Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Në kërkim morën pjesë e përjavshmja kroate 'Novosti', rrjeti kërkimor jofitimprurës 'Lighthouse Reports', 'Nova TV', portali 'Telegram, Spiegel' gjerman dhe 'ORF' austriake.
Një hetim i përbashkët nga disa media kroate, gjermane dhe austriake zbuloi se anëtarët e policisë kroate në të gjitha nivelet, duke përdorur grupin e tyre në "WhatsApp", si një mënyrë informale për të komunikuar në lidhje me veprimet e kryera ndaj migrantëve. Megjithatë, MPB-ja pretendon se gjithçka është sipas ligjit.
Në kërkim morën pjesë e përjavshmja kroate 'Novosti', rrjeti kërkimor jofitimprurës 'Lighthouse Reports', 'Nova TV', portali 'Telegram, Spiegel' gjerman dhe 'ORF' austriake. Bëhet fjalë për grupin e bisedave “OA Corridor II – West”, e ngritur pas aksionit policor me të njëjtin emër që përfshin pjesët perëndimore të Kroacisë dhe që synon mbrojtjen e kufirit shtetëror nga emigrantët e parregullt. Grupi WhatsApp përfshin oficerë policie të pothuajse të gjitha niveleve hierarkike, nga nivelet shumë të ulëta, pastaj ato të mesme, deri tek krerët e policisë kroate.
Më shumë se 1300 emigrantë u kapën
Croatia has always denied any knowledge of violent & illegal operations by its own police forcing people seeking asylum back out of the EU
— Lighthouse Reports (@LHreports) April 6, 2023
Now we can reveal that top Croatian officials were part of a secret WhatsApp group where such activities were shared & encouraged pic.twitter.com/K8CrBSFN8K
Në mesin e 33 personave të përfshirë në grupin e policisë WhatsApp janë anëtarë të rangut të lartë të MPB-së.
Sipas raportimeve, oficerët e policisë shkëmbyen masivisht informacione në grupin WhatsApp për madhësinë e grupeve të përgjuara të emigrantëve, vendin dhe kohën e takimit të tyre dhe kombësinë e tyre. Shifra është 1337.
Në grup, thonë ata, janë shpërndarë të dhëna personale, foto dokumentesh dhe targa makinash në pronësi të personave të dyshimtë. Në korrespondencë merr pjesë edhe shefi i Shërbimit të Marrëdhënieve me Publikun në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kroacisë, i cili në një moment ndan të dhënat personale të gazetarëve.
Gazetarët që janë marrë me këtë rast arrijnë në përfundimin se qëllimi i një kanali të tillë komunikimi është me sa duket shmangia e regjistrimit të veprimeve policore.
Foto tronditëse
In collaboration with @derspiegel, @Novossti, @novahr, @ORF & @TelegramHR, we established that the leaked messages, from between Aug 19 & Feb 20, show apprehensions of 1,300+ mostly Afghan, Pakistani & Syrian nationals in Western Croatia pic.twitter.com/Bc63tCgVoq
— Lighthouse Reports (@LHreports) April 6, 2023
Një numër i madh fotografish, tregojnë njerëz të lodhur, të dorëhequr ose të dëshpëruar, ndonjëherë me fytyra të frikësuara. Dy janë veçanërisht prekëse, të cilat tregojnë grupe të mëdha emigrantësh të shtrirë me fytyrën përdhe. Në një seri fotografish, emigrantët janë zbathur, me këpucët e tyre të hequra, gjë që përputhet me dëshminë se policia kroate i urdhëron ata të heqin këpucët, dhe nganjëherë dyshohet se i detyrojnë të ecin zbathur. Disa foto tregojnë oficerë policie nga njësi të ndryshme të MPB-së, me armë në duar pranë tyre.
Sipas mesazheve, po ashtu shihet se zëdhënësja e MPB-së u ka dërguar zyrtarëve policorë informacione për tre gazetarë të Associated Press, me emrat dhe numrat e pasaportës dhe në mesazh thuhet: Të nderuar kolegë, po ju dërgoj informata për përdorim. Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë një kërkesë nga agjencia Associated Press që kërkonte filmime në kufi. Ne do ta refuzojmë kërkesën, ndaj presim që ata të filmojnë me iniciativën e tyre.
Megjithatë kanë konfirmuar përdorimin e grupeve WhatsApp.
Arben Gashi KOSOVË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka akuzuar qeverinë dhe ministrin e Financave pë...
Foto ilustruese SHBA- Koha që kalojmë në celular para gjumit ka dalë jashtë kontrollit deri në atë masë sa që ...
Salih Mustafa Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, ka nxjerrë të enjten një vendim, me tëcilin e detyron ish-kom...
Xi Jinping dhe Emmanuel Marcon KINË- Presidenti Emmanuel Macron u takua sot homologun e tij kinez Xi Jinping në Pekin. Mediat e huaja raportojn&e...
Kuvendi i Kosovës KOSOVË- Seanca e sotme plenare në Kosovë është shoqëruar me debate mes pozitës dhe opozit&eu...
Foto ilustruese Sipas një letre të hapur, shoqëria kërkon të ndalojë menjëherë zhvillimin e modeleve "gjigante" t&e...
Deputetët e Listës Serbe KOSOVË- Vijon seanca plenare në Kuvendin e Kosovës. Deputetët e Listës serbe janë rikthye...
Familja Whitaker SHBA- Familja Whitaker në Vixhinia, SHBA ka tërhequr vëmendjen me historinë e saj, anëtarët e të cil&eu...
Avdullah Hoti KOSOVË- Vijon senaca plenare në Kuvendin e Kosovës. Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë pasi sip...
Besnik Bislimi KOSOVË- Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me debate mes pozitës dhe opozit&eu...