18 Janar 2023, 10:41
Nga I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi ka deklaruar se situata në veri të vendit është e qetë për momentin dhe se Policia e Kosovës është prezente atje.
“Dhe së fundi kam bërë një thirrje publike për të gjithë serbët në Kosovë që të aplikojnë për punë në shërbimin publik, për shembull në forcën policore. Kjo vjen pasi zyrtarët serbë dhanë dorëheqjen mes tensioneve në veri të Kosovës. Nuk është qëllimi im të zëvendësoj serbët në pushtet me shqiptarë! Dua serbët në këto pozita”, ka thënë Kurti në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”.
Kosova Press shkruan se kryeministri Kurti është shprehur optimist se një marrëveshje me Serbinë mund të arrihet brenda pak muajsh.
“Unë jam optimist se një marrëveshje mund të arrihet brenda pak muajsh nëse ekziston vullneti për të arritur një marrëveshje – dhe mbështetja e Perëndimit demokratik, pra BE-së, NATO-s, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Unë kam shprehur vullnetin tim për ta bërë këtë. Por për një marrëveshje duhen dy palë. Për të pasur paqe afatgjatë, siguri dhe stabilitet rajonal, Serbia duhet të distancohet dy herë: nga e kaluara e Millosheviqit dhe tani nga Putini. Sepse Serbia po i afrohet gjithnjë e më shumë Rusisë. Putin dëshiron të nxisë konfliktin me Kosovën,” tha ai.
Ndër të tjera, Kurti ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putinin e pengon suksesi i Kosovës. Ai është shprehur se Putini është i fiksuar pas Kosovës.
“Unë jam i kujdesshëm, por nuk kam frikë kurrë. Unë jam vigjilent. Putini është i fiksuar pas vendit tonë. Ai ishte i kënaqur për mungesën e suksesit të ndërhyrjeve perëndimore në Irak dhe Afganistan. Atë e zemëron dhe e nervozon fakti që kanë pasur sukses në Kosovë”, është shprehur ai.
albin kurti
Bota
18 Janar 2023, 10:35
f.g
Foto ilustruese
UKRAINE- Rëndohet bilanci nga ngjarja e rëndë që ndodhi paraditen e sotme në Ukrainë, ku një helikopter&...
Bota
18 Janar 2023, 10:22
I.A
Matteo Messina Denaro
ITALI- Të dhënat e shtrira në kohë që dëshmojnë vrasjet që ka kryer Matteo Messina Denaro jan...
Bota
18 Janar 2023, 10:12
I.A
Jonas Westerlund
KOSOVË- Radhën e kryesimit të Bashkimit Evropian tani e ka shteti i Suedisë ku ambasadori suedez në Kosovë, ...
Bota
18 Janar 2023, 10:02
I.A
Viktor Rashnikov, Pyotr Aven, Alisher Usmanov
HUNGARI- Hungaria po tenton edhe një herë të dobësojë sanksionet e Bashkimit Evropia...
Bota
18 Janar 2023, 09:59
I.A
Vendi i rrezimit te helikopterit
KIEV- Tetëmbëdhjetë persona janë vrarë, përfshirë ministrin e punëve të brend...
Bota
18 Janar 2023, 09:37
I.A
Pamje nga rrezimi
UKRAINË- Një helikopter i qeverisë ukrainase u rrëzua pranë një çerdheje plot me fëmijë ja...
Bota
18 Janar 2023, 09:33
I.A
Greta Thunberg
GJERMANI- Aktivistja e njohur Greta Thunberg, është liruar pak kohë pasi u arrestua nga policia e Gjermanisë të mar...
Bota
18 Janar 2023, 09:24
I.A
Volodymyr Zelenskyy
SHBA- Drejtori i CIA-s paralajmëroi presidentin Volodymyr Zelenskyy për planet e Moskës për ta vrarë atë ...
Bota
18 Janar 2023, 09:18
I.A
Ushtri
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë ruse të rrisë numrin e anëtarëve të shërbimit në ...
Bota
18 Janar 2023, 09:09
I.A
Tank
UKRAINË- Ukraina është një hap më afër fitimit të flotës së tankeve moderne luftarake të prodhimit g...