shtëpia e saj për dy vitet e ardhshme.

Zoti Vitaly Kashchenko, një nga themeluesit e nismës, thotë se hapi i parë është që deri në mes të shtatorit t'u sigurojë shtëpi të përkohshme të gjithë qytetarëve të Moshchunit që humbën shtëpitë e tyre. Deri në fund të vitit të ardhshëm, ai planifikon të rindërtojë fshatin në tërësi.

“Në fazën e parë, ne duhet t'u ofrojmë njerëzve një vend për dimër. Më pas, ne duhet t'u japim atyre një vend për një jetë dinjitoze dhe të ndërtojmë një fshat të ri. Qëllimi ynë është të rindërtojmë Moshchunin dhe më pas tërë Ukrainën”, thotë zoti Kashchenko.

Klubi Rotarian “Kievi Ndërkombëtar” qëndron pas përpjekjes së rindërtimit dhe po inkurajon komunitetin ndërkombëtar që t'i bashkohet nismës.

“Nga e gjithë bota mblodhëm mbi 15 milionë dollarë për të ndihmuar Ukrainën. Shpresojmë që pasi të rindërtohet, do të quhet fshati Rotarian”, thotë zoti Serhiy Zavadski nga Klubi Rotarian.

Banorët e Moshchunit po tregojnë qëndrueshmëri. Ushtria ruse shkatërroi shtëpitë e tyre, por nuk mundi të shkatërronte guximin, unitetin apo dashurinë për fshatin e tyre./VOA/

lufta ukraine-rusi anna kolosovska liubov topol

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës