LIVE UPDATES
Bota

FOTO/ Amerikani vret veten pasi humb kursimet ndaj mashtruesve telefonikë, por nuk është i vetmi

Në një fermë luksoze në veri të Virginia, familja mblidhet tashmë shpesh në shtëpinë e motrës së vogël Adrienne, që kur babai i tyre ra viktimë e mashtrimeve të sofistikuara psikologjike që kryhen nga banda nga Azia ose Afrika, sipas skemës së majmjes së derrit.

17 Qershor 2024, 21:51 Nga E. D
FOTO/ Amerikani vret veten pasi humb kursimet ndaj mashtruesve telefonikë,
Dennis Jones

AZI- Ulur mendueshëm në tryezë Matt mezi arrin të kujtojë ngjarjet e vrazhda të muajve të fundit. Ai thotë se sapo mësova se ishte vetëvrasje, isha 100% i sigurtë se vinte prej mashtrimit financiar. 

“Që kur kam lindur deri gjashtë muaj më parë, babai im ishte një njeri i lumtur dhe pozitiv. Ky mashtrim mizor ishte e vetmja gjë që e ndryshoi dhe e shkatërroi atë”, thotë i biri.

Në një fermë luksoze në veri të Virginia, familja mblidhet tashmë shpesh në shtëpinë e motrës së vogël Adrienne, që kur babai i tyre ra viktimë e mashtrimeve të sofistikuara psikologjike që kryhen nga banda nga Azia ose Afrika, sipas skemës së majmjes së derrit. Kjo ka të bëjë me joshjen e majmjen e viktimës para se t’i marrin atij, asaj gjithçka ka. Mashtruesit profesionistë kanë identitete të rreme dhe kalojnë muaj të tërë duke bindur e joshur viktimat e tyre derisa i bindin të investojnë në faqe të dyshimta kriptovalutash në internet. Dennis Jones, fotograf dhe sportist amator, adhurohej nga fëmijët dhe nipërit e tij. 82-vjecari kalonte kohën e tij të pensionit duke punuar me njerëz në nevojë dhe duke debatuar politikë në rrjetet sociale.

Por muajt e fundit ai ishte tërhequr nga familjarët pasi ishte njohur me një grua të quajtur Jessie në rrjetet sociale. Ata kishin folur prej muajsh dhe krijuan një marrëdhënie të afërt, derisa rrjedhimisht Jessie e bindi Dennis të investonte në kriptovalutat. Dennis pranoi, edhe pa u takuar asnjë herë për së gjalli me Jessie dhe shpenzoi aty gjithçka kishte, por kur nuk ai kishte më asnjë para ajo kërkonte më shumë, derisa një ditë u zhduk dhe e la në shkatërrimin e tij. Në mars fëmijët e Dennis u mblodhën për të ndihmuar babanë të ringrihej në këmbë, duke tentuar ta vendosnin të jetonte me Adrienne e familjen e saj.

“Ne donim që ai të dinte se ne do të kujdeseshim për të,” thotë i biri Matt.

Por mëngjesin e takimit asnjë nuk mund të kontaktonte më Dennis. Matt shkoi në shtëpinë e Dennis por babai nuk shihej gjëkundi. Një orë më vonë policia i informoi se Dennis kishte vrarë veten. Dennis është vetëm një nga viktimat e panumërta të skemave gjigante psikologjike të këtij tipi në botë, të organizuara në detaje nga banda kineze, afrikanë e aziatike në përgjithësi, që e kanë kthyer manipulimin psikologjik të njerëzve të dobët ose të moshuar në një industri masive, me punëtorë të mbajtur me detyrim për të mashtruar njerëz në tastiera ose telefonë, per t’i vjedhur kursimet e tyre të jetës. Vjedhja është në shkallë aq të gjerë sa është raportuar kalime masive të ardhurash nga amerikanë e evropianë të klasës së mesme drejt këtyre bandave kriminale.

Vetëm vitin e kaluar FBI llogarit se me skema të tilla janë zhvendosur $4 miliardë nga amerikanët drejt grabitësve të tyre, në një rritje prej 53% nga një vit më parë. Shawn Bradstreet, agjent i krimit financiar në San Francisco tha për Ase paratë e mashtrimit të viktimave amerikane shpenzohen në zgjerimin e operacioneve të mashtrimit dhe aktivitete të tjera ilegale. Dhe në fakt mediat sociale janë të mbushura me mashtrues në kërkim të viktimave të tyre  në rrjette si WhatsApp, Facebook, LinkedIn apo dhe Bumble e Tinder.

“Ky realitet i vrazhdë shfrytëzon njerëz që gjithnjë e më shumë janë të prekur nga vetmia e kohërave moderne dhe bëhen viktima të thjeshta në kërkim të ‘dashurisë apo të lidhjes’. Aplikacionet e njohjeve të reja janë të mbushura me të tillë predatorë”, tha një zëdhënës i sigurisë kibernetike të Tinder. 

dennis jones kriptovaluta


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet